16 May 2024, 12:04
Nga M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Kuvendi i Kosovës miratoi shumicën e marrëveshjeve ndërkombëtare, ratifikimi i të cilave kishte mbetur pezull që një kohë për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme. Sipas ligjit në Kosovë, marrëveshjet ndërkombëtare mund të ratifikohen vetëm me votat e dy të tretave të deputetëve. Dy prej marrëveshjeve ndërkombëtare nuk morën mbështetjen e nevojshme të deputetëve gjatë seancës plenare të 16 majit.
Traktati ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, si dhe Marrëveshja e kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar. Me përkrahjen e deputetëve nga partitë opozitare, u arrit miratimi, ndër të tjera, edhe i Ligjit për ratifikimin e “amendamentit 3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015”.
Gjithashtu, Kuvendi miratoi Ligjin për aderimin e Kosovës në Konventën për importin e përkohshëm. Deputetët miratuan edhe Ligjin për marrëveshjen ndërkombëtare me Bashkimit Evropian në atë që quhet Programi i tregut të vetëm. Në seancën e 16 majit, u miratua edhe Marrëveshja ndërkombëtare me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim. Subjekti opozitar, Partia Demokratike e Kosovosës bëri të ditur më 15 maj se do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, vetëm një ditë pasi kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi, zhvilloi një takim me kryeministrin Albin Kurti.
Marrëveshjet ndërkombëtare arrijnë vlerën e 300 milionë eurove, ka thënë më herët ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Në seancën e së enjtes, që është vazhdim i asaj që është mbajtur më 2 maj, në rend dite ishte edhe votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit amerikan të Shtetit. Me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, votimi u shty për një seancë tjetër meqë sipas tyre “rezoluta nuk është e plotë”.
“Kërkojmë më tepër kohë për [harmonizimin e qëndrimeve] për plotësimin e rezolutës”, tha shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila./ REL
kosova
Bota
16 May 2024, 11:44
S.B
Camilla
MBRETËRI E BASHKUAR- Organizata Peta, e cila promovon trajtimin etik të kafshëve në mbarë botën, së fu...
Bota
16 May 2024, 11:42
M.B
Aleksandër Vuçiç
KOTORR- Presidenti i Serbisë Aleksnadër Vuçiç ka mbajtur fjalën në Samitin BE-Ballkan...
Bota
16 May 2024, 10:35
N.F
Kurti
KOSOVË- Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka reaguar ditën e sotme në lidhje me rap...
Bota
16 May 2024, 10:11
N.F
Kurti
KOTORR- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë ditën e sotmë në samitin e zhvilluar në Kotor të M...
Bota
16 May 2024, 10:02
N.F
Michael Martens
KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla ka njoftuar ditën e sotme se i ka ...
Bota
16 May 2024, 09:50
N.F
Foto ilustruese
PEJË- Ditën e sotme policia e Kosovës ka zhviluar disa bastisje në Pejë. Mësohet se gjatë këty...
Bota
16 May 2024, 09:23
N.F
Politikanët që u kanë në atentat
STOCKHOLM- Kryeministri sllovak, Robert Fico u qëllua dhe u plagos të mërkurë...
Bota
16 May 2024, 09:16
M.B
Kryeministri sllovak niset drejt spitalit
SLLOVAKIA- Sllovakia do të thërrasë një mbledhje të këshillit të sigurisë...
Bota
16 May 2024, 09:08
N.F
Gërvalla
KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla ka njoftuar ditën e sotme se i ka shkru...
Bota
16 May 2024, 09:03
N.F
Autori i atentatit
SLLOVAKI- Kryeministri sllovak, Robert Fico pas disa operacionesh nuk është më në rrezik për jetën. Eksper...