14 April 2023, 18:09
Nga a.l
Arrestimi i Jack Teixeira
SHBA- Një anëtar i grupit të bisedave në platformën 'Discord' që drejtohej nga 21-vjeçar Jack Teixeira, i arrestuar për publikimin e dokumenteve sekrete të Pentagonit, ka dëshmuar se Teixeira kishte frikë të transkriptonte dokumentet në punë, kështu që ai i mori dhe i fotografoi në shtëpi. Hetuesit nuk përmendën emrin e anëtarit të grupit që FBI-ja mori në pyetje.
Rrjedhjet përfshinin foto të dokumenteve të rrethuara nga objekte të tjera të rastësishme, të tilla si çanta me zinxhir dhe ngjitës Gorilla. Dokumentet dukeshin sikur ishin palosur me nxitim dhe ishin futur në xhep përpara se të hiqeshin nga vendi i sigurt.
Arrestimi i Jack Teixeira
Jack Teixeira 21-vjeç u arrestua më 13 prill nga FBI si i dyshuari kryesor për publikimin e dokumenteve konfidenciale të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane. Edhe pse vetëm 21 vjeç, Teixeira është anëtar i inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts. Pentagoni tha në një konferencë për shtyp se hetimet zbuluan se publikimi i të dhënave ishte një akt kriminal i qëllimshëm. Rrjedhja e dosjeve të mbrojtjes dhe inteligjencës ndodhi në platformën "Discord", duke shkaktuar panik tek zyrtarët e lartë amerikanë. Të paktën 50, por ndoshta më shumë se 100 dokumente sekrete u postuan në platformë dhe më pas u shpërndanë kudo. Dokumentet e zbuluara përfshijnë informacione të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë, si dhe për Kinën dhe aleatët e SHBA-së.
jack teixeira dokumentet e pentagonit
Bota
14 April 2023, 18:13
k.m.
Emmanuel Macron
FRANCË- Gjykata franceze mbështet rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç. Vendimi i Gjykatës ...
Bota
14 April 2023, 18:02
a.l
Jack Teixeira
SHBA- Provat për publikimin e dokumenteve konfidenciale të Pentagonit. 21-vjeçari Jack Teixeira i cili ishte IT në Gar...
Bota
14 April 2023, 18:02
A.B
Policia
KOSOVË- Policia ka vënë në pranga personin që vrau nënën në Pejë. Ende nuk është bër&eu...
Bota
14 April 2023, 18:02
k.m.
Foto ilustruese
PEJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Pejë, ku një djalë se ka ...
Bota
14 April 2023, 17:55
a.l
Pentagoni
SHBA- Hetuesit pretenduan se një agjenci qeveritare amerikane që mund të monitoronte disa kërkime të kryera në...
Bota
14 April 2023, 17:56
A.B
Policia
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një familje në Pejë, ku një djalë dy...
Bota
14 April 2023, 17:45
a.l
Gjykata në Boston
SHBA- Prokuroria ka paraqitur në gjykatë prova që 21-vjeçari Jack Teixeira ka publikuar informacione sekrete ...
Bota
14 April 2023, 17:46
k.m.
Pamje nga arrestimi
Anëtari i Gardës Kombëtare të Forcave Ajrore të SHBA-së i dyshuar për rrjedhje të të dh&eu...
Bota
14 April 2023, 17:47
A.B
Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Vietnamin këtë fund-javë. Udhëtimi i parë...
Bota
14 April 2023, 17:41
a.l
Jack Teixeira
SHBA- Vijon senca gjyqësore në Boston, ndaj 21-vjeçarit Jack Teixeira i arrestuar për rrjedhjen masive të dokumen...