23 September 2026, 20:53
Nga G.M
Volodymyr Zelensky
SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka akuzuar Vladimir Putinin se është pengesa kryesore për përfundimin e luftës në Ukrainë. Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Zelensky tha se sa më shumë hapësirë për të vepruar t’i lihet presidentit rus, aq më i madh bëhet rreziku për vendet e tjera.
Mediat e huaja bëjnë me dije se, Zelensky foli për humbjet e ushtrisë ruse në fushëbetejë dhe deklaroi se, nga janari deri në gusht, ato kanë arritur në rreth 248 mijë persona, sipas të dhënave të paraqitura prej tij. Ai tha se Rusia ka paguar një kosto të lartë njerëzore në këmbim të përparimeve territoriale relativisht të kufizuara gjatë këtij viti.
Presidenti ukrainas kritikoi gjithashtu bashkëpunimin ushtarak mes Rusisë dhe Koresë së Veriut, duke thënë se Pheniani ka dërguar trupa për të ndihmuar forcat ruse. Sipas tij, edhe këto forca kanë pësuar humbje gjatë luftimeve. Në fjalimin e tij, Zelensky akuzoi gjithashtu Rusinë se paraqet kërcënim për vende të tjera të rajonit, duke përmendur Moldavinë, Poloninë dhe shtetet baltike, si dhe vendet e Kaukazit Jugor dhe Azisë Qendrore.
Duke iu referuar deklarimeve të fundit të Moskës për luftën, presidenti ukrainas tha se Putini vazhdon të synojë pushtimin e territoreve të tjera ukrainase. Zelensky bëri thirrje që Rusisë dhe udhëheqjes së saj tu kufizohet mundësia për të zgjeruar luftën, duke e paraqitur këtë si një nga kushtet për rritjen e sigurisë në Evropë dhe më gjerë./Dosja.al
vladimir putin volodymyr zelenskyy rusi ukraine okb
Bota
23 September 2026, 20:38
G.M
Sulmi në Donetskut
UKRAINA- Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur s...
Bota
23 September 2026, 20:00
G.M
Harvey Weinstein
SHBA- Ish-producenti i Hollivudit Harvey Weinstein është dënuar me 15 vite burg në Nju Jork për sulmin seksual n...
Bota
23 September 2026, 19:52
G.M
Donald Trump
SHBA- Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e ndalimit për 90 ditë të eksporteve t&e...
Bota
23 September 2026, 19:45
G.M
Sergei Lavrov
RUSI- Rusia nuk ka ndërmend të ndalë luftën në Ukrainë, deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, nj...
Bota
23 September 2026, 19:35
G.M
, Nikos Christodoulides
SHBA- Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides, i është përgjigjur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së...
Bota
23 September 2026, 19:30
G.M
Policia e Nju Jork, në vendngjarje
SHBA- Policia e Nju Jorkut është mobilizuar këtë të mërkurë pas raportimit ...
Bota
23 September 2026, 19:22
G.M
Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka ashpërsuar qëndrimin ndaj operacioneve ushtarake të Izraelit në Gaza, d...
Bota
23 September 2026, 19:20
E.d
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke iu drejtuar udhëheqësve të vendeve në Kombet e Bashkua...
Bota
23 September 2026, 18:26
G.M
Marco Rubio
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë ftuar Presidentin rus Vladimir Putin në samitin e ardhshëm të G20, që do të mbahe...
Bota
23 September 2026, 17:55
G.M
Pamje nga sulmet me dron
UKRAINË- Rreth 100 mijë familje në Kiev dhe në zonat përreth kryeqytetit ukrainas kanë mbetur pa qas...