LIVE UPDATES
Bota

Konflikti mes SHBA-së dhe Iranit/ Analiza: Pse nuk lejohen tarifa kalimi në Hormuz?

Kjo ngushticë është korridori më i rëndësishëm energjetik në botë, i vendosur midis Iranit dhe Omanit.

31 May 2026, 22:55 Nga E.d
Konflikti mes SHBA-së dhe Iranit/ Analiza: Pse nuk lejohen tarifa kalimi
Foto ilustruse

Irani është dënuar gjerësisht për kërkesën e deri në 2 milionë dollarë për çdo tranzit përmes Ngushticës së Hormuzit.DW shqyrton arsyet pse Egjipti mund të vendosë tarifa për Kanalin e Suezit dhe Panamaja për rrugën e tij ujore, por jo Teherani.

Regjimi i Iranit është akuzuar për shantazh dhe kërcënime ndaj sigurisë globale të energjisë pasi dolën raporte se Teherani ka filluar të kërkojë deri në 2 milionë dollarë (1.7 milionë euro) për çdo anije për "kalim të sigurt” përmes Ngushticës së Hormuzit.

Kjo ngushticë është korridori më i rëndësishëm energjetik në botë, i vendosur midis Iranit dhe Omanit. Para luftës me Iranin, përmes saj kalonte një e pesta e gjithë naftës dhe gazit që konsumohej globalisht.

Teherani i justifikon këto tarifa si dëmshpërblime lufte për dëmet e pësuara gjatë sulmeve amerikano-izraelite ndaj Republikës Islamike, si dhe si pagesë për "shërbime navigimi”, mbrojtje mjedisore dhe siguri të shtuar.

Irani tha se po përgatit një protokoll të përbashkët me Omanin për të kërkuar që anijet të marrin leje para se të kalojnë nëpër ngushticë.

Ndërsa disa kompani transporti aziatike dhe operatorë më të vegjël kanë paguar në heshtje, aktorët e mëdhenj globalë po refuzojnë, ndërkohë që instituti kërkimor ISW i ka quajtur këto tarifa si një "rregjim zhvatjeje” detare.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina ranë dakord në kundërshtimin e tyre të përbashkët ndaj këtij taksimi, raportoi agjencia Reuters më herët gjatë këtij muaji, duke cituar një zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit. Edhe vendet e Gjirit e kanë refuzuar këtë veprim.

Ekspertët detarë theksojnë se ka arsye të forta pse Irani nuk mund të vendosë tarifa në Hormuz, ndërsa pika të tjera kryesore si Kanali i Suezit dhe ai i Panamasë vendosin tarifa të ngjashme për kalim.

Cilat janë rregullat për ngushticat?

Sipas së drejtës ndërkombëtare detare, ngushticat natyrore të përdorura për transport detar rregullohen nga një grup rregullash të posaçme që synojnë mbrojtjen e tregtisë globale dhe lirisë së lundrimit.

Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS) u jep anijeve dhe avionëve nga të gjitha vendet të drejtën e të ashtuquajturit kalim tranzit përmes ngushticave ndërkombëtare që lidhin dy pjesë të detit të hapur.

Për të përfituar nga ky kalim, një anije duhet të lëvizë pa vonesa dhe pa ankoruar, përveç rasteve emergjente.

Sipas UNCLOS, këto kalime duhet të lejohen pa ndërhyrje nga shteti bregdetar.

Shtetet bregdetare mund të kërkojnë vetëm tarifa të kufizuara shërbimesh, si pilotimi dhe tërheqja.

Pse për kanalet detare mund të vendosen tarifa?

Kanalet si ai i Suezit dhe Panamasë janë rrugë ujore artificiale të ndërtuara, në pronësi dhe mirëmbajtje të shteteve sovrane me kosto shumë të lartë.

Egjipti gjeneron rreth 4 miliardë dollarë në vit nga tarifat për anijet që kalojnë përmes Kanalit të Suezit, i gjatë 193 kilometra.

Konventa e Konstandinopojës e vitit 1888 u jep shprehimisht të drejtën autoriteteve egjiptiane të vendosin tarifa për të mbuluar mirëmbajtjen, operimin dhe modernizimin.

Ndërkohë, Autoriteti i Kanalit të Panamasë, që menaxhon kanalin e ndërtuar nga SHBA në emër të Panamasë, gjithashtu lejohet të vendosë tarifa sipas marrëveshjeve të veçanta. 

I përfunduar në vitin 1914 për të lidhur oqeanin Paqësor me atë Atlantik, Kanali i Panamasë kërkon mirëmbajtje të vazhdueshme dhe shumë të kushtueshme.

Të dy operatorët zakonisht kërkojnë tarifa më të ulëta se ato që raportohet se po kërkon Irani.

A ka përjashtime?

Ekzistojnë disa zona gri ku mund të vendosen tarifa në ngushtica apo edhe oqeane. Rusia, për shembull, kërkon tarifa për eskortë me anije akullthyese dhe shërbime të tjera përgjatë Rrugës Detare Veriore.

Kanadaja ka pretendime të ngjashme sovraniteti për Kalimin e Veriperëndimit dhe herë pas here mendon të vendosë tarifa, por përballet me kundërshtim nga SHBA.

Një tjetër shembull janë Ngushticat Turke (Bosfori dhe Dardanelet), të rregulluara nga Konventa e Montreux e vitit 1936, sipas së cilës Turqia duhet të lejojë kalimin e lirë dhe mund të kërkojë vetëm tarifa të kufizuara për shërbime.

Si pritet të zhvillohet kjo çështje?

Mosmarrëveshja për tarifat në Hormuz mbetet një pengesë e madhe në bisedimet për paqe midis SHBA dhe Iranit.

Uashingtoni kërkon që ngushtica të hapet plotësisht si ujëra ndërkombëtare, pa kontroll, tarifa apo leje nga Irani.

"Ngushtica do të jetë e hapur për të gjithë; është ujë ndërkombëtar,” tha presidenti amerikan Donald Trump.

SHBA po u bën thirrje kompanive të transportit të mos i paguajnë këto tarifa dhe ka paralajmëruar për sanksione ndaj atyre që bashkëpunojnë me Iranin.

Ndërkohë, SHBA dhe OKB po punojnë për një plan për mbrojtjen e trafikut detar pas konfliktit, duke përfshirë patrulla ndërkombëtare dhe operacione për pastrimin e minave./DW

iran shba lufta

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin