LIVE UPDATES
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Analiza: A po kryen punë bllokada detare e SHBA-së ndaj Iranit?

Derisa bllokada e ka rritur trysninë mbi ekonominë tashmë të dëmtuar të Iranit, ajo nuk ka arritur deri tani ta detyrojë Teheranin të bëjë lëshime për t’i dhënë fund luftës që nisi para rreth dy muajve, thonë ekspertët.

24 April 2026, 20:02 Nga E.d
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Analiza: A po kryen punë bllokada detare
Një anije luftarake iraniane në Ngushticën e Hormuzit

Për të ushtruar trysni ndaj Iranit për pranimin e një marrëveshjeje për paqe, Shtetet e Bashkuara e vendosën më 13 prill një bllokadë detare ndaj porteve dhe anijeve të vendit të Lindjes së Mesme.

Derisa bllokada e ka rritur trysninë mbi ekonominë tashmë të dëmtuar të Iranit, ajo nuk ka arritur deri tani ta detyrojë Teheranin të bëjë lëshime për t’i dhënë fund luftës që nisi para rreth dy muajve, thonë ekspertët.

Irani nuk po pranon të ulet në tryezën e bisedimeve pa u hequr bllokada detare nga SHBA-ja, qëllimi i të cilës është t’ia ndalë Teheranit të ardhurat fitimprurëse nga nafta.

Uashingtoni ka këmbëngulur se bllokada do të përfundojë vetëm kur të nënshkruhet një marrëveshje paqeje. 

Kjo bllokadë amerikane erdhi si përgjigje ndaj vendimit të Iranit për ta mbyllur të Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetike për furnizimet globale me energji dhe për transportin ndërkombëtar detar, dhe është në fuqi që nga fillimi i luftës më 28 shkurt.

Ky veprim ka tronditur tregjet ndërkombëtare, ka përmbysur ekonominë globale dhe i ka dhënë Teheranit një levë të re në luftë.

“Nëse qëllimi kryesor i bllokadës është të ndalojë trafikun detar drejt dhe nga Irani, dhe mbi të gjitha rrjedhën e eksporteve iraniane të naftës, atëherë bllokada ka qenë e suksesshme”, tha Nader Itayim, ekspert për energjinë në Lindjen e Mesme.

“Por, nëse Uashingtoni pret që bllokada ta vendosë shpejt Iranin në një pozicion ku nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të negociojë, atëherë mund të zhgënjehet”, shtoi Itayim, i cili punon në Argus Media me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Rënia e qartë” e eksporteve iraniane të naftës

Irani eksportonte rreth 1.8 milionë fuçi naftë në ditë në mars. Por, kjo shifër ka rënë ndjeshëm në ditët e fundit, duke u kthyer në një “rrjedhë minimale” ndërsa efektet e bllokadës janë rritur, tha Itayim. 

Megjithatë, ai tha se republika islamike duhet të jetë në gjendje ta përballojë bllokadën edhe për dy muaj të tjerë, duke theksuar se deri në 130 milionë fuçi naftë iraniane ndodheshin në det para se bllokada të hynte në fuqi.

Për ta zbatuar bllokadën, marina amerikane e sulmoi dhe e kapi një anije iraniane më 19 prill në Gjirin e Omanit. Dy ditë më vonë, ushtria amerikane kapi një anije tjetër, një cisternë e dyshuar për kontrabandë nafte, në Oqeanin Indian.

Forcat amerikane gjithashtu “kanë urdhëruar 31 anije të kthehen mbrapsht ose të rikthehen” në portet iraniane si pjesë e bllokadës, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka shpallur bllokadën si “sukses të jashtëzakonshëm” dhe ka përsëritur se nuk do ta heqë embargon derisa të arrihet një “marrëveshje përfundimtare” me Iranin.

Ushtria amerikane ka pretenduar se e ka “ndalur plotësisht” tregtinë iraniane.

Megjithatë, dhjetëra cisterna të lidhura me Iranin kanë arritur ta anashkalojnë bllokadën, sipas grupit për vëzhgimin e ngarkesave, Vortexa.

Vortexa tha se të paktën 34 cisterna të lidhura me Iranin e kanë shmangur bllokadën, duke shtuar se rreth 10.7 milionë fuçi naftë iraniane kanë kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit dhe kanë dalë nga zona e bllokuar nga marina amerikane midis 13 dhe 21 prillit.

Ushtria amerikane i hodhi poshtë këto të dhëna. Kompania e të dhënave detare, Lloyd's List, tha se të paktën 26 anije të flotës “në hije” të Iranit e kanë kaluar bllokadën.

“Lloyd’s List Intelligence tregon një rrjedhë të qëndrueshme të trafikut të flotës në hije brenda dhe jashtë” Gjirit Persik, tha ajo më 20 prill.

“Krahasuar me numrin e anijeve që kalonin para bllokadës - rreth gjashtë ose shtatë anije në ditë - tani numri është qartazi më i ulët”, tha Rosemary Kelanic, drejtoreshë e Programit për Lindjen e Mesme në Defense Priorities, një institut kërkimor në Uashington.

“Por. problemi më i madh për SHBA-në është se nuk ka mënyrë për ta bërë një bllokadë ndaj një vendi kontinental plotësisht hermetike. Irani prapëseprapë mund të zhvillojë tregti të konsiderueshme përmes tokës, përfshirë naftën, megjithëse në sasi më të vogla sesa përmes detit”, shtoi ajo.

Trump ka pretenduar se bllokada po i kushton Iranit rreth 500 milionë dollarë në ditë. Por, ekspertët thonë se është e vështirë llogaritja e kostove.

Vlerësimet tregojnë se Irani merrte rreth 45 miliardë dollarë të ardhura vjetore nga eksportet e naftës para luftës, që përbënin rreth 10 për qind të PBB-së së vendit.

“Edhe nëse bllokada e ndërpret të gjithë tregtinë e naftës - gjë që nuk do të ndodhë - dëmi maksimal mund të jetë një humbje prej 10 për qind të PBB-së”, tha Kelanic. “Kjo është një humbje e madhe në kohë paqeje, por jo aq e rëndë duke pasur parasysh se Irani është në luftë”.

Sa për krahasim, Ukraina ka humbur 20 për qind të PBB-së së saj pas pushtimit të plotë nga Rusia në vitin 2022, tha ajo. Kjo nuk i ka ndalur forcat ukrainase ta luftojnë Rusinë po thuajse kokë më kokë.

“Prandaj, jam skeptike që kostot e vendosura nga bllokada e Trumpit do ta thyejnë vendosmërinë e Iranit për të vazhduar rezistencën ndaj kërkesave të SHBA-së”, tha Kelanic.

“Irani mund ta rinisë luftën”

Fushata e bombardimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli i ka shkaktuar humbje të mëdha materiale Iranit, duke shkatërruar ushtrinë e tij, duke shfarosur një pjesë të madhe të udhëheqjes dhe duke shkatërruar infrastrukturë kritike.

Megjithatë, Teherani ende beson se po e fiton përballjen që ka zgjatur disa javë. Ky perceptim i fitores është pasqyruar edhe në tryezën e bisedimeve, ku synon t’i japë fund luftës sipas kushteve të veta.

Rundi i parë i bisedimeve për paqe në Pakistan përfundoi më 11 prill pa marrëveshje. Megjithatë, Trump e zgjati në mënyrë të njëanshme armëpushimin që pritej të skadonte më 22 prill, dhe palët janë në bisedime të tërthorta për ta zhvilluar një rund të dytë negociatash në Islamabad.

“Trysnia ekonomike e vetme nuk do ta shtyjë Iranin drejt lëshimeve që nuk i ka bërë tashmë nën presion ushtarak”, tha Hamidreza Azizi, studiues në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri.

“Nëse ndodh ndonjë gjë, Irani mund ta rifillojë luftën”, shtoi ai. “Irani e sheh këtë situatë pa luftë dhe pa paqe si skenarin më shkatërrues”. 

Irani është tashmë nën sanksione të rënda amerikane dhe bllokada ka kufizuar edhe më tej burimet ekonomike të vendit. Ajo gjithashtu e ka penguar Iranin të vendosë tarifa ndaj transportit ndërkombëtar nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit, një tjetër burim të ardhurash që nga fillimi i luftës.

Irani qëlloi me zjarr mbi tri anije dhe i kapi dy prej tyre në Ngushticën e Hormuzit më 22 prill, duke lënë të kuptohet se Teherani është i gatshëm të përdorë forcë për t’i dhënë fund bllokadës amerikane.

“Kjo gjendje nuk është e pranueshme për republikën islamike”, tha Azizi. “Si rrjedhojë, do të prisja që ata të veprojnë ushtarakisht”./REL

shba iran lufta

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin