24 April 2026, 18:52
Nga D.S
Constantinos Kombos
QIPRO- Ministri i jashtëm i Qipros tha se, vendet evropiane duhet të ndërmarrin hapa strategjikë në Lindjen e Mesme, të arrijnë marrëveshje me partnerët në të gjithë rajonin dhe të përpiqen t'i japin fund luftës së Iranit.
“BE-ja duhet të jetë më e pranishme dhe më aktive. Dhe kjo është pika që po theksojmë. Nuk është kritikë, është fakt i tillë.”, tha Constantinos Kombos për POLITICO.
Ai shtoi se, krizat në Gaza, Detin e Kuq, Liban dhe Iran kërcënojnë të minojnë partneritetet e mundshme ekonomike dhe rrugët tregtare, që do të thotë se nëse Bashkimi Evropian ka aspiratën të jetë një lojtar gjeopolitik, duke pasur parasysh madhësinë, aftësinë dhe kapacitetin e tij ekonomik, nuk mendoj se ka luksin të mbetet një vëzhgues i largët.
Me anije cisternash nafte dhe gazi të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit dhe çmimet e energjisë që po rriten ndjeshëm, udhëheqësit evropianë deri më tani nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje se si të ndihmojnë në sigurimin e kësaj rruge strategjike ujore.
Ndërsa Gjermania ka lënë të kuptohet se mund të jetë e gatshme të pranojë kërkesën e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për një operacion detar për të rihapur ngushticën, Franca këmbëngul se kjo do të ishte e pranueshme vetëm në kontekstin e një marrëveshjeje paqeje.
Qiproja, e cila mban presidencën gjashtëmujore me rotacion të Këshillit të BE-së — thirri bisedime të premten pasdite midis udhëheqësve të bllokut dhe atyre nga Egjipti, Libani, Siria, Jordania dhe vendet e Gjirit, samiti më i rëndësishëm shumëpalësh që nga fillimi i luftës së Iranit./Dosja.al
qipro lindje e mesme
Bota
24 April 2026, 18:49
E.d
Kancelari gjerman, Friedrich Merz.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm që gradualisht të l...
Bota
24 April 2026, 18:17
D.S
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Një ditë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi zgjatjen e armëpushimit midis Izraelit dh...
Bota
24 April 2026, 16:52
D.S
Gjigandi i mediave sociale Meta njoftoi të enjten planet për të pushuar nga puna rreth 8,000 punonjës, ose rreth 10% të fuqisë p...
Bota
24 April 2026, 16:29
D.S
ZVICRA- Zvicra njoftoi sot rihapjen graduale të ambasadës së saj në Iran, duke theksuar se kanali i komunikimit që ka...
Bota
24 April 2026, 16:06
D.S
Jeffrey Epstein
SHBA- Media britanike BBC ka zbuluar se, financieri i krimeve seksuale, Jeffrey Epstein strehoi gra që thonë se i abuzoi me...
Bota
24 April 2026, 15:32
D.S
UKRAINË- Moska dhe Kievi njoftuan sot se kishin shkëmbyer nga 193 të burgosur lufte secila, me ushtrinë...
Bota
24 April 2026, 15:16
E.d
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se i është nënshtruar trajtimit për kancerin e pros...
Bota
24 April 2026, 15:11
E.d
Foto ilustruse
Qofshin shkretëtirat e Saharasë apo thellësitë e pyllit tropikal të Amazonës, hapësirat e gjera të O...
Bota
24 April 2026, 15:09
D.S
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha të premten se nuk ishte "i shqetësuar" pas një raporti që sugjeroi se SHBA-të po shqyrtojn&eu...
Bota
24 April 2026, 14:27
E. D
Këtë herë, Viktor Orban e ka mbajtur fjalën e tij: një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën ësht&...