29 July 2026, 15:10
Nga G.M
Angli
ANGLI- Më shumë se gjysma e Anglisë është shpallur gjendje thatësire, me korrikun muajin më të thatë të regjistruar ndonjëherë sipas Agjencisë Kombëtare te Mjedisit.
"Një zonë e gjerë që përfshin Anglinë qendrore, lindore dhe jugore po përjeton aktualisht një thatësirë të papritur që është zhvilluar shumë shpejt për shkak të reshjeve jashtëzakonisht të pakta dhe temperaturave në rritje.", tha agjencia në një deklaratë.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, nivelet e reshjeve kanë qenë vetëm 7% e asaj që regjistrohet normalisht në këtë kohë të vitit, ndërsa Anglia jugore ka marrë vetëm 1%. Zonat e shpallura në thatësirë janë Anglia Lindore, Hertfordshire, Londra e Madhe, Lugina e Thames, Hampshire, Wye, Devon, Cornwall dhe Midlands Perëndimore. Një e treta e mbetur e Anglisë po përjeton gjithashtu thatësirë të zgjatur.
"Nivelet e lumenjve dhe përrenjve po bien, fermerët po detyrohen të shpejtojnë korrjet, rreziku i zjarreve po rritet dhe miliona njerëz po detyrohen të kufizojnë konsumin e ujit", tha Agjencia Kombëtare e Mjedisit në një deklaratë.
“Aktualisht po e përdorim ujin më shpejt sesa natyra mund ta rimbushë atë. Vala e dytë radhazi e thatësirës (pas valës së vitit 2025) po krijon një situatë jashtëzakonisht serioze, e cila do të ketë pasoja afatgjata për mjedisin, jetën e egër dhe ekonominë tonë”, tha Helen Wham, drejtoreshë e ujit në Shërbim dhe kryetare e Komitetit Kombëtar të Thatësirës që u mblodh dje.
Anglia ka përjetuar tre valë radhazi të temperaturave të larta që nga maji dhe një e katërta është aktualisht në proces. Qershori ishte më i nxehti i regjistruar që nga viti 1884, me temperatura rekord që u thyen për disa ditë me radhë, duke detyruar shkollat të mbyllen dhe duke shkaktuar ndërprerje të transportit. Rekordi i ri ishte 38°C dhe u regjistrua më 26 qershor në Lingwood, Anglinë lindore sipas Zyres Meteorologjike./Dosja.al
angli vala e te nxehtit
Bota
29 July 2026, 14:53
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Teherani ka hedhur poshtë propozimin e Omanit për menaxhim të përbashkët rajonal të Ngushticës...
Bota
29 July 2026, 14:39
G.M
Foto ilustruese
IRAN- Teherani po shmang me vetëdije karakterizimin e ndërprerjes së përkohshme të operacioneve ushtarake si&...
Bota
29 July 2026, 13:48
G.M
Raketa "Patriot"
SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump një paketë dim&e...
Bota
29 July 2026, 13:35
G.M
Glen Hansard
IRLANDË- Muzikanti irlandez Glen Hansard, i cili fitoi çmimin Oscar për Këngën më të Mirë ...
Bota
29 July 2026, 13:27
G.M
Pamje nga zjarret në Evropë
FRANCA- Zjarret e mëdha që kanë përfshirë Francën jugperëndimore kan&eum...
Bota
29 July 2026, 13:28
E.d
Pavel Durov
RUSI- Shërbimi rus i sigurisë FSB ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për themeluesin e Telegram...
Bota
29 July 2026, 11:20
G.M
Mali Elbrus
RUSI- Ministria e Emergjencave e Rusisë ka bërë me dije se ekipet e shpëtimit evakuuan trupat e dy alpinistëve, të...
Bota
29 July 2026, 10:45
E.d
Senatori republikan, Roger Wicker, duke folur së bashku me seantorët e tjerë pas votimit në Senat.
Senati amerikan ka dhënë ...
Bota
29 July 2026, 10:23
E.d
Protesta gjatë mbajtjes së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Vjenë
Kongresisti amerikan, Joe Wilson, propozues i nism...
Bota
29 July 2026, 09:36
E.d
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth
SHBA kanë nisur rishikimin e njoftuar të pranisë së tyre ushtarake në...