LIVE UPDATES
Bota

Kosova, vend transiti për punëtorët aziatikë

Lulzim Sllamniku, nga zyra ligjore e kësaj kompanie, thotë se këta punëtorë parashihej të merrnin pagë deri në 500 euro në muaj, ndërsa të siguruar kishin edhe strehimin.

3 December 2023, 15:09 Nga I.A

Kosova, vend transiti për punëtorët aziatikë

KOSOVË- Kompania ndërtimore “Dino” nga Lipjani kishte rekrutuar njëmbëdhjetë punëtorë nga Bangladeshi, për ta zëvendësuar mungesën e fuqisë punëtore. Por, ata qëndruan vetëm një ditë dhe “u zhdukën”.

Lulzim Sllamniku, nga zyra ligjore e kësaj kompanie, thotë se këta punëtorë parashihej të merrnin pagë deri në 500 euro në muaj, ndërsa të siguruar kishin edhe strehimin.

“Nuk kemi asnjë informacion se ku kanë shkuar. Të nesërmen kur ka shkuar shoferi për t’i marrë për t’i dërguar në destinacionin e caktuar për punë, ata nuk janë paraqitur”, thotë Sllamniku për Radion Evropa e Lirë.

Sllamniku shton se, kohëve të fundit, kjo kompani që numëron 150 punëtorë, është interesuar edhe për punëtorë të tjerë.

Ai thotë se është në kërkim të rekrutimit edhe të 20 të tjerëve, por tashmë nga Turqia apo vendet e rajonit.

“Sigurisht që jemi të interesuar t’i rekrutojmë punëtorët nga vendet që kanë stabilitet ekonomik”, thotë ai.

Muajve të fundit në Kosovë është rritur si kërkesa për punëtorë të huaj, ashtu edhe numri i tyre. Arsyet lidhen me mungesën e punëtorëve vendas. Interesimi i tyre për të punuar, sidomos në sektorin privat, ka rënë për disa arsye, përfshirë orarin e stërzgjatur të punës, pagat e ulëta, mungesën e kontratës, punën në fundjavë, mospagesën e orëve shtesë e të tjera, sipas Inspektoratit të Punës.

Për rrjedhojë, kompanitë kosovare kërkojnë punëtorë nga jashtë, përfshirë shtetet aziatike dhe Turqinë.

Kompania “Liri” në Prizren, nga muaji gusht, ka punësuar dhjetë punëtorë nga Bangladeshi dhe është në proces të rekrutimit edhe të 20 të tjerëve.

Arben Tërshnjaku, menaxher në këtë kompani, tregon se punëtorët nga Bangladeshi tashmë janë ambientuar. Sipas tij, komunikimi me ta fillimisht ka qenë i vështirë, pasi nuk e flisnin gjuhën angleze.

“Shihet një mungesë e kuadrove të kualifikuara dhe, normalisht, bizneset gjithmonë bëjnë zgjidhje duke kërkuar [punëtorë] edhe jashtë shtetit”, thotë Tërshnjaku.

Edhe disa përfaqësues kompanish të tjera pranojnë se kanë të punësuar punëtorë nga Azia, por nuk duan të identifikohen, e të tjerë thonë se kanë pasur të punësuar punëtorë të huaj, por se ata janë larguar pas disa javësh.

Gastronomia dhe ndërtimtaria janë sektorët ku ka më se shumti kërkesa për punëtorë.

Kërkesat e tilla, kompanitë kosovare i adresojnë në agjenci të ndërmjetësimit.

Ramiz Ismaili, menaxher në agjencinë Elite Global Services (EGS), thotë se mundësia e largimit të të rinjve nga Kosova pas liberalizimit të vizave, i ka “frikësuar” pronarët e bizneseve, të cilët kanë filluar të sigurojnë punëtorë për fillimin e vitit të ardhshëm.

“Ka jashtëzakonisht shumë të interesuar. Kemi marrëveshje me dy kompani që si kërkesë fillestare e kanë rreth 150 numrin e punëtorëve që dëshirojnë t’i rekrutojnë”, thotë Ismaili për Radion Evropa e Lirë.

Kosovarët do të mund të lëvizin pa viza në vendet evropiane nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Megjithatë, udhëtimet e tilla duhet të shërbejnë vetëm për vizita turistike apo çështje familjare, dhe nuk nënkuptojnë assesi leje pune ose përfitime të tjera.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, nga janari deri në tetor të këtij viti janë paraqitur 3.524 kërkesa për leje qëndrimi për qëllime pune në Kosovë. Prej tyre, 2.444 janë aprovuar.

Prijnë shtetasit e Turqisë, pasuar nga Serbia dhe Bangladeshi.

Megjithatë, në Odën Ekonomike të Kosovës e cilësojnë si eksperiment të rrezikshëm sjelljen e punëtoreve të huaj në Kosovë.

Lulzim Rafuna, kryetar i kësaj ode, thotë se në tregun e punës ka mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, por se rekrutimi i punëtorëve aziatikë nuk është zgjidhje. Sipas tij, ata e shfrytëzojnë Kosovën si trampolinë për të arritur në ndonjërin nga vendet e Bashkimit Evropian.

“Përveçse është një investim në kuptimin e shpenzimeve që kanë bizneset për t’i sjellë këta punëtorë nga jashtë në Kosovë, është edhe pasiguria se ata do të qëndrojnë në një kohë aq sa e kanë në Kosovë... Shumica prej tyre, nuk vijnë me tendencën për të qëndruar dhe punuar në Kosovë”, thotë Rafuna.

Në Kosovë, ku papunësia është rreth 12 për qind, sektori privat llogaritet si punëdhënësi më i madh, me më shumë se 300 mijë punëtorë. Paga mesatare bruto në këtë sektor është rreth 470 euro.

Marrë nga REL

arben tërshnjaku lulzim sllamniku

Sondazh

Bota 3 December 2023, 14:32 a.l

Ukraina: Zbehen luftimet në Avdivka

Qyteti i shkatërruar Avdivka, Ukrainë UKRAINË- Qyteti ukrainas Avdivka, e përballur me sulme të vazhdueshme ruse, ka regjistr...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin