21 June 2023, 09:48
Nga I.A
Antonio Guterres
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka deklaruar se është i zhgënjyer me mënyrën se si po zbatohet marrëveshja Rusi-Ukrainë për eksportet e grurit. Ritmi më i ngadalshëm i inspektimeve të anijeve do të thotë se më pak po arrijnë dhe nisen nga portet ukrainase në Detin e Zi dhe për pasojë sasi më të vogla po arrijnë atje ku duhet të shkojnë
Eksportet ranë me tre të katërtat në maj krahasuar me nivelin e tetorit 2022, nga 4.2 tonë metrikë në 1.3 milionë tonë metrikë. Ky është niveli më i ulët që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes. Guterres u bëri thirrje të gjitha palëve që të përshpejtojnë zbatimin e marrëveshjes dhe të bëjnë gjithçka brenda fuqisë së tyre për të garantuar që ajo të mbetet në fuqi.
Marrëveshja u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia verën e kaluar, duke hequr bllokadën disamujore të porteve të Detit të Zi ukrainas nga Marina ruse. Si rezultat, Ukraina dhe Rusia, dy nga eksportuesit kryesorë të drithërave në shkallë globale, rifilluan eksportet e tyre, ndonëse në një shkallë më të kufizuar, duke parandaluar krizat në vende të ndryshme të botës, veçanërisht në Afrikë.
Por Moska po kërkon një lehtësim të sanksioneve që bllokojnë eksportet e saj bujqësore (drithëra dhe plehra), për të cilat thotë se nuk po përparon dhe po kërcënon të përfundojë marrëveshjen, e cila zyrtarisht skadon më 17 korrik. Javën e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi përsëri se Moska do të tërhiqej nga marrëveshja.
Teksti parashikonte edhe eksportet e amoniakut, por këto nuk vazhduan. Rusia dërgonte 2.5 milion ton amoniak në vit për eksport në portin ukrainas të Pyvdevni me tubacion, por kjo infrastrukturë u mbyll pasi pushtoi territorin ukrainas në shkurt 2022 dhe Moska akuzon ushtrinë e Kievit për hedhjen në erë të pjesëve të tij. Pala ruse kërkoi ndër të tjera riparimin e këtij gazsjellësi dhe muajin e kaluar e përjashtoi këtë port nga marrëveshja.
antonio guterres lufta ukraine-rusi
Bota
21 June 2023, 09:42
I.A
Jens Stoltenberg
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u zotua se Aleanca do të ndihmojë më...
Bota
21 June 2023, 09:19
k.m.
Nëndetësja
SHBA- Një zhytës me përvojë, i cili shkoi vetë në oqean për të parë rrënojat e Titan...
Bota
21 June 2023, 08:49
I.A
Foto ilustruese
GJERMANI- Së pari të ashtuquajturët "Qytetarët e Rajhut" e tani edhe lëvizja Anastasia. Zyra Federale pë...
Bota
21 June 2023, 08:43
I>A
Foto ilustruese
KINË- Kina ka filluar në gjithë botën një fushatë për të siguruar litiumin, gjë që pë...
Bota
21 June 2023, 08:28
I.A
Gabriel Escobar
SHBA- I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, i përfshirë drejtpërdrejt në dialogun Kosovë-Se...
Bota
21 June 2023, 08:08
I.A
Joe Biden
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka quajtur presidentin e Kinës, Xi Jinping, diktator, gjatë pjesëmarrjes në nj&...
Bota
21 June 2023, 07:53
I.A
Grupi i Tetorit
SERBI- Aleanca për Liri e Serbisë së Lirë, Grupa oktobar (Grupi i Tetorit) i ka kërkuar Aleksandar Vuçi&cce...
Bota
20 June 2023, 22:17
a.l
Foto ilustruese
IZRAEL- Katër izraelitë kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri nga dy persona të a...
Bota
20 June 2023, 21:41
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka publikuar disa detaje nga pengmarrja e 3 policëve të Kosovës. Në nj&eu...
Bota
20 June 2023, 21:38
a.l
Zuzana Caputova
Presidentja sllovake, Zuzana Çaputova nuk planifikon të garojë për një mandat të dytë në zgjedhje...