Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Një pjesë e ndihmës do të shkojë edhe për kthimin e personave që ndodhen në mënyrë të paligjshme në Ceuta, ndërsa do të forcohen edhe kapacitetet e pritjes për të miturit e pashoqëruar.
SPANJA- Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë emergjente prej 114.7 milionë eurosh për Spanjën, me qëllim përballimin e krizës së migracionit në enklavën spanjolle të Ceutës, pas fluksit masiv të emigrantëve nga Maroku në fund të korrikut.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, fondet do të përdoren kryesisht për forcimin e kontrollit kufitar, blerjen e pajisjeve të mbikëqyrjes, përfshirë kamera termike, si dhe për angazhimin e personelit shtesë. Një pjesë e ndihmës do të shkojë edhe për kthimin e personave që ndodhen në mënyrë të paligjshme në Ceuta, ndërsa do të forcohen edhe kapacitetet e pritjes për të miturit e pashoqëruar.
Më 30 dhe 31 korrik, më shumë se 70 mijë emigrantë hynë në Ceuta, një prej dy kufijve tokësorë të Spanjës me Afrikën, së bashku me Melillën. Fluksi masiv shkaktoi dhjetëra viktima dhe persona të zhdukur. Shumica e emigrantëve u larguan nga enklava menjëherë pas mbërritjes, ndërsa mijëra të tjerë mbetën në Ceuta. Shifrat e raportuara ndryshojnë, me qeverinë spanjolle që përmend rreth 5 mijë persona, ndërsa autoritetet lokale flasin për të paktën 10 mijë.
Presidenti i Ceutës, Juan Jesús Vivas, i kishte kërkuar BE-së ndërhyrje dhe mbështetje për përballimin e situatës. Ai ka akuzuar Marokun se ka luajtur një rol në krijimin e fluksit masiv të emigrantëve. Qeveria e Pedro Sánchez ka qenë më e rezervuar në lidhje me këto akuza, duke deklaruar se nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar se autoritetet marokene e planifikuan ose e organizuan fluksin.
Ndërkohë, dyshimet për rolin e Marokut janë shtuar pas publikimit të një raporti policor që evidentonte një qëndrim tolerant të forcave të sigurisë marokene gjatë krizës. Për këtë situatë, autoritetet spanjolle kanë nisur edhe një hetim gjyqësor./Dosja.al
Marco Rubio dhe Abelardo de la Espriella SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u takua në Barranquilla me presidentin e ri të Kolumbis...
Miguel Diaz-Canel KUBA- Presidenti kuban Miguel Diaz-Canel ka deklaruar se vendi i tij nuk do të bëhet më kurrë koloni apo neokoloni ...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se regjimi iranian ndodhet pranë kolapsit, ndërsa përplasjet me...
Foto ilustruse Shtetet e Bashkuara dhe Irani e kanë përshkallëzuar ndjeshëm përplasjen mes tyre, pasi Uashingtoni shkatërroi ...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur ndalime importi dhe ka rritur tarifat mbi produktet kanadeze, duke përshkallëzua...
Dmitry Peskov RUSI- Rusia e konsideron Abu Dhabin si vendin e preferuar për zhvillimin e bisedimeve të ardhshme për përfundimin e luft&...
Pamje nga aksidenti POLONI- Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Poloni, ku nj&eum...
Pankartën me fotografinë e kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiç Nga pankartat në tribuna te brohoritjet e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nënshkroi më 9 shtator dekretet p&e...
Pamje nga shpërthimi SIRI-Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur pas një shp&eum...