Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Sulmet pasuan dy përpjekje të dështuara iraniane për të goditur me raketa balistike një anije luftarake të Marinës amerikane, sipas CENTCOM-it.
Shtetet e Bashkuara dhe Irani e kanë përshkallëzuar ndjeshëm përplasjen mes tyre, pasi Uashingtoni shkatërroi pesë cisterna iraniane të naftës, ndërsa Teherani u kundërpërgjigj me sulme me raketa ndaj forcave amerikane në Jordani dhe me pretendime për sulme ndaj anijeve luftarake amerikane dhe anijeve të tjera.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha më 9 shtator se forcat e saj shkatërruan anijet Kaviz, Charminar, Horizon 1 dhe Riesco në Gjirin e Omanit, si dhe anijen Derya pranë ishullit Kharg të Iranit.
CENTCOM tha se cisternat ishin pjesë e një rrjeti iranian të naftës, me vlerë miliarda dollarë, i cili dyshohet se financon Gardën Revolucionare Islamike (IRGC) dhe aleatët e saj në rajon. Ekuipazheve iu dha urdhër të braktisnin anijet para se ato të goditeshin, dhe asnjë pjesëtar i personelit amerikan nuk u lëndua.
Sulmet pasuan dy përpjekje të dështuara iraniane për të goditur me raketa balistike një anije luftarake të Marinës amerikane, sipas CENTCOM-it. Ato ndodhën vetëm disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara thanë se kishin shkatërruar edhe tri cisterna të tjera iraniane të naftës, pas përpjekjeve për të sulmuar një aeroplanmbajtëse dhe një shkatërruese amerikane.
Irani u kundërpërgjigj gjatë natës duke lëshuar 20 raketa balistike drejt Jordanisë, sipas autoriteteve jordaneze. Mbrojtja ajrore e Jordanisë pengoi 18 prej tyre, ndërsa dy ranë në zona të pabanuara. Nuk u raportua për viktima.
IRGC-ja pretendoi gjithashtu se kishte sulmuar dy anije luftarake amerikane dhe tetë cisterna të tjera, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.
IRGC-ja paralajmëroi veçmas ekuipazhet e cisternave në portet e Kuvajtit dhe Bahreinit që të evakuoheshin, duke ngritur frikën për ndërprerje të mëtejshme të transportit detar rreth Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve detare me rëndësi strategjike.
Përshkallëzimi tashmë ka ndikuar në transportin detar: të dhënat e Kpler tregojnë se vetëm gjashtë anije tregtare kaluan përmes Hormuzit më 8 shtator, shumë më pak se mesatarja e kohëve të fundit./REL
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur ndalime importi dhe ka rritur tarifat mbi produktet kanadeze, duke përshkallëzua...
Dmitry Peskov RUSI- Rusia e konsideron Abu Dhabin si vendin e preferuar për zhvillimin e bisedimeve të ardhshme për përfundimin e luft&...
Pamje nga aksidenti POLONI- Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Poloni, ku nj&eum...
Pankartën me fotografinë e kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiç Nga pankartat në tribuna te brohoritjet e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nënshkroi më 9 shtator dekretet p&e...
Pamje nga shpërthimi SIRI-Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur pas një shp&eum...
Ed Miliband IZRAEL- Sekretari i Jashtëm britanik, Ed Miliband, ka dënuar masat e ndërmarra nga Izraeli ndaj Britanisë së Madhe, p...
Hidrocentrali ZVICËR- Një shpërthim ka ndodhur këtë të mërkurë në hidrocentralin Ritom, në zonën e P...
Foto ilustruse Qytetarët e Serbisë do t’u drejtohen sërish kutive të votimit më 25 tetor. Presidenti i Serbisë, Aleksa...
Pamje nga homazhet NORVEGJI- Mbreti Harald V i Norvegjisë është përcjellë sot për në banesën e fundit, në nj&e...