LIVE UPDATES
Bota

Kriza me buxhetin në Francë, Qeveria në udhëkryq

Kryeministri Bayrou ka ngritur çështjen e votëbesimit. Nëse politikani i qendrës dështon më 8 shtator, prapë mund të rrëzohet qeveria në Francë.

1 September 2025, 08:34 Nga I.A
Kriza me buxhetin në Francë, Qeveria në udhëkryq
François Bayrou

FRANCË- François Bayrou u duk më i qetë nga sa pritej javën e kaluar, kur tha me zë të përmbajtur, se i kishte kërkuar Presidentit të thërriste një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit më 8 shtator, ku do të votohej për një votëbesim para se të fillonin debatet për buxhetin.

Me këtë vendim të habitshëm, Kryeministri shpreson të fitojë mbështetje për buxhetin e planifikuar të kursimit, i cili po has në kundërshtim të gjerë në Francë. Qeveria e pakicës po planifikon kursime prej pak më shumë se 44 miliardë eurosh për të ulur deficitin në 4.6 përqind të produktit të brendshëm bruto (PBB) vitin e ardhshëm - që është ende larg kritereve të BE-së. Ndër masat simbolike është anulimi i dy festave zyrtare.

Me këtë votëbesimin, Bayrou po ndërmerr një hap që kërcënon më shumë sesa vetëm karrierën e tij. Nëse dështon, Presidenti Emmanuel Macron do të detyrohet të zëvendësojë kryeministrin e katërt dhe të emërojë një kryetar të pestë qeverie brenda rreth 600 ditësh - pas Élisabeth Borne, Gabriel Attal dhe Michel Barnier.

Politika e krahasueshme me vitet 1932/33?

Në atë kohë, në fillim të viteve 1930, Franca po vuante nga pasojat e Depresionit të Madh. Qeveritë vinin e shkonin, kryeministrat binin çdo muaj. Midis viteve 1932 dhe 1933, Republika e Tretë kaloi nëpër gjashtë kryetarë qeverish. Një rekord që flet për paralizën e saj politike.

Shkaku ishte pothuajse gjithmonë i njëjtë: mosmarrëveshja mbi buxhetin. Rritjet e taksave, shkurtimet, taksat speciale - të gjitha këto plane dështuan. Kështu, buxheti u bë një pengesë që minoi besimin në demokraci dhe paralizoi Republikën e Tretë.

Dilema e Bayrou-së

Nëntëdhjetë vjet më vonë, disa gjëra duken të ngjashme. Franca sot është e ngarkuar nga një mal borxhesh që tejkalon 3 trilionë euro, dhe barra e interesit i ha dhjetëra miliarda nga buxheti çdo vit.

Brukseli po nxit masa shtrënguese, ndërsa tregjet financiare po i ndjekin nga afër politikëbërësit parizienë. Pas njoftimit të Bayrou-t, tregu i aksioneve reagoi me rënie çmimesh dhe rritje të normave të interesit për obligacionet qeveritare, të cilat këtë muaj madje tejkaluan përkohësisht nivelet e Greqisë. Pa një plan të besueshëm konsolidimi, Parisi përballet me një ulje të vlerësimit nga agjencitë e vlerësimit.

Me buxhetin e saj, qeveria po mbështetet në një përzierje të shkurtimeve të subvencioneve, rritjes së frenuar të shpenzimeve sociale dhe rritjes së moderuar të taksave për ata që kanë të ardhura të larta - një qasje "e lehtë shtrënguese" që ekonomistët e kanë kërkuar prej vitesh. Por problemi nuk qëndron te shifrat, por tek Parlamenti.

Opozita e Francës e bashkuar

Që nga zgjedhjet e verës së vitit 2024, Qeverisë i ka munguar shumica absolute në Parlament, i cili është praktikisht i ndarë në tre blloqe kryesore: Rassemblement National (RN) e ekstremit të djathtë, partia e qendrës së djathtë që mbështet Presidentin Macron dhe aleanca e krahut të majtë.

RN tani po kërkon hapur zgjedhje të reja. "Ne do të votojmë kundër votëbesimit. Vetëm një shpërbërje do t'u japë francezëve mundësinë të vendosin të ardhmen e tyre", deklaroi Marine Le Pen në Platformën X. Ajo vetë, pas një padie gjyqësore, nuk ka gjasa të kandidojë përsëri në zgjedhje të reja.

Në vend të masave shtrënguese, RN po bën thirrje për investime në polici, ushtri dhe forcimin e fuqisë blerëse. Partia synon ta financojë këtë përmes borxhit të ri.

E majta gjithashtu kritikon Bayrou dhe politikën e tij. La France Insoumise (LFI) e ekstremit të majtë planifikon një veprim proteste të përgjithshme, një lloj greve për 10 shtator.

Të gjelbrit, komunistët dhe socialistët  gjithashtu kanë përjashtuar çdo mbështetje për Kryeministrin Bayrou, i cili aktualisht nuk ka shumicën. Udhëheqësi socialist Olivier Faure foli për një "buxhet të padrejtë" dhe premtoi një "buxhet alternativ", në një intervistë televizive.

Masat shtrënguese janë të diskutueshme edhe në kampin konservator. Xavier Bertrand, President i rajonit Hauts-de-France, paralajmëroi kundër ngarkimit disproporcional të klasave të mesme. Një linjë shumë e ashpër, sipas tyre, nuk do t'i zgjidhë problemet e borxhit dhe vetëm do ta forcojë RN-në, e cila kryeson në sondazhe.

Qeveria paralajmëron kundër ndërhyrjes së FMN-së

Vetë qeveria po kërkon votëbesim, ndërsa njëkohësisht paralajmëron për pasojat e dështimit. Ministri i Financave Éric Lombard deklaroi në radion franceze të martën se ata nuk duan të ndjekin "një politikë frike", por rreziku është real: Në rastin më të keq, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar mund të ndërhyjë.

"Përgjegjësia jonë është të ruajmë besimin e tregjeve. Jemi në rrugën e duhur", siguroi Lombard. Sipas ministrit, Franca është tashmë në rrezik të paguajë kosto më të larta huamarrjeje sesa Italia.

Ai njoftoi për vitin 2026, një "buxhet ristrukturimi dhe drejtësie". Planifikohen kursime prej 44 miliardë eurosh.

Fati politik i François Bayrou

Kryeministri Bayrou është në dilemë. Pa shkurtime të konsiderueshme, ai do të humbasë besimin e tregjeve. Me shkurtime drastike, ai nuk do të sigurojë shumicën parlamentare për buxhetin e vitit 2026. Votëbesimi është pra edhe një test për stabilitetin e të gjithë sistemit. Nëse Kryeministri dështon më 8 shtator, Presidenti Macron, i cili mbështet buxhetin e kursimit, do të përballet me vendime të vështira. A do të thërrasë përsëri zgjedhjet parlamentare pas vetëm një viti? A do të mbështetet në një qeveri ekspertësh apo tek një kryeministër nga një kamp tjetër? Apo, një vit e gjysmë para zgjedhjeve presidenciale, do të vërë në pikëpyetje edhe mandatin e tij për t'i hapur rrugë një transferimi të parakohshëm të pushtetit?

Për momentin, ka shumë pyetje por pyetja qendrore mbetet pa përgjigje: Si qeveriset një vend, financat e të cilit po dalin jashtë kontrollit, kur asnjë shumicë nuk është e gatshme ta mbajë barrën?/DW

françois bayrou

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin