Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Deklarata e saj vjen pas krizës së emigrantëve në Ceuta dhe tensioneve diplomatike të shkaktuara nga situata.
SPANJA- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për një reagim të përbashkët të vendeve të Bashkimit Evropian për të forcuar kufijtë e Unionit. Deklarata e saj vjen pas krizës së emigrantëve në Ceuta dhe tensioneve diplomatike të shkaktuara nga situata.
Von der Leyen i ka drejtuar mesazhin kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, duke theksuar nevojën që BE-ja të rrisë përpjekjet për menaxhimin e kufijve dhe kontrollin e migracionit. Ajo nënvizoi se siguria e kufijve të jashtëm të Unionit kërkon bashkëpunim mes të gjitha vendeve anëtare.
“Ky episod tregon qartë se duhet të shkojmë më tej për të forcuar kufijtë tanë në pikat më kritike”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian në një letër drejtuar kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, ndër zgjidhjet që ajo propozon janë mbikëqyrja e shtuar dhe, kur është e nevojshme, përdorimi i gardheve fizike. Presidentja e Komisionit Evropian thekson, megjithatë, se mbrojtja e të gjithë kufijve tanë të jashtëm është një përgjegjësi e përbashkët evropiane.
Fluksi i paparë i migrantëve që hynë me forcë në enklavën spanjolle të Ceutës, në Afrikën e Veriut, ka rezultuar në tensione shumë të larta midis 27 shteteve anëtare të BE-së. Të përballur me imazhet e dhjetëra mijëra njerëzve që hynin ilegalisht në rajon nga Maroku, disa shtete anëtare, të udhëhequra nga Italia dhe Danimarka, nxituan të bënin thirrje për pezullimin e Spanjës nga zona Shengen, duke zemëruar Madridin.
Duke denoncuar qëndrimin egoist të shumë vendeve, Spanja bëri thirrje për një takim të ministrave të brendshëm të BE-së.
Kjo pritet të zhvillohet nëpërmjet lidhjes video të martën.
''Kjo do të lejojë që të nxirren mësime nga episodi i Ceutës dhe të shqyrtohet një përgjigje e përbashkët evropiane ndaj sfidave të lidhura me migracionin e parregullt. Në bashkëpunim me Spanjën, veçanërisht në lidhje me Ceutën dhe Melillën [enklava tjetër spanjolle në Afrikën e Veriut], ne mund të forcojmë sistemet e paralajmërimit të hershëm për menaxhimin e kufijve dhe të përmirësojmë mbështetjen tonë teknike dhe financiare për Marokun”, shkroi Ursula von der Leyen në letër.
Në muajt e fundit, Brukseli ka shtrënguar rregullat e migracionit, veçanërisht duke u lejuar shteteve anëtare të dërgojnë azilkërkuesit në qendrat e pritjes jashtë kufijve të BE-së, të ashtuquajturat qendra kthimi./Dosja.al
IRAN- Irani ka ekzekutuar me varje dy burra, të cilët i akuzoi për spiunazh në favor të Izraelit, ndërsa vala e ekzekutimeve n&e...
UKRAINË- Ukraina dhe Rusia shkëmbyen edhe një valë tjetër sulmesh me dronë gjatë natës, duke goditur objekte logjistik...
Pamje nga Rusia RUSI- Katër persona, përfshirë një fëmijë, u vranë kur një dron ukrainas u rrëzua mbi një...
Uashington SHBA- Zjarret e fuqishme në lindje të shtetit Uashington, pranë qytetit Spokane në SHBA, kanë detyruar rreth 60 mij&eum...
Zbulimet arkeologjike në Amazonë AMAZONË- Qindra struktura gjeometrike të lashta, monumentale të gdhendura në tokë, q&eu...
Pamje nga India INDI- Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur në shtetin Kerala, ...
Foto ilustruese IRAN- Çmimet e naftës ranë ndjeshëm sot pasi Presidenti Donald Trump deklaroi se do të ndalonte sulmet...
Emigrantët në Ceuta SPANJË- Një video e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen disa të rinj marokenë duke festuar mb&e...
Ngushtica e Hormuzit HORMUZ- Përshkallëzimi i incidenteve në disa nga korridoret më të rëndësishme detare të bot&eu...
Donald Tusk POLONI- Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, këtë herë foli troç. „Kësaj dhune duhet t'i shpallim luft&e...