6 April 2023, 12:58
Nga a.l
Avdullah Hoti
KOSOVË- Vijon senaca plenare në Kuvendin e Kosovës. Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë pasi sipas tij institucionet kyçe janë pa drejtues. Ai gjithashtu u shpreh se, kjo gjë po ndodh pasi qeveria po mendon të vendosë kontroll mbi to edhe pse janë institucione të pavarura, sipas Kushtetutës. Hoti përmendi disa prej tyre, duke thënë se BQK-ja sot është pa Guvernator, TRUST-i pa bord, ATK-ja, Thesari e Njësia për Inteligjencë Financiare janë pa drejtorë.
“Procesi i zgjedhjes së guvernatorëve është kompromentuar dhe këtë e kemi diskutuar gjerësisht në Komisionin për Buxhet. Një ditë përpara së të kalojë mandate, edhe një ushtruese e detyrës së zëvendësguvernatorit është shkarkuar, për t’i hapur rrugë që detyrën e Guvernatorit ta ushtrojë kryetari i Bordit të Guvernatorit. Kryeprokurori i Shtetit ka një vit që nuk emërohet, me tendencë që përmes atij ligjit anti-kushtetues të Këshillit Prokurorial të zgjidhet tjetër kush Kryeprokuror me ndikimin e politikës. Është një vit që presidentja e vendit s’e kryen detyrimin e saj kushtetues për ta emëruar Kryeprokurorin e Shtetit ose për ta kthyer prapa propozimin që e ka”, tha Hoti.
Pjesë e rendit të ditës sot në Kuvendin e Kosovës është Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës. Deputetët e Kuvendit do të shqyrtojnë edhe disa pika të tjera, ndër të cilat edhe Projektligjin për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, si dhe Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale.
avudllah hoti
Bota
6 April 2023, 12:48
a.l
Besnik Bislimi
KOSOVË- Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me debate mes pozitës dhe opozit&eu...
Bota
6 April 2023, 12:41
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka nisur sot fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës lidhur me procesin e zgjedhjeve në v...
Bota
6 April 2023, 12:31
a.l
Blerta Deliu Albulena Haxhiu
KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi nga foltorja e parlamentit se ligjin për KP...
Bota
6 April 2023, 12:27
A.B
Lukashenko dhe Putin
RUSI- Gjendja shëndetësore e presidentit rus Vladimir Putin shpesh herë është komentuar nga ekspertët e ...
Bota
6 April 2023, 12:23
k.m.
Meral Aksener
TURQI- Sulmi i fundit i armatosur në zyrat e "Partisë së Mirë" (IYI) në Zegitburnu, Stamboll, u shfrytëzua nga ...
Bota
6 April 2023, 12:16
a.l
Marigona Geci
KOSOVË- Në seancën e sotme parlamentare në Kosovë ka patur diskutime për gjyqin në Hagë ndaj ish-kre...
Bota
6 April 2023, 12:21
k.m.
Foto ilustruese
MADRID- Spanja pret një numër rekord turistësh për të vizituar brigjet e saj me diell, plazhet me rërë d...
Bota
6 April 2023, 11:42
f.i
Foto ilustruse
ITALI- Një sulm seksual ka ndodhur në një tren rajonal në Milano. Mediat e huaja raportojnë se një 21-vje&cced...
Bota
6 April 2023, 12:13
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Rreth 500 emigrantë meshkuj të rritur do të strehohen në një anije në bregun e Dorset, Angli...
Bota
6 April 2023, 12:06
k.m.
Albin Kurti
PRISHTINË- Kryeministri Albin Kurti në një prononcim për media është pyetur edhe për çështjen e ...