LIVE UPDATES
Bota

"Kufizimi i emigrimit dhe të drejtat e njeriut", DW: Mosmarrëveshje në Poloni për projektligjin e azilit

Si të parandalohen emigrantët që të kalojnë në mënyrë të parregullt kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë? Kreu i qeverisë Donald Tusk planifikon të pezullojë të drejtën për azil. Por ka kundërshtues në qeveri.

17 October 2024, 09:18 Nga M.B
"Kufizimi i emigrimit dhe të drejtat e njeriut", DW:
Donald Tusk

POLONIA- "Nëse një person kalon ilegalisht kufirin polak pasi është sjellë atje nga shërbimet bjelloruse, nëse ky është një element i luftës hibride, rojet kufitare polake nuk janë të detyruara të pranojnë kërkesat për azil të këtyre njerëzve". Ky është teksti i ligjit të planifikuar nga kryeministri i Polonisë Donald Tusk. Këtë fundjavë, ai njoftoi gjatë një kongresi të partisë së tij, Koalicionit Qytetar liberal-konservator, se vendi i tij po shqyrtonte pezullimin e përkohshëm të së drejtës për azil.

Kufizimi i emigrimit dhe të drejtat e njeriut

Për Tuskun, pezullimi i së drejtës për azil në kufi është një masë e përshtatshme për të parandaluar kalimet e paligjshme të kufirit nga Bjellorusia. Ai akuzon Bjellorusinë dhe Rusinë se kanë sjellë refugjatë nga Azia dhe Afrika në Bjellorusi dhe se po përpiqen t'i sjellin ata në Poloni për të destabilizuar vendin. E drejta për azil po përdoret në "këtë luftë" dhe nuk ka të bëjë fare me të drejtat e njeriut, tha Tusk-u.

Megjithatë, duket se gjatë mbledhjes së kabinetit u shfaqën tensione midis partnerëve të koalicionit të qendrës së majtë të Tuskut mbi çështjen e azilit. Katër ministrat e aleancës së majtë Lewica shprehën një mendim të ndryshëm, tha ministri i Digjitalizimit Krzysztof Gawkowski për portalin Onet.pl: "Ne besojmë se është e nevojshme të ashpërsohen procedurat për emigrantët e paligjshëm, por nuk duam që elementë të tillë si pezullimi i së drejtës për azil të figurojnë në strategji. Prandaj nuk e dimë nëse do të dalë një shumicë në Parlament për modifikimin e planifikuar të politikës së migrimit".

Kontrolli i ligjit

Krahas partisë së majtë, një tjetër partner i vogël i Platformës Qytetare Tusk shprehu rezerva për orientimin e ri: partia liberale Polonia 2050. Sipas deklaratave të saj, ajo imponoi që "pezullimi i përkohshëm i përpunimit të kërkesave për azil në një situatë kërcënimi serioz të kryhet vetëm nën kontrollin parlamentar”. Bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve, grave shtatzëna dhe njerëzve të tjerë të cënueshëm, shkroi ministrja rajonale Katarzyna Pelczynska-Nalecz në platformën X.

Komisioni Evropian dhe organizatat për të drejtat e njeriut kanë shprehur gjithashtu rezerva për ligjin e planifikuar. Edhe BE e akuzon presidentin rus Vladimir Putin dhe aleatin e tij, liderin bjellorus, Alexander Lukashenko, për sjelljen e emigrantëve nga rajonet e krizës në kufirin e jashtëm të BE në formë të organizuar në mënyrë që të ushtrojnë presion mbi Perëndimin. Ushtarët sigurojnë kufirin me Bjellorusinë

Migrimi i parregullt

Pavarësisht ndërtimit të një gardhi më shumë se pesë metra të lartë dhe një sistemi të mbikëqyrjes elektronike, emigrantët përpiqen të kalojnë kufirin në mënyrë të parregullt çdo ditë. Që nga fillimi i vitit, rojet kufitare kanë regjistruar rreth 28.000 tentativa të këtij lloji. Polonia, fqinji lindor i Gjermanisë ka rreth 37 milionë banorë.

Kjo reflektohet edhe në statistikat në thelb pozitive të organizatës evropiane për mbrojtjen e kufijve Frontex. Sipas tyre, në nëntë muajt e parë të këtij viti, 166.000 njerëz tentuan të hynin në mënyrë të parregullt në BE. Kjo është 42 për qind më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, tha Frontex në Varshavë. Megjithatë, numri i përpjekjeve për hyrje të paligjshme përmes kufirit tokësor lindor të BE-së, d.m.th., përmes Bjellorusisë në Poloni dhe Lituani, është rritur ndjeshëm. Është shënuar një rritje prej 192 për qind.

Shembulli i Finlandës

Në qasjen e tij, Tusk iu referua Finlandës, e cila mbylli kufirin e saj me Rusinë për migrantët. Parlamenti i Helsinkit miratoi në korrik një ligj të kufizuar në një vit, sipas të cilit forcat e sigurisë duhej të kthenin të gjithë azilkërkuesit në kufi me shtetin fqinj lindor. "Është e drejta dhe detyra jonë të mbrojmë kufijtë polakë dhe europianë”, theksoi të hënën Tusk. Qeveria e tij do ta përmbushë këtë mision dhe nuk do të negociojë me askënd për mbrojtjen e kufirit. E drejta për azil është e ankoruar në Kushtetutën polake. Neni 56 thotë se "të huajt gëzojnë të drejtën e azilit në Poloni në përputhje me parimet e përcaktuara me ligj”./ DW

donald tusk

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin