28 October 2022, 19:42
Nga d.a.
Kuleba
UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba i kërkoi të premten homologut të tij iranian që të ndalojë menjëherë furnizimin me armë për Rusinë. Kjo ishte telefonata e parë mes dy zyrtarëve që kur Kievi tha se Moska po përdor dronë të prodhuar nga Irani.
“Sot, mora një telefonatë nga ministri i jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, gjatë së cilës i kërkova Iranit që të ndalonte menjëherë furnizimin e Rusisë me armë të përdorura për të vrarë civilë dhe për të shkatërruar infrastrukturën kritike në Ukrainë”, tha ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në Twitter.
Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë akuzuar Iranin për dërgimin e dronëve "kamikaze" në Rusi, të cilët më pas janë përdorur me efekt shkatërrues nga forcat ruse në sulmet që synojnë infrastrukturën ukrainase. Irani i ka mohuar vazhdimisht akuzat.
Ndërkohë, autoritetet ukrainase njoftuan të premten ndërprerje të mëtejshme të furnizimit me energji elektrike në qytetet më të mëdha të vendit, pas sulmeve të vazhdueshme të Rusisë që dëmton infrastrukturën energjetike.
“Ukrenergo”, operatori shtetëror i linjave të transmetimit të tensionit të lartë të Ukrainës, tha se kishin nisur "ndërprerjet emergjente" prej katër orësh në rajonin e Kievit.
Zyrtarët në të gjithë vendin u kanë kërkuar njerëzve që të kursejnë energjinë duke reduktuar konsumin e tyre të energjisë elektrike gjatë orëve të pikut dhe duke shmangur përdorimin e pajisjeve të tensionit të lartë.
Javën e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se 30% e termocentraleve të Ukrainës ishin shkatërruar që kur Rusia nisi valën e parë të sulmeve në infrastrukturën energjetike më 10 tetor./REL/
dmitry kuleba lufta ukraine-rusi hossein amir-abdollahian
Bota
28 October 2022, 19:42
I.A
Banesa e Pelosit
SHBA- Autori që dyshohet se sulmoi burrin e Nancy Pelosi në shtëpinë e çiftit në San Francisko herët ...
Bota
28 October 2022, 19:12
I.A
DASH
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me riregjistrimin e targave të makinave serbe me RKS. Me anë të nj...
Bota
28 October 2022, 19:07
d.a.
Perparim Rama
KOSOVË- Kryetari i Bashkisë së Prishtinës Përparim Rama ka bërë një deklaratë publike duke u shp...
Bota
28 October 2022, 18:50
d.a.
Prishtine
KOSOVË- Tollovi e madhe është krijuar në shumë rrugë të kryeqytetit mëngjesin e së premtes. Krejt kj...
Bota
28 October 2022, 18:39
I.A
Bujar Osmani
SHKUP- Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha për BTV se duhet parë se kush qëndron pas hapjes së klubi...
Bota
28 October 2022, 18:50
d.a.
Sunak dhe Macron
BRITANI- Mbretëria e Bashkuar dhe Franca janë zotuar të rrisin bashkëpunimin për të trajtuar kalimet e emigr...
Bota
28 October 2022, 18:39
d.a.
Frank-Walter Steinmeier
GJERMANI- Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier mbajti fjalimin e tij për gjendjen e kombit të premten në rezid...
Bota
28 October 2022, 18:29
d.a.
Von der Leyen
BOSNJE HERCEGOVINË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen u kërkoi të premten liderëve në Bosnj&eum...
Bota
28 October 2022, 18:16
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar projektligji për ndarjen buxhetore të vitit 20...
Bota
28 October 2022, 18:19
k.m.
Pamje nga protesta
Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Pragës të premten për të protestuar kundër...