LIVE UPDATES
Bota

Kur miti demaskohet: Bullgaria komuniste ka qenë e vërshuar prej krimit

Duke përdorur të dhëna prej arkivave të periudhës komuniste për vrasjet, dhunimet, vjedhjet dhe terrorizmin, Ivanov ka treguar se krimi në periudhën e komunizmit ka qenë shumë më i rëndë sesa mendohet në kohën bashkëkohore.

20 April 2024, 21:26 Nga I.A

Kur miti demaskohet: Bullgaria komuniste ka qenë e vërshuar prej

BULLGARI- Një libër i ri në Bullgari shpërfaq një realitet tjetër të kriminalitetit gjatë periudhës komuniste dhe është shumë më i zymtë sesa që e kanë menduar bullgarët.

“Nga vjedhjet te vrasjet. Veprat penale në Bullgari (1944-1989)”, është libri përmes së cilit historiani i Sofjes, Stefan Ivanov, synon t’i hedhë poshtë konceptet e gabuara, të cilat kanë bazë propagandën disadekadëshe, që kinse sateliti sovjetik ka qenë strehë e sigurt, në krahasim me krimet e dhunshme që i kanë rrënuar shoqëritë kapitaliste perëndimore.

Duke përdorur të dhëna prej arkivave të periudhës komuniste për vrasjet, dhunimet, vjedhjet dhe terrorizmin, Ivanov ka treguar se krimi në periudhën e komunizmit ka qenë shumë më i rëndë sesa mendohet në kohën bashkëkohore.

Ndonëse ka pasur rritje të shkallës së krimit menjëherë pas rënies së komunizmit, Ivanov dhe ekspertë tjerë, sugjerojnë se mungesa e transparencës para vitit 1989 ka rezultuar me zhgënjim të madh në epokën postkomuniste dhe ka krijuar ide të gabuara se jeta në të kaluarën ka qenë më e sigurt.

Duke folur për Shërbimin bullgar të Radios Evropa e Lirë, Ivanov ka thënë se “miti është i bazuar në një memorie të shtrembëruar publike, pasi njerëzit thonë se ‘kemi jetuar shumë mirë, kemi shkuar në shtëpi pa u frikësuar, nuk i kemi mbyllur dyert'”.

“Ata e besojnë këtë sepse nuk kanë pasur informacion dhe nuk e kanë ditur saktë realitetin”, ka thënë ai.

Pjesën më të madhe ai i ka hulumtuar disa dokumente të Ministrisë së Brendshme dhe dokumente tjera që nuk janë parë prej publikut para rënies së komunizmit, prandaj pjesa më e madhe e materialit në librin e tij ka qenë e papublikuar më parë.

Si në aspektin e shifrave, si në atë për kokë banori, numri i vdekjeve të dhunshme ka qenë dy herë më i madh përgjatë katër dekadave të regjimit komunist, sesa në periudhën pas rrëzimit të liderit Todor Zhivkov, ish-zyrtarit policor, në nëntor të vitit 1989. Shembull, më 1945, në Bullgari kanë qenë 509 vrasje – duke përjashtuar vrasjet politike. Numri më i vogël i vrasjeve besohet se ka qenë më 1961 – 111.

Përgjatë dekadës së fundit të komunizmit, 1980-89, besohet se janë kryer 159 deri në 210 vrasje çdo vit, me një mesatare prej 195 vrasjesh. Kjo shifër është më e madhe sesa dyfishi i mesatares në dekadën e fundit, bazuar në arkivat e Ministrisë së Brendshme, pasi në periudhën 2012-21 janë regjistruar 89 vrasje, sipas hulumtimit të Radios Evropa e Lirë.

Në aspektin ndërkombëtar, shifrat janë edhe më të zymta sesa që i ka prezantuar Sofja.

Bullgaria komuniste i ka pasur 2.3 deri në 6.6 vrasje me paramendim për 100.000 banorë, sipas Ivanovit.

Numri i vrasjeve në shtetet e zhvilluara në periudhën e njëjtë ka qenë mes 1.9 dhe 2.8 për 100.000 banorë, ka thënë ai, derisa në vendet në zhvillim, shifrat kanë qenë mes 3.5 deri në 5.8 për 100.000 banorë.

Bazuar në këto të dhëna, Ivanov ka thënë se “mund të arrijmë në përfundim se në atë periudhë vrasjet me paramendim kanë qenë problem më i madh [për Bullgarinë] sesa për shumicën e vendeve tjera evropiane”.

Ivanov i ka përmendur disa raste kur autoritetet bullgare i kanë mbajtur shumë të izoluara rastet e vrasjeve serike dhe tragjedive tjera të dhunshme që do të mund të shiheshin keq në publik.

Një rast i tillë është i tetorit të vitit 1979, kur forca policore e Bullgarisë, Milicia e Popullit, e ka pranuar një raport dhe zyrtarët policorë janë dërguar në bodrumin e një ndërtese të braktisur në kryeqytet, dhe se aty e kanë gjetur një kufomë të gjakosur dhe të shpërfytyruar.

Viktima, e përmendur në raportin policor si grua 19-vjeçare me virtyte “të lehta”, ka pësuar 35 therje me thikë në gjoks, qafë dhe shpinë.

Edhe hetuesit është thënë se kanë qenë të tronditur me brutalitetin e krimit.

Para se të kapej prej autoriteteve, vrasësi i saj, 23-vjeçari – që kishte punuar edhe në Ministrinë e Brendshme – kishte vrarë në total pesë gra, ndërsa trupi i viktimës së pestë ishte gjetur në një liqen të vogël, në një park në dalje të Sofjes.

Ky burrë kishte kryer edhe shumë dhunime, sulme, plaçkitje dhe krime tjera.

Ndonëse kanë qenë të vetëdijshme për vrasjet, mirëpo nën kontroll të ashpër të Partisë Komuniste Bullgare, mediat nuk kanë raportuar kurrë për detajet e vrasësit dhe as për krimet që i ka kryer.

Heshtje e njëjtë ka mbizotëruar edhe për rastet e vitit 1954, kur një burrë i ri 26-vjeçar e ka pranuar se ka kryer 512 dhunime; një seri vrasjesh më pas ishin regjistruar më 1980 nga një vrasës prej fshatit jugor Rozovo.

Më 1984, publiku nuk ka mësuar thuajse asgjë për sulmet terroriste në qytetin Varna me dalje në Detin e Zi, dhe ato në qytetin e dytë më të madh në Bullgari, Pllovdiv.

“Kujtesa e publikut dhe pritshmëritë personale të njerëzve dallojnë thellësisht prej realitetit që është përshkruar në këto dokumente”, ka thënë Ivanov për Radion Evropa e Lirë.

Prej gjetjeve të tij kuptohet më mirë periudha e rritjes së shkallës së krimit. Shembull, numri i vjedhjeve është rritur gjatë periudhës së kolektivizimit më 1944-59, kur autoritetet komuniste kanë konfiskuar në mënyrë agresive toka bujqësore prej pronarëve.

“Mallrat bazike”, sikurse ushqimi dhe veshjet janë vjedhur – dhe janë mbajtur nëpër magazina në vend të rishitjes, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, dhe kjo sipas Ivanovit tregon për një krizë më të madhe në Bullgari pas Luftës së Dytë Botërore, sesa në shumë vende tjera të Evropës.

“Njerëzit kanë vjedhur vetëm për t’u ushqyer dhe për të pasur rroba për t’u veshur”, ka thënë ai.

Të dhëna tjera, që nuk janë bërë publike në kohën e komunizmit, e qartësojnë një lidhje në mes të kolektivizimit dhe migrimit masiv prej zonave bujqësore në Sofje dhe qytetet tjera bullgare.

“Ky është një faktor kriminogjen që e rritur numrin e krimeve”, ka thënë autori.

Ivanov argumenton se censura dhe fshehja zyrtare e informacionit për kriminalitetin, përfshirë aktet e terrorizmit, që e kanë shënjestruar shoqërinë më gjerësisht, kanë shërbyer për ta drejtuar publikun në anën e gabuar.

“Njerëzit kanë jetuar me idenë që gjithçka është në rregull dhe kjo ua ka bërë më të lehtë operimin kriminelëve”, ka thënë ai.

Tihomir Bezlov, hulumtues për krime dhe analist i lartë në Qendrën për Studime të Demokracisë, institut për politika publike me seli në Sofje, e ka lavdëruar librin e Ivanovit dhe ka thënë se ajo çfarë e bën atë shumë interesant është se pjesa më e madhe e statistikave janë fshehur për kohë shumë të gjatë.

“Qytetarët e thjeshtë bullgarë e konsiderojnë periudhën komuniste si kohë që nuk ka pasur krim”, ka thënë Bezlov.

“Shembull, libri tregon për prezencën e vrasësve serikë, temë për të cilën nuk ka folur askush para vitit 1900”.

Bezlov ka thënë se intervistat e Ivanovit me hetues të mëparshëm, që kanë parë nga afër disa raste specifike dhe “përshkrimet për dhunën e pakontrolluar kundër të dyshuarve” kanë vënë dritë mbi krimet e periudhës së komunizmit dhe si janë zgjidhur ato raste në Bullgarinë e udhëhequr prej Zhivkovit.

Megjithatë, ai ka shprehur dilema “që një apo disa libra mund të ndryshojnë tendencën për të romantizuar të kaluarën”.

Bezlov ka thënë, po ashtu, se është tronditur nga dallimi i thellë që ekziston në librin e Ivanovit për numrin e pjesëtarëve të Milicisë së Popullit, e cila ka qenë agjenci policore me rreth 10.000-12.000 zyrtarë, dhe Sigurinë e Shtetit, agjencinë ekuivalente të Bullgarisë me KGB-në sovjetike, dhe 200.000 apo më shumë agjentët që ka pasur.

“Në këtë kontekst, Siguria e Shtetit është renditur e treta në bllokun sovjetik, duke lënë mbrapa [në numër] agjencinë e tillë në Gjermaninë Lindore dhe atë në Rumani’, ka thënë Bezlov.

Ai nuk ka dyshime që këto krime janë mbajtur larg syrit të publikut për shkak të mungesës së informacioneve në media, por edhe sepse “shoqëritë socialiste janë konsideruar të drejta, me varfëri minimale dhe pa probleme me papunësi”.

Mungesa e mbulueshmërisë së këtyre krimeve nga mediat para vitit 1990, është “faktor kyç që kërkon hetim”, ka thënë ai, sidomos për faktin se është “në kontrast të madh me hapësirën mediale pas vitit 1990”, kur titujt e mediave kanë qenë të dominuar me raste të krimeve.

Bezlov ka thënë se shumë perceptime të bullgarëve për jetën pas komunizmit janë “ndikuar prej traumës së madhe për shkallën e krimeve në vitet 1990”, kur shkalla e vrasjeve është rritur në 5.8 për 100.000 banorë, në linjë me Shtetet e Bashkuara, të cilat më 2022, e ka pasur shkallën e vrasjeve 6.3 për 100.000 banorë.

Shifrat aktuale e vrasjeve në Bullgari është 1.3. Pavarësisht kësaj, Bezlov ka thënë se “individët që banojnë në Bullgari ende jetojnë me idenë që shkalla e krimit në shtet është alarmuese”.

Ivanov, gjithashtu, e ka përmendur se shkalla e krimit ka qenë më e madhe përgjatë transicionit demokratik.

“Asgjë nuk nis vetë. E gjitha është proces”.

Marrë nga REL

stefan ivanov

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin