LIVE UPDATES
Bota

Kurdët mund të përcaktojnë fituesin në zgjedhjet e së dielës në Stamboll

Një nga garat që ka ngjallur interes është ajo për Stambollin, kur një rol të rëndësishëm pritet të luajnë votuesit kurdë. Shumë prej tyre duket se kanë vendosur të lënë anash dallimet partiake dhe të mbështesin kundërshtarin kryesor të Presidentit Erdogan duke lëkundur shpresat e tij për të marrë sërish qytetin që dikur e kishte udhëhequr.

26 March 2024, 16:04 Nga S.N
Kurdët mund të përcaktojnë fituesin në zgjedhjet e
Foto Ilustrim

TURQI- Të dielën në Turqi zhvillohet zgjedhjet vendore. Vota pritet të jetë një tregues i mbështetjes, ose mungesës së saj, për Presidentit Rexhep Taip Erdogan. Një nga garat që ka ngjallur interes është ajo për Stambollin, kur një rol të rëndësishëm pritet të luajnë votuesit kurdë. Shumë prej tyre duket se kanë vendosur të lënë anash dallimet partiake dhe të mbështesin kundërshtarin kryesor të Presidentit Erdogan duke lëkundur shpresat e tij për të marrë sërish qytetin që dikur e kishte udhëhequr.

Votuesit e partisë pro-kurde DEM ishin qenësorë për t’i siguruar fitoren kryebashkiakut Ekrem Imamoglu në zgjedhjet komunale të vitit 2019, që tronditën zotin Erdogan dhe i dhanë fund qeverisjes së partisë së tij AKP dhe paraardhësve të tyre islamistë në Stamboll. Kjo fitore i dha opozitës një pushtet të rëndësishëm gjatë këtyre pesë viteve të fundit.

“Partia kryesore opozitare CHP nga njëra anë dhe partia në pushtet AKP dhe partneri i saj i koalicionit MHP nga ana tjetër, thonë se ‘pavarësisht se çfarë ju bëjmë kurdëve, ata janë të lumtur dhe vazhdojnë të na mbështesin.’ Por që tani e tutje po u themi Jo, do të votojmë për interesat tona,” sipas politikanes kurde Leyla Zana.

Por humbja e thellë e opozitës në zgjedhjet presidenciale të majit ndaj zotit Erdogan ndryshoi relievin politik, duke i lënë votuesit e partisë pro-kurde DEM të përçarë se cila është forma më e mirë për të mbështetur kauzën e komunitetit kurd.

Në Stamboll, anketat tregojnë se kandidati i Partisë Popullore Republikane Imamoglu dhe kundërshtari i tij nga radhët e AKP-së kanë një diferencë të ngushtë mes tyre, ndërkohë që kandidati i partisë pro-kurde ka mbetur prapa. Ky fakt i ka lënë përkrahësit e partisë kurdë përballë një dileme: a duhet të votojnë me zemër apo me kokë?

Qeveria e zotit Erdogan i ka shtypur partitë kurde që nga viti 2015, kur dështoi procesi paqësor për t’i dhënë fund kryengritjes shumë dekadëshe të udhëhequr nga Partia Punëtore e Kurdistanit PKK, e cila është shpallur e jashtëligjshme.

“Drejtuesit lokalë në rajonin e Kurdistanit, që janë të emëruar nga qeveria turke dhe jo të zgjedhur, pengojnë përparimin e Turqisë dhe dëmtojnë lirinë e të shprehurit. Nuk presim që kjo të ndodhë sërish. I besojmë vetes, u besojmë njerëzve tanë. U besojmë votave që do të marrim në zgjedhje, votave që do të dalin nga kutitë e votimit,” thotë kandidati i partisë DEM për kryebashkiak të qytetit të Diyarbakir-it, Serra Bucak.

Partia DEM, që është partia e tretë më e madhe në parlament me rreth 10 për qind të deputetëve, është pasardhëse e partisë HDP, e cila ka gjasa të pushojë veprimtarinë pas një gjykimi rreth lidhjeve të saj me militantë islamikë, të cilat kjo parti i mohon.

Partia HDP është dobësuar për shkak të mijëra arrestimeve nga radhët e saj dhe heqjes nga posti të kryebashkiakëve të saj pas zgjedhjeve të kaluara, çka pritet të ndikojë tek mbështetësit e kësaj partie që të kundërshtojnë partinë AKP në tërë vendin dhe të mbështesin partisë pro-kurde DEM në pjesën juglindore të dominuar nga kurdët dhe në Dyiarbakir, njërin nga qytetet më të mëdha në këtë rajon.

“Gjatë zgjedhjeve të fundit, votuam kundër partisë AKP për shkak se emëroi njerëzit e vet të besueshëm në poste drejtuese. Për këtë arsye mbështetëm Partinë Popullore Republikane, partinë kryesore opozitare, por kjo parti nuk ka ndërmarrë ndonjë hap pozitiv dhe nuk ka bërë asgjë për shkak të frikës nga qeveria, madje nuk ka bërë as sa AKP-ja. Për këtë arsye ne dolëm me kandidatët tanë këtë radhë,” thotë banori i Diyarbakir-it, Alatin Gunej.

Presidenti Erdogan, që ka shërbyer si kryebashkiak i Stambollit nga viti 1994 deri në vitin 1998, e kritikoi këtë “pazar të ndyrë”, siç u shpreh ai, në përpjekje për të nxitur tensione ndërmjet partive. Kandidatja e partisë DEM për kryebashkiake të Stambollit Meral Danis Bestas hodhi poshtë pretendimet se po palët po taktizojnë.

“Gjatë dy zgjedhjeve të kaluara, morëm disa vendime për t’i hapur rrugën demokratizimit, në bazë të disa veprimeve strategjike. Megjithatë, nuk kemi mision apo rol që vazhdimisht të mbështesim parti të tjera, kjo bie ndesh me natyrën e politikës, ne po ndjekim rrugën tonë, rrugën e tretë,” thotë kandidatja e partisë DEM për kryebashkiake të Stambollit, Meral Danis Bestas.

Qëndrimi i zonjës Bestas mbështetet nga votuesit e partisë DEM të cilët duan të tregojnë fuqinë e tyre pas goditjes që morën nga pushteti, kur zyrtarët e emëruar nga shteti zëvendësuan kryebashkiakët e zgjedhur kurdë në pjesën juglindore të vendit.

Gjatë javëve të fundit, personalitete të rëndësishme politike kurde kanë bërë thirrje për një proces të ri paqësor rreth kërkesave të tyre për autonomi më të gjerë kulturore të kurdëve, të cilët përbëjnë rreth 15-20 për qind të popullsisë 85 milionëshe të Turqisë.

Ankaraja e akuzon partinë pro-kurde për lidhje me PKK-në, të cilën Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur organizatë terroriste, pas konfliktit që la të vrarë mbi 40,000 njerëz. HDP-ja mohon se ka lidhje me këtë parti. Kandidatja Bestas thotë se aktualisht nuk ka shenja të rikthimit te një proces paqësor, por se demokratizimi kërkon zgjidhjen e çështjes kurde.

Marrë nga VOA

turqia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin