LIVE UPDATES
Bota

Kush është Mohammad-Bagher Ghalibaf, figura iraniane që thuhet se udhëheq bisedimet me SHBA-në

Ghalibaf ka qenë në qendër të sferës politike të Iranit për një kohë të gjatë. Ai ka mbajtur postin e kryetarit të parlamentit për gjashtë vjet dhe u zgjodh për të zëvendësuar Ali Larijani, i cili më pas shërbeu si sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit. 

23 March 2026, 22:23 Nga E. D
Kush është Mohammad-Bagher Ghalibaf, figura iraniane që thuhet se
Mohammad-Bagher Ghalibaf

IRAN- Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad-Bagher Ghalibaf, thuhet se po udhëheq bisedimet me Presidentin Donald Trump. Ghalibaf, i cili është kryetari i Parlamentit të Iranit ka kaluar dekada brenda qarqeve politike të Teheranit që ushtrojnë pushtet dhe ndikim në vend.

Nga na tjetër, Ghalibaf ka mohuar raportet se po negocion me SHBA-në dhe ka shkruar se deklaratat e Trumpit për bisedime janë "lajme të rreme" që përdoren për të manipuluar tregjet financiare dhe të naftës, të cilat kishin rënë për shkak të frikës së një lufte më të gjatë.

Ai e akuzoi Trumpin se po përpiqet të shpëtojë nga moçali në të cilin janë bllokuar SHBA-të dhe Izraeli. Ghalibaf është një nga politikanët më të lartë në Iran dhe ka të ngjarë të jetë i përfshirë në çdo përpjekje për të parë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Sfera Politike

Ghalibaf ka qenë në qendër të sferës politike të Iranit për një kohë të gjatë. Ai ka mbajtur postin e kryetarit të parlamentit për gjashtë vjet dhe u zgjodh për të zëvendësuar Ali Larijani, i cili më pas shërbeu si sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit. 

Larijani u vra në sulme ushtarake ndaj Iranit javën e kaluar, duke lënë një tjetër boshllëk në radhët e udhëheqjes së Teheranit. Pas vdekjes së tij, Ghalibaf mori përgjegjësinë e vendimmarrjes strategjike, thanë për New York Times tre zyrtarë të lartë iranianë.

Sipas gazetës Times, komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, gjenerali Ahmad Vahidi, thuhet se u caktua për të udhëhequr përpjekjet taktike të luftës, ndërsa presidenti iranian Masoud Pezeshkian u ngarkua me menaxhimin e funksioneve të përditshme shtetërore.


Sipas AFP-së, përpara se të zëvendësonte Larijani-n, Ghalibaf kandidoi për president të Iranit në vitet 2005, 2013 dhe 2024. Ai nisi një fushatë jetëshkurtër në vitin 2017, por u tërhoq për të mbështetur një kandidat tjetër. 

Pas humbjes politike të vitit 2005, ai u zgjodh kryetar bashkie i Teheranit dhe u rizgjodh në një garë të pakontestueshme në vitin 2007 dhe përsëri në vitin 2013.

Gjatë kohës që ishte në detyrë, ai u lavdërua për forcimin e zhvillimeve në Teheranin verior, por u akuzua për neglizhencë në pjesët jugore dhe më të varfra të qytetit, sipas faqes së internetit të “United Against Iran Nuclear”. Ai u akuzua gjithashtu për korrupsion dhe organizim të shitjes së tokës për zyrtarët e regjimit.

Shërbimi i gjatë ushtarak

Ghalibaf e filloi karrierën e tij ushtarake në moshën 19 vjeç, duke shërbyer në luftën e vitit 1980 midis Iranit dhe Irakut si komandant kryesor i Brigadës Imam Reza në vitin 1982 dhe përfundimisht komandant kryesor i Divizionit Nasr nga viti 1983 deri në vitin 1984, sipas organizatës joqeveritare, Iran Human Rights Monitor.

Në vitin 1998, Ghalibaf u zgjodh për tu bërë Komandant i Forcave Hapësinore të IRGC-së. Vitin pasardhës, Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei e emëroi atë të shërbente si shef i Komandës së Policisë së Republikës Islamike të Iranit.

Në këtë pozicion, Ghalibaf u kërkoi udhëheqësve të Teheranit të shtypin protestat e studentëve, të modernizojnë pajisjet e policisë dhe të tërheqin paditë kundër disa mediave.

Suksesi i Ghalibaf u përforcua nga formimi i tij arsimor. Ai ka një diplomë bachelor nga Universiteti i Teheranit në gjeografi njerëzore, një master në gjeografi njerëzore nga Universiteti Islamik Azad dhe një doktoraturë në gjeografi politike nga Universiteti Tarbiat Modares./Dosja.al

mohammad-bagher ghalibaf

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin