15 August 2022, 16:40
Nga F.M
Foto Ilustruese
KOSOVË- Kosova ka eliminuar përkohësisht reduktimet e furnizimit me energji elektrike falë ndihmës së Shqipërisë. Mediat vendase shkruajnë se lajmi është bërë me dije nga Ministria e Ekonomisë përmes një njoftimi zyrtar. Mes korporatave energjetike të dy vendeve është arritur një dakortësi në mënyrë qe edhe Kosova të kishte një furnizim normal me energji elektrike.
Njoftimi i plotë:
Kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike
Prishtinë, 15.08.2022 – Duke u nisur nga situata botërore me krizën energjetike që ka prekur edhe rajonin, të gjitha institucionet përgjegjëse po punojnë intensivisht dhe në koordinim për sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike.
Institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim. Megjithatë, marrë parasysh situatën, luten të gjithë qytetarët dhe bizneset që të marrin masa kursimi dhe të jenë sa më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike. Bashkëpunimi me Shqipërinë do të pasohet nga të tjera masa në adresim të krizës energjetike dhe gjendjes së emergjencës ku ndodhemi.
kosove shqiperi energji elektrike
Bota
15 August 2022, 16:36
e.k
Vaksina kundër COVID-19
BRITANI- Mbretëria e Bashkuar është vendi i parë në botë që miratoi një vaksin&eu...
Bota
15 August 2022, 16:25
e.k
Një bazë ajrore, Tajvan
TAJVAN- Kina dërgoi sot 30 avionë luftarakë dhe 5 anije ushtarake drejt Tajvanit, ndërsa Pekini ...
Bota
15 August 2022, 15:57
e.k
Një platformë gazi
KINË- Çmimet e naftës ranë me më shumë se 3 dollarë për fuçi të h&e...
Bota
15 August 2022, 15:37
e.k
Momenti kur makina futet në fushë
PRETORIA- Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Afrikën e Jugut teksa nj&...
Bota
15 August 2022, 15:42
F.M
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken shënjestron Iranin si autor të sulmit ndaj shkrimta...
Bota
15 August 2022, 15:16
e.k
Princ Harry dhe Meghan Markle
BRITANI- Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle do të vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar mu...
Bota
15 August 2022, 14:37
e.k
Pamje nga gurët shekullorë në shtratin e lumit
GJERMANI- Niveli i ujit ka rënë në lumenjtë kryesorë anemban&eu...
Bota
15 August 2022, 14:23
e.k
Autori i krimit
GREQI- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Arta të Greqisë...
Bota
15 August 2022, 14:13
e.k
Berlin
BERLIN- 200 ndërtesa në Berlin fikën dritat të dielën, një akt që tregon se duhet marrë seriozish...
Bota
15 August 2022, 14:02
A.B
Personat e maskuar
KOSOVË- Albin Ajeti është 20-vjeçari i cili u arrestua bashkë me nëntë persona të tjer&eu...