14 June 2023, 19:00
Nga a.l
Peter Stano
KOSOVË- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka reaguar lidhur me situatën aktuale në veri pas rrëmbimit të 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe në Leposaviç. Stano tha se janë në kontakt me Kosovën, Serbinë si dhe KFOR-in për të kuptuar më shumë rreth asaj çfarë ka ndodhur. Ai ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet apo thirrjet që shtojnë tensionet mes palëve.
“Ne jemi – si çështje urgjente – në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve. Ne përsërisim thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe vendimta”, ka thënë ai.
Merren peng 3 policët
Tre policë kufitar se janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.
peter stano tensione në veri të kosovës
Bota
14 June 2023, 18:41
a.l
Glauk Konjufca
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar lidhur me rrëmbimin e 3 policëve kufitarë ng...
Bota
14 June 2023, 18:35
a.l
Kufiri
KOSOVË- Tre qytetarë të Komunës së Podujevës janë arrestuar në kufirin mes Kosovës dhe Serb...
Bota
14 June 2023, 18:24
Baki Kelani
KOSOVË- Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se ka njoftuar mekanizmat ndërkombë...
Bota
14 June 2023, 18:24
I.A
Baki Kelani
KOSOVË- Policia e Kosovës aktualisht ka mbajtur një konferencë për media, pas dyshimeve se tre zyrtarë policor&eu...
Bota
14 June 2023, 18:16
a.l
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas rrëmbimit të tre polic&eum...
Bota
14 June 2023, 18:05
a.l
Ushtarët e KFOR
KOSOVË- Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka paralajmëruar se ushtria e tij është...
Bota
14 June 2023, 17:58
a.l
Zeljko Brkic
SERBI-Pak pas Policisë së Kosovës edhe Policia Serbe nuk ka humbur kohë dhe ka dalë në një konferencë ...
Bota
14 June 2023, 17:53
k.m.
Foto ilustruese
PRISHTINË- Radio Televizioni i Kosovës ka raportuar se Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ësht&e...
Bota
14 June 2023, 17:43
k.m.
Pamje nga ceremonia
ITALI- Ditën e sotme është mbajtur ceremonia mortore për vdekjen e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi. N&...
Bota
14 June 2023, 17:39
a.l
Harta
KOSOVË- Policia e Kosovës ka dalë pasditen e sotme në një konferencë për mediat ku kanë folur për rr&eum...