16 March 2025, 16:43
Nga r.ll
pance toshkovski
SHKUP- Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski ka deklaruar sot se licenca për punë e klubit të natës ku ndodhi tragjedia në Koçan është marrë me korrupsion dhe se sipas tij do të ketë përgjegjësi.
“Kjo licencë është e përfituar me korrupsion. Në këtë rast kanë emër dhe mbiemër ata që kanë dhënë këtë licencë dhe do të përgjigjen”, tha Toshkovski.
Ministri gjithashtu njoftoi se është arrestuar ish-sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë. Ai njoftoi gjithashtu se lidhur me ngjarjen janë shoqëruar në polici 15 persona. Sipas ministrit të Brendshëm, në mesin e të lënduarve janë edhe mbi 20 të mitur. Ndërkohë që 3 të mitur të tjerë janë në mesin e atyre që kanë humbur jetën.
Të paktën 59 persona kanë humbur jetën nga tragjedia në Koçan nga zjarri që shpërtheu gjatë një koncerti të një grupi të famshëm maqedonas dhe 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Qeveria maqedonase ka caktuar shtatë ditë zie kombëtare për shkak të ngjarjes tronditëse. Raportohet se vendimi do të shpallet zyrtarisht në Parlament në seancën e sotme të jashtëzakonshme që do të mbahet pasdite. Qeveria përmes një njoftimi thotë se do të merret vendim edhe për inspektim urgjent dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa.
pance toshkovski tragjedia ne kocan
Bota
16 March 2025, 16:05
r.ll
SHKUP- Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski ka mbajtur një deklaratë për mediat lidhur me tragjedinë e ndodhur në klubi...
Bota
16 March 2025, 15:41
E. D
fotot ilustruese
GROENLANDË- Qindra grenlandezë dolën në rrugë të shtunën për të protestuar kundër që...
Bota
16 March 2025, 15:23
E. D
pamje nga vendngjarja
SHBA- Të paktën 34 njerëz kanë vdekur në SHBA 12 prej tyre në Misuri, pas stuhive të forta dhe to...
Bota
16 March 2025, 15:23
r.ll
foto ilustruese
SHKUP- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se aktualisht po organizohet transport ajror për persona...
Bota
16 March 2025, 15:23
E. D
pamje nga vendngjarja
SHBA- Të paktën 34 njerëz kanë vdekur në SHBA 12 prej tyre në Misuri, pas stuhive të forta dhe to...
Bota
16 March 2025, 15:16
r.ll
papa francesku
VATIKAN- Papa Françesku ka dhënë mesazhin e tij me shkrim të së dielës drejtuar besimtarëve nga sp...
Bota
16 March 2025, 14:48
N.F
Foto ilustruese
KINË- Prodhuesit kinezë të makinave janë nën vëzhgim të rreptë në Europë. BE nis një...
Bota
16 March 2025, 14:05
N.F
Marija Taseva
KOÇAN- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zjarrin e rënë në klubin e natës në Koç...
Bota
16 March 2025, 14:01
E. D
foto ilustruese
EVROPË- Të frikësuar nga perspektiva e shkëputjes së sigurisë së SHBA-së dhe tre viteve të luf...
Bota
16 March 2025, 13:50
N.F
Srebrenicë
BOSNJE- Potoçari nuk dukej kurrë më i heshtur e më i trishtuar. Pamja nga portat e mbyllura të Qendrës P&eu...