7 June 2024, 14:42
Nga E. D
foto ilustruese
JAPONI- Shkalla e lindshmërisë së Japonisë, që vijon në rënie prej vitesh me radhë, ka parë një tjetër rekord të ulët, ndaj qeveria ka shtuar përpjekjet që të rinjtë të martohen dhe të krijojnë familje. Gjithashtu në Tokio, zyrtarët lokalë kanë lançuar një aplikacion takimesh, i cili është në fazat e hershme të testimit dhe do të jetë plotësisht funksional më vonë këtë vit.
“Ju lutemi përdorni si hapin e parë për të filluar gjuetinë e martesës”, thuhet në uebfaqen e aplikacionit, duke shpjeguar më tej se sistemi i Inteligjencës Artificiale, ofrohet nga Qeveria Metropolitane e Tokios.
Përdoruesit kanë mundësi të vendosin tiparet që dëshirojnë te partneri i ardhshëm dhe më pas IA mund të sugjerojë një kandidat të përshtatshëm. Vendi me 123.9 milionë banorë regjistroi vetëm 727.277 lindje vitin e kaluar, sipas të dhënave të reja të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies. Shkalla e fertilitetit ra nga 1.26 në 1.20, raporton CNN. Që një popullsi të mbetet e qëndrueshme, ajo ka nevojë për një normë lindshmërie prej 2.1.
Tendenca rënëse është përshpejtuar vitet e fundit , me numrin e vdekjeve që kapërcen lindjet çdo vit dhe ka shkaktuar zvogëlimin e popullsisë së përgjithshme, me pasoja për fuqinë punëtore, ekonominë, sistemin e mirëqenies dhe strukturën sociale të Japonisë. Në vitin 2023, vendi regjistroi 1.57 milionë vdekje, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, më shumë se dyfishi i numrit të lindjeve. Edhe numri i martesave ra me 30,000 vitin e kaluar, ndërsa numri i divorceve u rrit, ndërsa sipas ekspertëve, rënia pritet të vazhdojë për të paktën disa dekada.
japoni inteligjenca artificiale
Bota
7 June 2024, 14:17
E. D
foto ilustruese
HIMALAJE- Ushtria nepaleze njoftoi se këtë vit, se 11 ton mbeturina u mblodhën nga majat e Everestit, Nuptsa dhe Lotsa n&eum...
Bota
7 June 2024, 14:21
N.F
Foto ilustruese
SERBI- Zyrtarët e Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, kanë arritur të premten n&e...
Bota
7 June 2024, 14:08
N.F
Osmani
KOSOVË- Këshilltari për mediat i presidencës së Kosovës, Bekim Kupina ka reaguar pas një deklarate që ka b&e...
Bota
7 June 2024, 14:04
E. D
Donald Trump
SHBA- Vapa ekstreme në Arizona ka dërguar 11 persona në spital ndërsa mijëra njerëz prisnin të hynin në...
Bota
7 June 2024, 13:47
E. D
Dmitry Peskov
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron për rritjen e mbë...
Bota
7 June 2024, 13:24
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Rezultati në zgjedhjet evropiane të këtij viti do të vendoset nga brezi i ri, madje edhe 16-vj...
Bota
7 June 2024, 13:15
E. D
Maria Zakharova
RUSI- Ministria e Jashtme e Rusisë Maria Zakharova tha se Ukraina po përdor raketa të ofruara nga Shtetet e Bashku...
Bota
7 June 2024, 13:10
N.F
Zelenskyy
UKRAINË- Paqja në Evropë, që ka lulëzuar prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, &eum...
Bota
7 June 2024, 12:55
E. D
Rishi Sunak
NORMANDI- Kryeministri britanik Rishi Sunak kërkoi falje për largimin e papritur nga Normandia të enjten, ku ndodhej së ba...
Bota
7 June 2024, 12:43
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në qytetin e Drenasit është pyetur nga gaze...