LIVE UPDATES
Bota

Linjat ajrore europiane në një valë blerjesh, Lufthansa dhe IAG po kryejnë blerje të mëdha

Air France dhe Etihad, dy linja ajrore që kishin blerë aksione me pakicë në kompaninë ajrore italiane, hoqën dorë nga investimet në ITA. Qeveria italiane shpenzoi rreth 3.5 miliardë euro gjatë pandemisë Covid-19, të barasvlefshme me 300,000 euro për punonjës, vetëm për të mbajtur kompaninë në këmbë.

13 July 2024, 07:19 Nga N.F
Linjat ajrore europiane në një valë blerjesh, Lufthansa dhe IAG
Foto ilustruese

ITALI- Disa bashkime të korporatave i kënaqin investitorët. Të tjera i bëjnë të rënkojnë. Një shembull i tillë ishte kur kompania ajrore gjermane Lufthansa bleu linjën ajrore kombëtare të Italisë, ITA, për 325 milionë euro (350 milionë dollarë). Janë përhapur thashethemet se BE-ja do ta bekojë këtë marrëveshje dhe kjo ka bërë që të bien çmimet e aksioneve të kompanisë Lufthansa, shkruan The Economist.

ITA, dikur e quajtur Alitalia, nuk është aspak një xhevahir në kurorë. Që kur u themelua në vitin 1946, ajo ka dalë me fitime vjetore vetëm 3 herë gjithsej. Qeveria italiane e privatizoi kompaninë në vitin 2009, më pas e rishtetëzoi atë në vitin 2020, duke e riemërtuar “ITA”, me shpresën e një fillimi të ri.

Air France dhe Etihad, dy linja ajrore që kishin blerë aksione me pakicë në kompaninë ajrore italiane, hoqën dorë nga investimet në ITA. Qeveria italiane shpenzoi rreth 3.5 miliardë euro gjatë pandemisë Covid-19, të barasvlefshme me 300,000 euro për punonjës, vetëm për të mbajtur kompaninë në këmbë.

Rimëkëmbja e një biznesi me një histori të mbushur me katastrofa financiare, duket si një detyrë e vështirë. Transportuesi ajror italian është goditur nga rivalë me kosto të ulët, duke përfshirë Ryanair dhe Wizz Air, që janë zgjeruar në Itali për të përfituar nga trazirat në kompaninë ajrore shtetërore.

“Blerja e ITA-a është një nga propozimet më sfiduese në aviacionin europian”, thotë Tobias Fromme nga firma Bernstein.

Atëherë pse Lufthansa kërkon të lidhë një marrëveshje? Kompania argumenton se Italia është një nga tregjet më të mëdha të kompanisë dhe se rrugët e ITA-s drejt Afrikës dhe Amerikës së Jugut plotësojnë rrugët e Lufthansa-s drejt Amerikës së Veriut dhe Azisë Lindore.

Ajo shton se tashmë zotëron një tjetër linjë ajrore të vogël italiane, Air Dolomiti, që do të thotë se e njeh tregun italian. Një arsye tjetër mund të jetë frika e Lufthansa-s se linja ajrore italiane mund të bjerë në duart e një rivali.

Aviacioni europian duket se është në valën e fundit të konsolidimit. Vetëm gjashtë kompani ajrore: Air France, EasyJet, IAG, Lufthansa, Ryanair dhe Wizz Air, janë përgjegjëse për plot 71% të fluturimeve brenda kontinentit.

Kompania IAG, e cila zotëron Aer Lingus, British Airways dhe Iberia, ka në plan të blejë 80% të Air Europa, linja ajrore e tretë më e madhe në Spanjë, me miratimin e BE-së. Një pjesë e madhe e aksioneve në SAS, një kompani ajrore skandinave, do të blihet nga kompanitë Air France dhe Castelake, një firmë amerikane me kapital privat. Air France dhe IAG pritet të garojnë për TAP, linjën ajrore shtetërore të Portugalisë, e cila është në shitje.

Pas kësaj do të mbetet pak gjë tjetër për t’u blerë. Linja finlandeze Finnair nuk ka gjasa të tërheqë shumë interes nga blerësit, për shkak të afërsisë së Finlandës me Rusinë.

E gjithë kjo ka shqetësuar Komisionin Europian, krahun ekzekutiv të BE-së. Ai ka frikë se konsolidimi do të çojë në tarifa më të larta dhe më pak zgjedhje për konsumatorët europianë. Kjo është arsyeja pse ka hetuar marrëveshjet për blerjen e linjave ITA dhe Air Europa.

Vendimi për marrëveshjen e parë pritet deri më 4 korrik dhe për të dytën, deri më 20 gusht. Si kompania IAG, ashtu edhe Lufthansa, kanë qenë koncesione të varura. IAG ka ofruar të heqë dorë nga më shumë se gjysma e vendeve ku bën ulje linja Air Europa. Lufthansa ka thënë se do të mundësojë rreth 40 slota në aeroportin Linate në Milano, për kompanitë EasyJet dhe Volotea, një tjetër linjë ajrore me kosto të ulët.

Ajo ka propozuar që të mbajë një numër fluturimesh të ITA-s me largësi të shkurtra, në vende si Austri, Belgjikë, Gjermani dhe Zvicër, të cilat konkurrojnë me fluturimet e Lufthansa-s.

Gjithashtu kompania planifikon që të vonojë me dy vjet procesin e integrimit të linjës ajrore ITA në sipërmarrjen e saj të përbashkët transatlantike me United Airlines, një transportues amerikan. Koncesione të tilla vetëm sa do ta përkeqësojnë marrëveshjen ITA për investitorët e Lufthansa-s. Transportuesi gjerman duket se po i shkakton vetes telashe.

Edhe pse sindikata e pilotëve italianë ANPAC e mbështet marrëveshjen, është jashtëzakonisht e vështirë të punohet me të. Për më tepër, pas marrëveshjes, është parashikuar që qeveria italiane të mbetet investitori më i madh në kompaninë italiane, të paktën fillimisht. Lufthansa do të ketë mundësinë për të blerë pjesën tjetër të kompanisë në një datë të mëvonshme. Investitorët e saj mund të luten që kjo të mos ndodhë./ Monitor

linja ajrore blerje lufthansa iag

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin