LIVE UPDATES
Bota

Liria e lundrimit/ A po krijohet një vatër e re konflikti në Detin e Kuq?

Liria e lundrimit në Detin e Kuq po kërcënohet nga ofensiva e rebelëve Huthi në Jemen. Princi saudit Arabisë Saudite ka kërkuar nga Trump ndërhyrjen e SHBA, por pa sukses.

12 September 2026, 10:27 Nga I.A
Liria e lundrimit/ A po krijohet një vatër e re konflikti në
Foto Ilustruese

JEMEN- Prej vitesh në Jemen zhvillohet një luftë civile, e cila kohët e fundit është përshkallëzuar sërish. Në këtë konflikt, rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, luftojnë kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht, e cila mbështetet nga Arabia Saudite. Por aktualisht, rebelët Huthi po avancojnë sërish në terren. Ata kanë marrë nën kontroll qytetin portual strategjik Mokka, një pikë me rëndësi të madhe ushtarake dhe ekonomike.

Me këtë, milicia kontrollon një nga hyrjet kryesore në ngushticën Bab al-Mandab, në skajin jugor të Detit të Kuq, një rrugë detare me rëndësi të madhe për tregtinë ndërkombëtare. Sipas disa raportimeve të një televizioni të mbështetur nga Irani dhe i lidhur me Huthit, Arabia Saudite ka ndërhyrë në konflikt dhe të premten në mesditë ka goditur me bombardime aeroportin e qytetit Mokka.

Ngushtica Bab al-Mandab konsiderohet si ndër nga rrugët detare më të rëndësishme në botë. Për Arabinë Saudite, kjo rrugë përmes Detit të Kuq ka rëndësi të veçantë si alternativë për eksportin e naftës, pasi Ngushtica e Hormuzit është në masë të madhe e bllokuar për shkak të konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Kërcënimi për bllokimin e hyrjes në Detin e Kuq

Nga Mokka, rebelët Huthi mund të sulmojnë ose pengojnë anijet tregtare dhe mjetet e tjera lundruese në Detin e Kuq edhe më lehtë dhe më saktë se më parë.

Gjatë viteve të fundit, Huthit kanë sulmuar vazhdimisht anije në këtë zonë, duke fundosur një pjesë të tyre ose duke i marrë nën kontroll. Kontrolli i Mokkës ua rrit më tej aftësinë për të kërcënuar një nga arteriet më të rëndësishme të tregtisë detare ndërkombëtare.

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Jemenin, Hans Grundberg, paralajmëroi së fundmi Këshillin e Sigurimit të OKB-së për një "fazë të re dhe më të rrezikshme” të luftës në Jemen. Sipas tij, marrja nën kontroll e qytetit Mokka nga rebelët Huthi u jep atyre një prani të drejtpërdrejtë në hyrjet e ngushticës Bab al-Mandab. Kjo ngre shqetësime serioze për lirinë e lundrimit në një nga rrugët ujore më të rëndësishme në botë, Detin e Kuq. "Kontrolli i Mokkës nga Huthit krijon një prani të drejtpërdrejtë në qasjet drejt ngushticës Bab al-Mandab. Kjo ngjall shqetësime serioze lidhur me lirinë e lundrimit në një nga arteriet më të rëndësishme të transportit detar global”, theksoi Grundberg para Këshillit të Sigurimit.

Trump refuzon kërkesën saudite për luftën në Jemen

Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman, sipas një raporti mediatik, i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump që të urdhërojë sulme ushtarake kundër rebelëve Huthi në Jemen, por pa sukses. Sipas portalit të lajmeve Axios, i cili citon dy zyrtarë të administratës amerikane, princi i kurorës telefonoi me Trumpin dy herë të enjten në SHBA dhe i kërkoi që të ndërmerrte sulme kundër milicisë Huthi. Megjithatë, Trump e refuzoi këtë kërkesë. Sipas të njëjtave burime, administrata amerikane aktualisht nuk synon të ndërhyjë drejtpërdrejt ushtarakisht kundër Huthive dhe dëshiron të përqendrohet te konflikti me Iranin. Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga Shtetet e Bashkuara apo Arabia Saudite lidhur me raportimin e portalit Axios.

SHBA përqendrohen te Ngushtica e Hormuzit

Sipas njoftimeve, Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për përshkallëzimin e ri të konfliktit në Jemen dhe synojnë ta zgjerojnë mbështetjen e tyre për Arabinë Saudite. Megjithatë, ato duan të shmangin një përfshirje të drejtpërdrejtë ushtarake.

Zyrtarë amerikanë thuhet se u kanë bërë të ditur autoriteteve saudite gjatë javëve të fundit se presidenti Donald Trump dëshiron ta përqendrojë vëmendjen te Irani dhe te garantimi i sigurisë në Ngushticën e Hormuzit, duke shmangur hapjen e një fronti tjetër ushtarak. "ShBA-ja është e fokusuar në mbrojtjen e interesave tona kryesore të sigurisë kombëtare, siç është garantimi i lirisë së lundrimit në Detin e Kuq”, deklaroi një nga zyrtarët amerikanë, i cituar nga portali i lajmeve Axios. Sipas tij, synimi është që partnerët rajonalë të Shteteve të Bashkuara të vendosen në pozicionin që "të marrin rolin udhëheqës në përballimin dhe zgjidhjen e sfidave të sigurisë në rajon”./DW

konflikt ne detin e kuq

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin