LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Iran shtyn BE-në drejt kursimit të energjisë

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anna-Kaisa Itkonen, gjatë një konference për media më 7 prill tha se grupi koordinues për naftën do të takohet më 8 prill, ndërkaq grupi për gaz do të mblidhet një ditë më pas.

8 April 2026, 08:45 Nga D.S

Lufta në Iran shtyn BE-në drejt kursimit të energjisë

Grupet kyç të Bashkimit Evropian për naftë dhe gaz do të takohen këtë javë, teksa shtetet përreth bllokut po ngarendin që të përballen me ndikimin e luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin sa u përket çmimeve të energjisë dhe furnizimeve.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anna-Kaisa Itkonen, gjatë një konference për media më 7 prill tha se grupi koordinues për naftën do të takohet më 8 prill, ndërkaq grupi për gaz do të mblidhet një ditë më pas.

⁠BE-ja po përballet me masa për kursimin e energjisë, sikurse reduktimi i udhëtimeve ajrore, kufizime të shpejtësisë në autostrada dhe udhëzime për punë nga shtëpia, pasi lufta rezultoi me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, korridorit prej nga kalon transit rreth 20 për qind e naftës dhe gazit në botë.

Muajin e kaluar, ministrat e Energjisë të bllokut mbajtën një takim urgjent, dhe megjithëse nuk u pajtuan lidhur me masa konkrete, komisionari evropian për Energjinë, Dan Jorgensen, premtoi se Brukseli së shpejti do të shpallte një paketë masash në nivel të bllokut.

Sipas zyrtarëve të BE-së, që kanë njohuri për këtë çështje dhe të cilët biseduan me Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, këto masa mund të përfshijnë rregulla më fleksibile për ndihmën shtetërore për kompanitë e energjisë si dhe një shtysë për më shumë energji të ripërtërishme dhe energji bërthamore.

Në masa mund të përfshihen edhe më shumë lëvizje më dramatike të emergjencës – ngjashëm sikurse kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në fillim të vitit 2022 – sikurse vendosja e një çmimi tavan në mbarë BE-në për gazin dhe taksa për fitime të mëdha ndaj kompanive të energjisë.

Blloku me 27 shtete veçse po përgatitet për një goditje të madhe ekonomike nëse lufta zgjatet. Kancelari gjerman, Friedrich Merz, u tha gazetarëve javën e kaluar se barra ndaj ekonomisë së BE-së mund të jetë po aq e rëndë sa gjatë pandemisë COVID-19 ose sikurse gjatë muajve të parë të luftës në Ukrainë.

Para takimit të ministrave të energjisë, Jorgensen u dërgoi një letër shteteve anëtare, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë, në të cilën theksoi se “teksa ekspozimi i drejtpërdrejtë i BE-së para konfliktit ndaj furnizimit nga rajoni është i kufizuar, ne varemi nga tregjet globale për furnizimin me lëndë djegëse fosile, në konkurrencë të drejtpërdrejtë me konsumatorë të tjerë”.

Shtetet, përfshirë Italinë, Austrinë, Hungarinë, Republikën Çeke, Kroacinë dhe Francën veçse kanë miratuar disa masa për të lehtësuar ndikimin, pas rritjes së madhe të çmimeve dhe bllokimit të furnizimeve si pasojë e luftës në Iran.

Përderisa Evropa viteve të fundit është diversifikuar, me shumicën e importeve që tani vijnë nga Algjeria, Arzerbajxhani, Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara, rritja e kërkesës globale për shkak të pakësimit të furnizimeve, nënkupton se çmimet në pompat e benzinës janë rritur edhe në BE.

Por, BE-ja është më e varur nga të ashtuquajturat produkte të rafinuara të naftës, që do të thotë materiale që burojnë nga përpunimi i naftës së papërpunuar, sikurse dizeli, asfalti dhe veçmas kerozina, që është thelbësor për motorët e aeroplanëve modernë, me rreth 40 për qind të furnizimeve që vijnë nga Gjiri Persik.

Në letrën e Jorgensenit u tha se mungesa e këtyre produkteve “është shqetësim i veçantë në terma afatshkurtër” dhe sugjeroi që “shtetet anëtare ftohen të shqyrtojnë promovimin e masave për kursim të kërkesës, në përputhje me planet emergjente, me vëmendje të veçantë veçmas ndaj sektorit të transportit”.

Disa kompani ajrore tashmë kanë sinjalizuar se mund të reduktojnë numrin e fluturimeve në disa linja. Dërgesat e fundit të kerozinës që kaluan përmes Ngushticës së Hormuzit para mbylljes së saj pritet të mbërrijnë në Evropë javën e ardhshme.

Letra i referohet edhe rekomandimit të fundit me 10 pika të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, që përfshin masa për uljen e konsumit të energjisë, si puna nga shtëpia, reduktimi i udhëtimeve ajrore, reduktimi i përdorimit të makinave dhe përdorimi alternativ i makinave private në rrugë, ulja e kufirit të shpejtësisë me 10 kilometra në orë dhe dekurajimi i përdorimit të gazit të lëngshëm natyror për gatim.

Gjithashtu, letra u bën thirrje shteteve anëtare të shtyjnë çdo mirëmbajtje joemergjente të rafinerive dhe të rrisin përdorimin e biokarburanteve për të zëvendësuar lëndët djegëse fosile./REL

iran be

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin