8 April 2026, 00:45
Nga DOSJA

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald J. Trump, ka bërë të ditur se ka rënë dakord për pezullimin e përkohshëm të sulmeve ndaj Iranit, duke e lidhur këtë vendim me zhvillimet diplomatike në rajon.
Në një deklaratë të publikuar në platformën Truth Social, Trump deklaron se ky vendim vjen pas bisedimeve me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, dhe me shefin ushtarak pakistanez, Asim Munir.
Sipas kësaj deklarate, një armëpushim i përkohshëm dhe negociatat në vazhdim mund të hapin rrugën për një marrëveshje më të gjerë paqeje në rajon, përfshirë marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Iran, si dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.
Deklarata e plotë:
“Bazuar në bisedimet me Kryeministrin Shehbaz Sharif dhe Field Marshal Asim Munir, të Pakistanit, dhe duke qenë se ata kërkuan që unë të ndal forcën shkatërruese që po dërgohej sonte drejt Iranit, dhe me kusht që Republika Islamike e Iranit të bjerë dakord për HAPJEN E PLOTË, TË MENJËHERSHME dhe TË SIGURT të Ngushticës së Hormuzit, unë bie dakord të pezulloj bombardimet dhe sulmin ndaj Iranit për një periudhë dyjavore. Ky do të jetë një ARMËPUSHIM me dy palë!
Arsyeja për këtë është se ne tashmë kemi përmbushur dhe tejkaluar të gjitha objektivat ushtarake, dhe jemi shumë përpara në arritjen e një Marrëveshjeje përfundimtare për PAQE afatgjatë me Iranin, si dhe për PAQE në Lindjen e Mesme.
Ne kemi marrë një propozim me 10 pika nga Irani dhe besojmë se ai përbën një bazë të realizueshme për negociata. Pothuajse të gjitha pikat e ndryshme të mosmarrëveshjeve të së kaluarës janë rënë dakord midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, por një periudhë dyjavore do të lejojë që Marrëveshja të finalizohet dhe të përmbyllet.
Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si President, dhe gjithashtu duke përfaqësuar vendet e Lindjes së Mesme, është një nder që ky problem afatgjatë është pranë zgjidhjes. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!
Bota
7 April 2026, 22:59
E. D
Renditja e Forbes për miliarderët e botës mbetet në mënyrë disproporcionale mashkullore, por përqindja e grave mes njer&eum...
Bota
7 April 2026, 22:46
E.d
Foto ilustruse
Bisedimet në Kinë midis Afganistanit dhe Pakistanit për të zgjidhur një konflikt të vazhdu...
Bota
7 April 2026, 22:41
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se do të bombardojë pjesën më të madhe të infrastruktur&eum...
Bota
7 April 2026, 22:30
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti Donald Trump ka shtyrë një afat për Iranin për të arritur një marrëveshje ose për t&e...
Bota
7 April 2026, 22:20
E.d
Nënpresidenti i Iranit, Mohammad Reza Areff
IRAN- Nënpresidenti i Iranit, Mohammad Reza Areff ka deklaruar se Irani është gati pë...
Bota
7 April 2026, 22:10
E.d
Foto ilustruse
PORTUGALI- Portugalia sqaroi sot se ka miratuar 76 ulje të avionëve amerikanë n bazën e saj në Azores dh...
Bota
7 April 2026, 22:00
E.d
Kryeministri pakistanez, Shebaz Sharif
PAKISTAN- Kryeministri pakistanez, Shebaz Sharif i ka bërë thirrje presidentit, Donald Trump që t&eu...
Bota
7 April 2026, 21:41
E.d
Papa Leoni XIV
VATIKAN- Papa Leoni XIV ka folur për luftën në Iran, duke thënë se kërcënimi i presidentit Trump nd...
Bota
7 April 2026, 21:12
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Irani ka deklaruar se nëse presidenti amerikan, Donald Trump zbaton kërcënimet ata do të shënjestrojm&eu...
Bota
7 April 2026, 21:02
E.d
Masoud Pezeskian
IRAN- Presidenti i Iranit, Masoud Pezeskian, theksoi se ai dhe 14 milionë iranianë kanë thënë...