LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Ukrainë hyn në vitin e pestë, mes negociatash e luftimesh

Shifrat për viktimat ndryshojnë, mirëpo sipas një raporti të publikuar së fundmi, besohet se numri i të vrarëve, plagosurve dhe të zhdukurve shkon në deri 1.2 milion rusë dhe 500-600.000 ukrainas.

24 February 2026, 10:29 Nga I.A
Lufta në Ukrainë hyn në vitin e pestë, mes negociatash e
Lufta

UKRAINË- Ukraina ka hyrë në vitin e pestë të luftës së nisur nga Rusia - konflikti më i madh i armatosur në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore - teksa trupat ushtarake ukrainase mbajnë vijën e frontit nga sulmet e ashpra në llogoret e ngrira. Përgjatë gjithë kësaj kohe, civilët janë përballur me sulme masive me dronë dhe raketa, të cilat e kanë dëmtuar rëndë sistemin energjetik, mes motit të acartë të dimrit.

Shifrat për viktimat ndryshojnë, mirëpo sipas një raporti të publikuar së fundmi, besohet se numri i të vrarëve, plagosurve dhe të zhdukurve shkon në deri 1.2 milion rusë dhe 500-600.000 ukrainas.

Konflikti, gjithashtu, i ka zhvendosur miliona ukrainas prej shtëpive të tyre.

Banka Botërore ka thënë se rimëkëmbja e ekonomisë ukrainase do të kushtonte 588 miliardë dollarë brenda një dekade.

Mirëpo, në mënyrë që ky proces të fillojë, lufta duhet të marrë fund.

Negociatat për paqe, të lansuara nga presidenti amerikan Donald Trump pasi e ka marrë mandatin presidencial në janar të vitit 2025 nuk kanë shënuar ndonjë përparim të madh – ndonëse runde të bisedimeve do të vazhdojnë të zhvillohen më vonë gjatë javës, sipas autoriteteve ukrainase.

Në rundin e fundit të bisedimeve, i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff ka thënë se është arritur “përparim i dukshëm”, por pa dhënë më shumë hollësi, dhe që të dyja palët janë pajtuar që të punojnë drejt arritjes së një marrëveshjeje.

“Mendoj që me kalimin e kohës, të dyja palët janë duke e vërejtur një rritje presioni – si ekonomik, ashtu edhe sa i përket politikës së jashtme – nga Shtetet e Bashkuara”, ka thënë analisti politik Anton Penkovsky për televizionin Current Time të Radios Evropa e Lirë.

“Secilën herë e më shumë po dëgjojmë pyetje specifike për territoret, çështjen e Donbasit”, ka shtuar ai.

Pas disa muajve të bisedimeve, çështja territoriale mbetet njëra prej pengesave kryesore për paqe. Rusia kërkon nga Ukraina që të heqë dorë nga territori që zotëron në rajonin e Donbasit, pavarësisht se nuk ka arritur ta marrë atë me forcë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka refuzuar të gjitha diskutimet në këtë drejtim, duke thënë se i duhet të mbajë referendum, por beson që ukrainasit nuk do të pajtoheshin kurrë për dorëzim të tokës.

Në adresimin e tij për të shënuar përvjetorin e katërt të luftës së nisur nga Rusia, Zelensky ka thënë se Ukraina do të bëjë gjithçka për të siguruar paqe dhe drejtësi.

“Putini nuk i ka arritur synimet e tij. Nuk i ka thyer ukrainasit. Ai nuk e ka fituar këtë luftë. Ne i kemi ruajtur ukrainasit dhe do të bëjmë gjithçka për të garantuar paqe dhe drejtësi”, ka thënë ai përmes një video-adresimi të lëshuar më 24 shkurt.

Më 24 shkurt, ditën e përvjetorit, Zelensky do të mbajë fjalim me video-lidhje para Parlamentit Evropian, dhe do të mirëpresë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian në Kiev.

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore zyrtare dhe do të shohin nga afër infrastrukturën e energjisë të dëmtuar nga sulmet ruse me raketa, sipas komunikatave për shtyp të BE-së.

Kombet evropiane kanë tentuar që të mbushin zbrazësinë prej kur presidenti Trump ka vendosur që të zvogëlojë në masë të madhe mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Nën skemën e NATO-s, shtete evropiane tani blejnë armë amerikane dhe pajisje tjera ushtarake për Ukrainën, teksa vazhdojnë të dërgojnë edhe furnizime të veta në Kiev.

Vitin e kaluar disa vende evropiane, plus Kanadaja me aleatë tjerë, e kanë formuar atë që njihet si “Koalicioni i Vullnetit” për të koordinuar mbështetjen ukrainase dhe për të bërë përgatitje për një mision potencial paqeruajtës pasi të përfundojë lufta.

Ky koalicion do të mbajë një video-konferencë më 24 shkurt, nën udhëheqjen e kryeministrit britanik, Keir Starmer dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Angazhimi i trupave ushtarake perëndimore në Ukrainë është kërkesë edhe e Kievit. Ai kërkon garanci të sigurisë, në mënyrë që Moska të mos shfrytëzojë ndonjë pushim vetëm për t’u riarmatosur dhe për të kryer sulme tjera në të ardhmen.

Edhe kjo është çështje problematike, pasi zyrtarët e Kremlinit nuk e pranojnë assesi idenë e angazhimit të trupave perëndimore në Ukrainë. Shumë analistë madje besojnë se Rusia nuk është e interesuar për paqe.

“Plani i saj është që t’i dërmojë kapacitetet e Ukrainës për të rezistuar”, ka shktuar Jack Watling prej Instituti Royal United Services më 23 shkurt.

“Rusët besojnë se mund ta shtyjnë përpara luftën deri më 2027 dhe e shohin procesin aktual të negociatave si mjet për ta futur në pykë aleancën transatlantike”.

Me 23 shkurt, teksa u ka dhënë medalje disa ushtarëve që kanë luftuar në Ukrainë, Putin nuk ka dhënë sinjale se synon ndaljen e luftës.

“Ju qëndroni me vendosmëri për Rusinë”, u ka thënë ai ushtarëve.

“Ne i nderojmë të gjithë ata që duke rrezikuar jetën e tyre, por me kurajë dhe trimëri, me dashuri për Rusinë, i mbrojnë kufijtë tanë”, ka deklaruar ai, duke përsëritur qëndrimin se Rusia është duke e mbrojtur veten, kur në fakt është duke pushtuar pjesë të mëdha të territorit të Ukrainës dhe ka ambicie edhe për më shumë. Duke folur për një ekip të Radios Evropa e Lirë në Kramatosrk, qytezë në lindje të Ukrainës që është nën sulme të vazhdueshme ruse, një banore lokale ka folur me shumë dëshirë për paqen që e presin të gjithë në Ukrainë.

“Uroj që të pajtohen për diçka të mirë. Lutemi për këtë gjë. Njerëzit kanë vuajtur aq shumë”, ka thënë ajo.

Teksa ajo e ka përfunduar urimin, një shpërthim i madh është dëgjuar në afërsi./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin