LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Ukrainë: Investues privatë për rindërtimin?

Këtë javë, bashkësia ndërkombëtare po takohet për të diskutuar rindërtimin e Ukrainës. Fokusi është kryesisht te sektori privat. Por edhe Ukraina ka punë për të bërë.

22 June 2023, 08:00 Nga k.m.
Lufta në Ukrainë: Investues privatë për rindërtimin?
Foto ilustruese

411 miliardë dollarë amerikanë, ose rreth 383 miliardë euro, nevojiten që Ukraina të rindërtohet pas një viti lufte të agresionit rus. Ky është të paktën vlerësimi i bërë në mars 2023 nga Banka Botërore në bashkëpunim me qeverinë ukrainase, Komisionin Evropian dhe OKB. Këto kosto duhet të shtrihen në dhjetë vjet dhe të mbulohen nga investimet private dhe publike. Sipas agjencisë së lajmeve dpa, vetë Ukraina e vlerëson dëmin në 750 miliardë dollarë. Dhe Komisioni Evropian thotë në faqen e tij të internetit se për sa kohë që lufta e agresionit të Rusisë në Ukrainë vazhdon, shuma e plotë e dëmit nuk mund të vlerësohet ende.

Vetëm në vitin 2023, Ukrainës do t'i nevojiten 14 miliardë dollarë amerikanë (12.8 miliardë euro) për të rindërtuar infrastrukturën dhe ndërtesat, ka llogaritur Banka Botërore. Këto janë shifrat që do të diskutohen edhe këtë javë në Londër.

Këtë të mërkurë dhe të enjte, Britania e Madhe po bashkëorganizon me Ukrainën një konferencë ndërkombëtare për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta. Përveç Sekretarit të Shtetit të SHBA Blinken, pritet të marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen si dhe ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe ministrja e Zhvillimit Svenja Schulze (SPD).

Në korrik 2022, "Parimet e Luganos" për rindërtimin e Ukrainës u miratuan në një takim në Zvicër (Lugano).Në korrik 2022, "Parimet e Luganos" për rindërtimin e Ukrainës u miratuan në një takim në Zvicër (Lugano).

Formati bazë i konferencës ka disa vite që ekziston; në vitin 2022, ajo u shndërrua në një konferencë rindërtimi në Lugano të Zvicrës. Rreth dyzet shtete dhe disa organizata ndërkombëtare kishin rënë dakord më pas me Ukrainën për shtatë elementë - parimet e Luganos - të cilat do të drejtonin rindërtimin. Sipas këtyre parimeve, Ukraina duhet të udhëheqë dhe avancojë vetë procesin e rindërtimit, por gjithashtu të forcojë sistematikisht sundimin e ligjit dhe të luftojë korrupsionin në mënyrë më efektive. Përveç kësaj, financimi për rindërtimin duhet të jetë i drejtë dhe transparent. Atëherë mungonin premtimet konkrete financiare.

A do të ketë premtime konkrete?

Këtë herë duket se është ndryshe. Një ditë përpara konferencës, Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken njoftoi një paketë "të fuqishme" ndihme për konferencën e Ukrainës. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen la të kuptohet gjithashtu për ndihmë shtesë për Ukrainën të martën. Ajo u kërkoi vendeve anëtare të BE-së të rrisin buxhetin aktual të BE-së, në veçanti të vënë në dispozicion një rezervë financiare prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën për vitet 2024 deri në 2027. Kjo paketë do të përfshijë si grante ashtu edhe kredi dhe do të shërbente gjithashtu si një nxitje për financues të tjerë. Shtetet Anëtare dhe Parlamenti tani duhet të votojnë për këto propozime.

André Härtel, i fondacionit me qendër në Berlin Shkenca dhe Politika, e sheh njoftimin e Komisionit Evropian si një përpjekje për të shmangur disi angazhimet konkrete financiare përpara konferencës. Sipas André Härtel, diskutimet po vazhdojnë aktualisht për të përcaktuar se çfarë financimi fillestar nga aktorët publikë mund të stimulojë mjaftueshëm sektorin privat për t'u përfshirë më shumë në rindërtimin e Ukrainës..

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen flet në një konferencë shtypi pas një takimi të Kolegjit të Komisionerëve Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen flet në një konferencë shtypi pas një takimi të Kolegjit të Komisionerëve

Paratë duhet të vijnë edhe nga privatët

Sipas kryeministrit britanik, në konferencë pritet të marrin pjesë më shumë se 1000 personalitete ndërkombëtare nga 61 vende si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe qindra sipërmarrës e drejtues të lartë. Sipas informacioneve të tij, qeveria britanike po punon për të prezantuar një sërë instrumentesh të zhdërvjellta dhe të shpejta për t'u zbatuar, si një platformë digjitale që lejon bizneset ukrainase të lidhen më mirë me lojtarët globalë në të ardhmen.

Sipas André Härtel-it, një nga temat qendrore të konferencës nuk është vetëm çështja se si të motivohen donatorët privatë, por edhe si të minimizohen rreziqet e investimeve të tilla private. Për sa kohë që Ukraina është në luftë, këto rreziqe janë veçanërisht të larta. Aktualisht, një propozim në këtë kuptim është ende duke u zhvilluar në nivele të ndryshme, shpjegon André Härtel. Në konferencë, eksperti në Evropën Lindore pret përparim konkret se si mund të sigurohen investimet private, për shembull përmes modeleve të reja të sigurimit. Megjithatë, ai nuk pret fonde të konsiderueshme nga sektori privat derisa të ketë një armëpushim ose një traktat paqeje, tha Härtel për DW.

Ukraina duhet të krijojë mjedis të favorshëm për investime

I takon Ukrainës që të krijojë mjedisin më të mirë të mundshëm për të tërhequr këto investime, tha të martën Sekretari amerikan i Shtetit Blinken në prag të konferencës në Londër.

Eksperti Härtel beson se rindërtimi i suksesshëm dhe garancitë e sigurisë duhet të ecin paralelisht. Problem mbetet edhe korrupsioni në vend, me gjithë përmirësimet e viteve të fundit. Sipas Härtel-it, kjo "i jep dhimbje koke Perëndimit - për sa i përket së ardhmes, për sa i përket rindërtimit". Nga këndvështrimi i tij, duhet të ketë një formë kontrolli ligjor - veçanërisht përballë fondeve të ardhshme. Kjo, për shembull, mund të ushtrohet duke hapur procedurën për anëtarësim në BE. Që nga vera e vitit 2022, Ukraina ka qenë një kandidate për anëtarësim në BE dhe tani duhet të ndërmarrë reforma të mëdha, përpara se të fillojnë negociatat faktike./DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin