LIVE UPDATES
Bota

Luftë apo arrati? Lufta përçan shoqërinë në Ukrainë

Në Karpate ndihet rritja e tensioneve në radhët e shoqërisë ukrainase. Burrat e zhgënjyer përpiqen të arratisen, për t’i shpëtuar rekrutimit në ushtri. Mbrojtësit e kufirit janë në gatishmëri për t’i ndaluar ata.

9 September 2024, 08:52 Nga I.A
Luftë apo arrati? Lufta përçan shoqërinë në
Lufta

UKRAINË- Karpatet në jugperëndim të Ukrainës. Raketat dhe dronët rusë fluturojnë rrallë këtu. Megjithatë pikërisht në këtë zonë idilike po ndihen tensione në rritje. Të dëshpëruar disa ukrainas përpiqen të largohen nga vendi nëpërmjet maleve. Ndërsa të tjerë vijnë në male për të pushuar.

Se çfarë mund të shkaktojnë tensionet, kjo duket qartë në qytezën Voroça, që jeton prej turizmit. Meqënëse ushtria ukrainase qendron në hyrje të qytezës për të rekrutuar meshkujt, banorët druajnë se do t'u bjerë biznesi, nëse forcat e punës tërhiqen për në front. Ka pasur përplasje fizike, që kanë tërhequr vëmendjen në mbarë vendin. Qindra kilometra larg nga fronti jeta në Voroça duket normale. Të paktën në sipërfaqe. Sepse barra e luftës ndihet vazhdimisht edhe këtu në këtë zonë pushimesh.

"Ne kemi jetuar prej turizmit. Tani nuk ka më turistë. Me çfarë të jetojmë tani?”, thotë taksisti Vasyli.

Një pyetje kjo që i drejtohet udhëheqjes së Ukrainës. Sepse ligji i ashpërsuar për rekrutimet në ushtri është shkak për problemet me të cilat po përballet kjo zonë. Në korrik ushtria vendosi në hyrje të Voroças një pikë kontrolli.

Lufta i ngarkon njerëzit psiqikisht duke shkaktuar agresion në shoqëri

Kjo i frikëson turistët në moshë ushtrie. Dëgjohen të bërtitura e disa burra përplasen fizikisht mes tyre. Voroça po tërheq vëmendjen e medias në mbarë vendin. Kryetari i bashkisë, Oleh Dsemjuk, turpërohet nga këto imazhe. Që trazirat të mos përshkallëzohen, ai bën thirrje për më shumë dialog ndërmjet politikës, ushtrisë dhe shoqërisë.

"Lufta i ngarkon shumë njerëzit psiqikisht. Nëse njeriu është i dobët psiqikisht, situata menjëherë mund të kthehet në formë agresioni. Situata ekonomike në shtet është e vështirë. Njerëzit janë varfëruar e kjo pa pasoja."

Edhe për Jurij dhe Svitlana Hrynkiv, që menaxhojnë një bujtinë në Voroça. Me një pishinë natyrore, sauna dhe pyll. Deri në 70 vetë mund të strehohen këtu. Por krahasuar me një vit më parë sivjet ka pasur 50 përqind më pak rezervime. Për punë riparimesh në qytezë burrat mungojnë.

Jurij Hrynkiv: „Shumë zanatçinj janë në front. Ka shumë shumë burra nga kjo zonë në front. Çfarë të them. Ne tani na duhet të gjitha punët t'i përballojmë vet."

Paratë mungojnë e punët shtohen. Këtyre problemeve u shtohet edhe errësira e ndërprerjet e rrymë elektrike, për shkak të shkatërrimit të centraleve. Na duhet t'u bëjmë ballë të gjithave me këto probleme. Por  Jurij ka pjestarë të familjes në front. Disa nga shokët e tij të ngushtë janë vrarë në luftë. Ai akuzon perëndimin që nuk po jep ndihma dhe ndjen dhimbje. Jurij Hrynkiv thotë, se „çdo familje ka këtë ndjenjë. Kjo nuk prek vetëm ata që janë larg. Ata që shkojnë me pushime, si deputetët, në parlamente – në SHBA, ndonëse këto shtete dikur na garantonin ne sigurinë”.

Vetëm nga Voroça e vogël kanë shkuar mbi 200 burra e gra në luftë – 13 prej tyre janë vrarë. Nga frika prej një fati të tillë mijëra burra kanë vendosur të arratisen. Ata fshihen në pyjet e dendura, kalojnë lumenjtë. Në disa raste përpjekjet për t'u arratisur përfundojnë me vdekje.

Ukraina investon për ruajtjen e kufijve jugperëndimorë

Udhëtim në një vend diku në kufirin mes Ukrainës dhe Rumanisë. Truproja e kufirit është përgjegjëse, që askush të mos largohet nga vendi ilegalisht. Pyesim një nga rojet: A keni mirëkuptim për ukrainasit që arratisen nga frika? „Frikë kanë të gjithë. Por për ndonjë arsye disa e përmbushin detyrimin e tyre, duke i bërë ballë frikës, ndërsa të tjerë duan t'i shmangen detyrimit të rye. Përse disa duhet të mbrojnë vendin, ndërsa të tjerët shmangen?", thotë ai.

Një dilemë: Shtetit i duhen burra, që ta mbrojnë atë. E shteti duhet të kujdeset që tensionet në rritje të mos shkaktojnë përçarjen e shoqërisë. Roja i kufirit Maksymjuk vë në pikëpyetje edhe praktikën arbitrare të rekrutimit.

Ushtari i kufirit Vasyl Maksymjuk thotë: „Kur një njeri ka vërtetë frikë, përse duhet dërguar ai në front? Lëreni atë në vijat e pasme të kujdeset për furnizimet."

E meqënëse nuk ndodh kështu, rojet e kufirit kanë shumë punë, si asnjëherë më parë. Segmenti që ata ruajnë, na thonë, është aktualisht zona me kalimet më dinamike. Çdo moment mund të ndodhë diçka. Maksymjuk dhe kolegët e tij me një qen të stërvitur kontrollojnë çdo kilometër. Gardhe të reja, dronë vrojtues, personel shtesë dhe kamera me rreze infra të kuqe -  Ukraina është e detyruar të investojë më shumë para për mbrojtjen e kufijve të saj qindra kilometra në jugperëndim.

Vetëm pak metra nga Rumania: Papritur gjithçka zhvillohet shpejt. Një burrë çan gardhin me tela me gjemba dhe vrapon. Vetëm pak metra përpara kufirit rumun atë e ndalojnë ushtarët e kufirit.

Burri është i qetë. Nuk mbrohet. Ai e di, që për tentativë kalim kufiri e pret një dënim me gjobë. Pyetjeve që i drejtojmë ne lidhur me përpjekjen për t'u arratisur ai nuk u përgjigjet. "As indinjatë dhe as gëzim", na thotë Vasyl Maksimjuk.

Ligji i luftës i kufizon të drejtat themelore, që në kohë paqeje janë të pacënueshme. Edhe sa mund t'i durojë këto shoqëria demokratike?

Çdo ditë në Ukrainë varrosen ushtarë 

Fshatrat piktoreskë po zbrazen, vuajtjet po shtohen dhe me këtë po humbet edhe mirëkuptimi ndaj atyre, që i shmangen shërbimit në luftë. Nga fshati im të gjithë janë regjistruar vullnetarisht në front, rrëfen Ljubov Popovyç. „Askush nuk ka shkuar në ushtri, sepse e kanë rekrutuar. Kështu ishte në fillim të luftës. Ndërsa tani njerëzit përpiqen të shpëtojnë si e ku të munden."

Bubnyshe ka qenë dikur një fshat me 500 banorë. Pastaj dhjetra burra shkuan në front, baballarë e familjarë. Katër prej tyre u vranë. Shumë të tjerë kanë humbur këmbë e duar. "Natyrisht unë nuk dua që t'ia japim Rusisë territoret tona, ose që gjithçka të përfundojë në qorrsokak. Njerëzit vdesin, vdesin, vdesin dhe nuk ka asnjë rezultat.", thotë i menduar banori Ljubov Popovyç.

Në varrezat e ushtarëve në Lviv ndërkohë ka qindra varre, pothuajse çdo ditë shtohen varre të reja. Rreth 900 ditë që pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës shoqëria është dërmuar e pasojat ndihen edhe në pjesën perëndimore të Ukrainës, që në dukje konsiderohet si më e sigurtë.

Ceremonitë e përmortshme në Lviv janë kthyer në rutinë. Pjesëmarrja e shoqërisë është e madhe. Në hidhërimin e tyre njerëzit pavarësisht tensioneve qendrojnë të bashkuar. E ata janë të bashkuar edhe me shpresën për një paqe të drejtë./DW

vasyl maksimjuk lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin