29 July 2024, 07:20
Nga N.F
Nicolas Maduro
VENEZUELË- Presidenti Nicolas Maduro ka fituar zgjedhjet presidenciale të Venezuelës dhe ka siguruar mandatin e tij të tretë, sipas rezultateve të publikuara nga këshilli zgjedhor i vendit. Me 80% të votave të numëruara, Maduro siguroi 51.20% të votave dhe Gonzalez Urrutia rreth 44%.
Më herët, opozita, nga ana tjetër, siguroi se ka të gjitha arsyet për të “festuar” rezultatin, ndërsa u bëri thirrje mbështetësve të qëndrojnë në qendrat e votimit, për të garantuar transparencën dhe besueshmërinë e numërimit.
“Rezultatet nuk mund të fshihen. Vendi ka zgjedhur në mënyrë paqësore ndryshimin”, siguroi Gonzalez Urrutia përmes X rreth orës 23:00, përpara se të shpalleshin rezultatet.
Nga ana e saj, Maria Korina Machado, një figurë drejtuese e opozitës, kërkoi që forcat e armatosura të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve.
“Mesazhi për ushtrinë. Populli venezuelian ka folur: ata nuk e duan Maduro-n”, argumentoi ajo më herët, gjithashtu nëpërmjet X. “Është koha për të qëndruar në anën e duhur të historisë. Ju keni një shans, dhe është tani."
Nga ana e saj, qeveria amerikane bëri thirrje për një “numërim të drejtë dhe transparent”, me kreun e diplomacisë amerikane, Anthony Blinken, duke kërkuar që rezultatet të bëhen publike në detaje, si garanci për transparencë dhe llogaridhënie.
Qeveria amerikane "lavdëron popullin venezuelian për pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale të 28 korrikut, pavarësisht sfidave të mëdha dhe shqetësimeve të thella rreth procesit," tha zoti Blinken. “Tani që votimi është mbyllur, është jetike që çdo votë të numërohet në mënyrë të drejtë dhe transparente”, shtoi Sekretari i Shtetit i Presidentit Joe Biden.
nicolas maduro venezuele
Bota
28 July 2024, 22:57
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Pesë persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën pas sulmeve ruse të shtunën dhe ...
Bota
28 July 2024, 22:53
N.F
Tel Aviv
TEL AVIV- Lindja e Mesme u përgatit të dielën për mundësinë e rritjes së dhunës pasi autoritetet izraelite...
Bota
28 July 2024, 22:34
N.F
Qen endacak
TURQI- Thirrja e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për vrasjen e qenve të rrugës ka nxitur zemërim që analist...
Bota
28 July 2024, 22:30
N.F
Giorgia Meloni dhe Li Qiang
ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u zotua se do të “rinisë” bashkëpunimin me Kinë...
Bota
28 July 2024, 22:04
N.F
Trump
SHBA- Donald Trump në një reagim të tij të fundit ka mbrojtur truprojat femra të cilat ishin në krye të detyrë...
Bota
28 July 2024, 21:47
N.F
Stërvitje
TAJVAN- Tajvani po kryen stërvitje të mëdha ushtarake me synimin për të rritur gatishmërinë e trupave dhe...
Bota
28 July 2024, 21:31
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Demokratët kanë paralajmëruar se ish-Presidenti Donald Trump do të shkatërrojë institucionet demokratik...
Bota
28 July 2024, 20:04
N.F
Millosh Zhujoviç
SERBI- Babai i Millosh Zhujoviçit thotë se nuk u habit kur mori vesh se djali i tij 25-vjeçar kreu “s...
Bota
28 July 2024, 19:17
N.F
Foto ilustruese
POLONI- Një alarm ra në Poloni për helmimin me klor në një nga pishinat e Varshavës. Më shum&e...
Bota
28 July 2024, 18:48
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Rusia tha se forcat e saj kanë marrë kontrollin e dy fshatrave në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, teksa for...