19 March 2023, 10:43
Nga A.B
Takimi
SHBA- Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, Adrienne Watson, ka reaguar për takimin në Ohër, në të cilin kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiç janë pajtuar që ta implementojnë zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar më 27 shkurt në Bruksel. Në një postim në profilin e saj në Twitter, Watson e ka mirëpritur dakordësimin për zbatimin e marrëveshjes.
“Ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga SHBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në reagimin e saj.
Çfarë ndodhi dje në Ohër?
Ditën e djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, u takuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian.
Ndërmjetësues ishin diplomatët evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Dy palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kurti dhe Vuçiç e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave.
dialogu kosove-serbi
Bota
19 March 2023, 10:28
A.B
Jovan Radulović Jodžir
MAL I ZI- Në mesin e 7 kandidatëve për presidenti në Mal të Zi, është edhe një influenc...
Bota
19 March 2023, 09:48
A.B
Suella Braverman
BRITANI E MADHE- Sekretarja e Brendshme në Britani Suela Braverman ka nënshkruar një përditësim të marrë...
Bota
19 March 2023, 09:39
A.B
Bajram Begaj
TIRANË-Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas marrëveshjes së arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut ...
Bota
19 March 2023, 08:52
A.B
Procesi i votimit
MAL I ZI- Nga ora 08:00, sipas të dhënave nga Qendra për Tranzicionin Demokratik (CDT), 2.9 për qind e votuesve ...
Bota
19 March 2023, 08:38
A.B
Maria Tsalla
GREQI- Zbulimi i kohëve të fundit në Greqi! Një spiune ruse, Irina Alexandrovna-Smireva, qarkullonte në Greqi me emri...
Bota
19 March 2023, 08:33
A.B
Albin Kurti
SHBA-Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të m...
Bota
19 March 2023, 08:30
A.B
Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ka vizituar qytetin e pushtuar ukrainas të Mariupolit. Ai bëri atë që media shtetërore ...
Bota
19 March 2023, 08:20
A.B
Peshq
AUSTRALI- Miliona peshq të ngordhur kanë bllokuar një pjesë të madhe të lumit pranë një qyteti të l...
Bota
19 March 2023, 08:16
A.B
Pasojat e termetit
EKUADOR- Një tërmet me magnitudë 6.5 goditi Ekuadorin një ditë më parë. Raportohet se janë 14 vi...
Bota
19 March 2023, 07:43
A.B
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Opozita në Kosovë nuk e sheh një sukses arritjen e dakordësisë dje në Ohër mes Kurtit dhe V...