8 July 2024, 11:15
Nga M.B
Më shumë se 4.000 persona marrin pjesë në "Marshin e Paqes" këtë vit.
SREBRENICA- Më 8 korrik, më shumë se 4.000 pjesëmarrës u nisën nga Nezuk, afër Tuzllës, në marshin prej 100 kilometrash drejt Srebrenicës. “Marshi i Paqes” organizohet për të nderuar viktimat e gjenocidit të vitit 1995 të kryer në zonën që ishte nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara.
Pjesëmarrësit do të ecin për tre ditë në rrugët e njëjta që përdorën banorët e Srebrenicës, teksa tentuan të kalonin në Tuzlla apo Kladnje në korrik të vitit 1995. Pjesëmarrësit planifikojnë të arrijnë në Potoçari më 10 korrik, në mënyrë që një ditë më pas të marrin pjesë në ngjarjet që shënojnë përvjetorin e gjenocidit dhe funeralet kolektive në Qendrën Memoriale për Srebrenicën në Potoçari.
“Marshi i Paqes” organizohet që nga viti 2005 dhe numri i pjesëmarrësve është rritur çdo vit.
Qëllimi i kësaj ngjarjeje është që të ndërtojë, përmirësojë dhe nxisë kulturën e përkujtimit të gjenocidit kundër boshnjakëve në Srebrenicë. Gjatë ecjes treditore, pjesëmarrësit do të ecin mbi 30 kilometra në ditë. Rruga është e shënjuar dhe pjesëmarrësve u jepet ujë, ushqim dhe ndihmë mjekësore, nëse është e nevojshme.
Në korrik të vitit 1995, trupat e Ushtrisë së Republikës Sërpska vranë më shumë se 8.300 boshnjakë në Srebrenicë dhe qytetet përreth. Më 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë lëshoi një vendim që thotë se Ushtria e Republikës Sërpska kreu gjenocid në Srebrenicë në korrik të vitit 1995. Atëbotë, Srebrenica ishte zonë e mbrojtur e OKB-së.
Gjykata e njëjtë gjeti se Serbinë fajtore për mosparandalimin e gjenocidit. Gjykata po ashtu tha se Serbia ka shkelur obligimin për të ndëshkuar kryesit e gjenocidit. Para këtij vendimi, disa gjykata kanë dënuar më shumë se 50 persona me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime lufte në Srebrenicë. Në mesin e tyre janë edhe ish-presidenti i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiç, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq. Të dy janë dënuar me burim të përjetshëm./ REL
serbrenica
Bota
8 July 2024, 10:28
M.B
Letrat ngjitëse që u gjetën në Mitrovicë të Veriut.
KOSOVA- Një i mitur është arrestuar në Mitrovicë...
Bota
8 July 2024, 08:47
M.B
Marine Le Pen
FRANCA- Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, partia e së cilës u rendit e treta pas rezultate...
Bota
8 July 2024, 08:34
M.B
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe presidenti kinez, Xi Jingping. Pekin, 8 korrik 2024.
KINA- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ësht&...
Bota
8 July 2024, 07:56
M.B
Statuja e Marianës me fishekzjarre në sfond ndërsa njerëzit mblidhen në Place de la Republique pas rezultateve të pjesshme, Pari...
Bota
8 July 2024, 07:38
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Në fjalimin e tij të vitit 1949, gjatë nënshkrimit të Traktatit të Atlantikut Verior, në Uashingto...
Bota
7 July 2024, 22:58
N.F
Foto ilustruese
MOSKË- Kryeministri indian Narendra Modi do të shkojë në Rusi të hënën për një vizitë dyd...
Bota
7 July 2024, 22:51
N.F
Jean-Luc Mélenchon
FRANCË- Rally Kombëtare e ekstremit të djathtë të Francës pritej të fitonte këto zgjedhje...
Bota
7 July 2024, 22:43
N.F
France
FRANCË- Një aleancë e majtë ishte në rrugën e duhur për t'u bërë forca më e madhe në...
Bota
7 July 2024, 22:40
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Aktivistët në Gjeorgji po punojnë të nxjerrin në pah mizoritë e kryera nga trupat ruse dhe grup...
Bota
7 July 2024, 22:25
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Javën që vjen, gjatë një takimi të nivelit të lartë që mbahet në Uashington, NATO pritet...