Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
MASAKRA në spitalin në Gaza, Izraeli publikon prova: Nuk e shkaktuam ne shpërthimin
Gjatë konferencës për shtyp Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se ata kishin tashmë informacione të mjaftueshme ku tregojnë se Izraeli nuk kishte goditur spitalin.
18 October 2023, 10:14Nga a.l
Daniel Hagari
IZRAEL- Mbi 500 persona humbën jetën nga sulmi në një spital në Gaza ndërkohë që si Izraeli dhe Hamas kanë akuzuara njëra-tjetrën. Ushtria izraelite konfirmoi pas një kontrolli të sistemeve të mbikëqyrjes nuk ishin raketat izraelite por raketat e Xhihadit Islamik që goditën një spital në Gaza mbrëmjen e së martës.
Gjatë konferencës për shtyp Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se ata kishin tashmë informacione të mjaftueshme ku tregojnë se Izraeli nuk kishte goditur spitalin.
“Tani kemi informacione të mjaftueshme, na është dashur kohë, por duhet të themi të vërtetën, spitali nuk është goditur nga izraelitët”, tha gjatë konferencës për shtyp Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite, raporton The Guardian.
Ai gjithashtu shtoi se në orët në vazhdim ata do të kenë dëshmi përsa i përket pretendimeve të tyre dhe se do të publikojnë biseda në gjuhën arabe që tregojnë se ishte Xhihadi Islamik.
Prova
“Në orët e ardhshme do të ofrojmë dëshmi për pretendimet tona. Në kohën e të shtënave nuk po udhëhiqnim kurrfarë operacioni ajror në afërsi të spitalit dhe raketat që goditën objektin nuk ishin tonat”, tha ndër tjera Hagari duke shtuar se ushtria do të publikojë “bisedat në gjuhën arabe që tregojnë se ishte Xhihadi Islamik”, tha Hagari.
Prova
Çfarë dimë deri më tani?
Konflikti filloi të shtunën e kaluar kur Hamasi nisi Operacionin Al-Aksa Flood kundër Izraelit, një sulm i papritur i shumëfishtë duke përfshirë një breshëri lëshimesh raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit. Hamasi tha se operacioni ishte në hakmarrje për sulmin ndaj Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve. Ushtria izraelite më pas nisi operacionin Shpatat e Hekurt kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës. Përgjigja e Izraelit është shtrirë në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nga një rrethim gjymtues që nga viti 2007. Mbi 3,500 njerëz janë vrarë që nga shpërthimi i konfliktit më 7 tetor, duke përfshirë 2,215 palestinezë dhe 1,400 izraelitë.