Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Mbërrin në Kosovë komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali italian Barduani, merr detyrën më 11 tetor
Ambasada italiane përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se ambasadori De Riu e ka pritur ngrohtësisht komandantin e ri të KFOR-it, i cili zyrtarisht merr drejtimin e forcës paqeruajtëse të NATO-së në Kosovë më 11 tetor.
4 October 2024, 17:47Nga N.F
Antonello de Riu dhe Enrico Barduani
KOSOVË- Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello de Riu, ka pritur ditën e sotme në aeroport komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral majorin Enrico Barduani.
Ambasada italiane përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se ambasadori De Riu e ka pritur ngrohtësisht komandantin e ri të KFOR-it, i cili zyrtarisht merr drejtimin e forcës paqeruajtëse të NATO-së në Kosovë më 11 tetor.
“Kjo shënon herën e 14-të të udhëheqjes së misionit të NATO-s nga Italia, duke riafirmuar përkushtimin tonë të palëkundur ndaj sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftim. Gjenerali italian Barduani e zëvendëson krye të KFOR-it gjeneralin turk Ozkan Ulutas.
???????? Amb. De Riu today warmly welcomed the new @NATO_KFOR Commander, MG Enrico Barduani, who officially takes the lead on October 11th. This marks ???????? 14th time leading NATO’s mission, reaffirming our unwavering dedication to ????????security???? pic.twitter.com/gonoNH8Am1