1 November 2024, 10:05
Nga M.B
Supremacistët e bardhë gjatë një marshi me flakadanë në Sharlotsvill të SHBA-së më 11 gusht 2017. Në këtë marsh ishte i pranishëm edhe asistenti politik në Ambasadën hungareze në SHA, Taylor Ragg.
SHBA- Një qytetar amerikan, që shërben si asistent politik në Ambasadën hungareze në Uashington, më 2017 kishte marrë pjesë në një tubim të supermacistëve të bardhë në Sharlotsvill të Virxhinias, kur mbeti i vdekur një person që po protestonte kundër këtij tubimi, sipas një hulumtimi të kryer nga Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë.
Në shtatë vjetët e fundit, Taylor Ragg, është përfshirë në krahët konservatorë dhe të ekstremit të djathtë në skenën politike në SHBA dhe gjerësisht ka mbështetur sundimin autoritar të kryeministrit populist hungarez, Viktor Orban, si model për Shtetet e Bashkuara.
Ragg, 29 vjeç, shërben si asistent politik në Ambasadën e Hungarisë në Uashington që të paktën nga shkurti i vitit 2021, sipas fotografive të nxjerra nga ueb-faqja e Ambasadës dhe disa burime të afërta me Ambasadën. Videoja, që është analizuar nga Radio Evropa e Lirë tregon Raggun duke mbajtur një flakadan gjatë marshit të zhvilluar gjatë natës nga supermacistët e bardhë në Sharlotsvill më 11 gusht 2017, si pjesë e një proteste kundër vendimit të autoriteteve të qytetit për të larguar një statujë të gjeneralit Robert E. Lee, udhëheqës ushtarak i Konfederatës gjatë Luftës Civile Amerikane.
Pjesëmarrësit në këtë marsh brohoritën slogane nacionaliste, edhe pse pamjet filmike të analizuara nga gazetarët nuk e shfaqin Raggun, i cili mbante në duar flakadan, duke brohoritur me marshuesit e tjerë, të cilët brohoritën “Nuk do të na zëvendësoni”.
Një ditë më pas, pati përleshje mes pjesëmarrësve në protestën e quajtur “Bashkoni të Djathtën” dhe kundërprotestuesve, teksa një grua u vra kur një burrë goditi turmën e kundërprotestuesve me makinë. Shoferi u dënua për krime të urrejtjes dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Tri burime të afërta me Ambasadën hungareze në Uashington konfirmuan për Shërbimin hungarez të REL-it se personi që shihet në video gjatë marshimit me flakadanë, në vigjilje të ngjarjeve vdekjeprurëse, është Taylor Ragg.
As Raggu e as Ambasada nuk iu përgjigjën pyetjeve të dërguara nga REL- lidhur me punësimin e tij. Një muaj pas ngjarjeve vdekjeprurëse në Sharlotsvill, Ragg u bë lajm në SHBA, pasi një grua që studionte në të njëjtin universitet me të e akuzoi atë se kishte nxitur ngacmime kundër saj përmes një postimi në Facebook, ku u bënte thirrje të tjerëve të “raportojnë këtë person të paligjshëm në shkollën time që mburret për shkeljet e ligjit”.
Gruaja, Paola Garcia, ishte dërguar në SHBA nga prindërit e saj kur ishte fëmijë dhe qëndron në SHBA përmes programit të iniciuar nga ish-presidenti amerikan Barack Obama, që lejon imigrantët pa dokumente të qëndrojnë në shtet përkohësisht, nëse ata kishin arritur në SHBA kur kishin qenë fëmijë.
Presidenti i Universitetit të Transilvanisë në Leksington të Kentakit, më pas doli me një deklaratë duke thënë se postimi i Raggut ishte “i dënueshëm”. Më vonë universiteti tha se ai më nuk ishte student aty. Ragg u fotografua vitin e kaluar në Konferencën e Veprimit Politik Konservator, një konferencë vjetore që mbledh aktivistët dhe politikanët konservatorë. Ai u fotografua së bashku me Mark Ivanyo, kreun e grupit Republikanët për Rilindje Kombëtare. Ky grup avokues konservator e përshkruan veten si “nacional-populist”. Ivanyo e ka lavdëruar Orbanin, i cili e ka mbështetur për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit ish-presidentin republikan Donald Trump, duke thënë se ai është “njeri i popullit dhe për popullin”.
Që kur erdhi në pushtet më 2010, Orban ka kufizuar të drejtat civile dhe ka shtrënguar kontrollin ndaj mediave, teksa ka vazhduar të mbajë raporte me presidentin rus, Vladimir Putin, pasi Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. Raportet me Putinin e kanë përplasur Orbanin me udhëheqësit e tjerë evropianë./ REL
shba
Bota
1 November 2024, 09:59
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se i ka rrëzuar 83 dronë ukrainas mbi gjashtë rajone mëng...
Bota
1 November 2024, 09:39
M.B
Matthew Miller
SHBA- Shtetet e Bashkuara kritikuan qeverinë e Serbisë për shkak të miratimit të një projektligji mbi juridiks...
Bota
1 November 2024, 09:35
M.B
Jamshid Sharmahd në një gjykatë në Iran më 2022.
GJERMANIA- Gjermania do t’i mbyllë që të tri konsullatat ira...
Bota
1 November 2024, 09:03
M.B
Foto ilustruese
AZIA- Koreja e Veriut u përpoq t’i shfaqë muskujt duke e testuar një raketë të re balistike ndërkontine...
Bota
1 November 2024, 08:44
ZH.LL
Logo e TEMU
Margrethe Vestager është e shqetësuar për artikujt e falsifikuar që shiten përmes TEMU dhe prandaj dëshiron ...
Bota
1 November 2024, 08:35
ZH.LL
Foto ilustruese
RUSI- Sipas qeverisë amerikane rreth 8,000 ushtarë nga Koreja e Veriutkanë arritur tashmë në rajonin kufitar ...
Bota
1 November 2024, 08:26
zh
Logo e Vokswagen
GJERMANI- Termi "Zeitenwende" (pika e kthesës) është aktualisht në trend. Ai u përdor nga kancelari federal Olaf&...
Bota
1 November 2024, 08:01
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës Britania e Madhe dhe Japonia mbështetën në Këshillin e Sigurimit...
Bota
1 November 2024, 08:03
ZH.LL
Pamje nga përmbytjet
SPANJA- Të paktën 158 persona kanë humbur jetën në fatkeqësinë më të madhe të p...
Bota
1 November 2024, 07:54
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është ndër temat e pakta, ...