21 August 2024, 18:57
Nga I.A
Jim Puckett
TIRANË- Drejtor Ekzekutiv i Basel Action Network Jim Puckett është ndalur gjërësisht në skandalin e mebtjeve toksike që dyshohet të kenë kaluar transit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera. I ftuar në Syri Tv, Puckett ka ngritur dyshime se të tjerë kontejnerë presin të kalojnë transit nga Porti i Durrësit, të cilat janë vërejtur nga imazhet satelitore. Sipas tij, është kërkuar inforacion zyrtar nga qeveria shqiptare për këto mbettje tejete të rrezikshme, kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë përgjigje duke shtuar se autoritetet në vendin tonë nuk kanë bërë asnjë analizë të këtyre mbetjeve.
"Na erdhi një letër më 15 korrik dhe na tregoi 4 lloje ngarkesash dhe tonazhi që ishte ngarkuar në Portin e Durrësit. Përputhej me faturat që kishim më parë me tonazhin dhe tipin, përshkruheshesin si pluhur dhe hi, nga mbetjet e çelikut. Janë mbetje të rrezikshme, sinjalizuesi kishte të drejtë. Njoftuam të gjithë autoritetet dhe linëjn e transportit, në atë moment ishin larguar mbetjet nga Shqipëria, në Mesdhe e Itali, deri në Afrikë. I kemi lajmëruar të gjithë vendet për këtë linjë transporti, MAERSK, kjo ra dakord t’i kthente mbetjet në Itali e supozohet të kthehen edhe në Shqipëri. Njoftimi na erdhi më 15 korrik, u njoftuam se ngarkesa ishta larguar dhe kishte dalë nga porti e ishte në Tajlandë. Kontaktuam qeverinë shqiptare dhe na tha se s’kishin informacion e s’kishin marrë informacion as nga eksportuesit. Që në atë kohë Shqipëria s’na ka kthyer përgjigje të rregullt, dhe ne duam të dimë si po shkon hetimi, të bëjnë analizat çfraë ka në ato kontejnerë. Besojmë se ka pirgje të tëra në port. 115 kontejnerë kanë shkuar në Kinë në fillim të vitit. Mbetet në dyshim, mendojmë se është operacion i rregullt që hyjnë aty. E kontrolluam me google earth dhe pamë ngarkesa të ngjashme me ato të sinjalizuaesit. Mendoj se ka pirgje të tjera, dhe me sa duket janë dërgesa të rregullta që dërgohen çdo muaj. Duhet të kuptojmë kush janë prodhuesit dhe eksportuesit, nëse vijnë nga eEvropa apo Shqipëria, duam t’i dimë," tha Puckett.
jim puckett
Bota
21 August 2024, 17:55
E. D
Richard Drew
SHBA- Kompania ndërkombëtare fast-food McDonald ka qenë një nga emrat kryesorë perëndimorë që ës...
Bota
21 August 2024, 17:43
E. D
fotot ilustruese
RUSI- Vladimir Putin shfrytëzoi egon dhe pasiguritë e Donald Trump për të ushtruar një kontroll thuajse magjeps&e...
Bota
21 August 2024, 17:33
E. D
Kamala Harris dhe Douglas Emhoff
SHBA- Douglas Emhoff, bashkëshorti i kandidates demokrate për zgjedhjet presidenciale, ishte i pranishëm i ...
Bota
21 August 2024, 17:24
E. D
foto ilustruese
ITALI- Dy trupa janë gjetur në kërkimet e të mbijetuarve të jahtit të mbytur Bayesian. S...
Bota
21 August 2024, 17:22
E. D
fotot ilustruese
ÇIKAGO- Një numër i madh demonstruesish pro-palestinezë u arrestuan të martën pas përleshjeve me poli...
Bota
21 August 2024, 16:11
E. D
fotot ilustruese
ROMOË- Një avion i nisur nga aeroporti i Korfuzit me destinacion Londrën është përballur me turbulenca&...
Bota
21 August 2024, 16:03
I.A
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin u takua dje me përfaqësuesit e organizatës Nënat e Beslanit ...
Bota
21 August 2024, 15:58
E. D
Boris Ruga dhe Aleksandar Vuçiç
SERBI- Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje Politike dhe Si...
Bota
21 August 2024, 15:50
E. D
Chris Murphy dhe Albin Kurti
SHBA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në margjina të Konventës Kombëtare Demokratike në Shte...
Bota
21 August 2024, 15:50
I.A
Antony Blinken
GAZA- Mes përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Gazë, Sekretari amerikan i Shtetit ...