Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Mbreslënëse! Arkeologët zbulojnë 4 varre faraonësh dhe një mumje 4000-vjeçare
Në nekropolin e Saqqara-s, i njohur për piramidën e famshme të shkallëve të faraonit Djoser, arkeologët kanë nxjerrë në dritë këto varre të vulosura të dinastive të 5-të dhe të 6-të, nga viti 2500 deri në 2100 para Krishtit.
26 January 2023, 19:44Nga k.m.
Pamje nga zbulimet
KAIRO- Egjipti njoftoi sot zbulimin e katër varreve të faraonëve dhe një mumje më shumë se 4000 vjeçare në Saqqara, afër Kajros. Në nekropolin e Saqqara-s, i njohur për piramidën e famshme të shkallëve të faraonit Djoser, arkeologët kanë nxjerrë në dritë këto varre të vulosura të dinastive të 5-të dhe të 6-të, nga viti 2500 deri në 2100 para Krishtit.
Këto zgavra të thella, të zbukuruara me skena shumëngjyrëshe nga jeta e përditshme, ishin vendbanimi i fundit i Khnumzenedev, kryepriftit të faraonit Unas, piramida e dekoruar e të cilit është afër, e Merit, rojtarit të sekreteve të mbretit, Messi, prifti i madh i faraonit Pepi I dhe Fetek.
Gjatë gërmimit, 15 metra nën tokë, arkeologët zbuluan një sarkofag gëlqeror "në gjendjen e saktë që egjiptianët e lashtë e kishin lënë atë 4300 vjet më parë. Duke e hapur, ata zbuluan një mumje të mbuluar me ar, "një nga më të vjetrat dhe më të ruajturat në Egjipt, me përjashtim të mumieve mbretërore".
Nekropoli i Saqqara, pak më shumë se 15 kilometra në jug të piramidave të famshme të Gizës, është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ashtu si Piramida e Djoserit, e ndërtuar rreth 2700 para Krishtit nga Imhotep, konsiderohet të jetë një nga monumentet më të lashta në faqen e dheut.
Egjipti ka bërë shumë zbulime të mëdha muajt e fundit , kryesisht në Saqqara por edhe në Luxor. Pardje, e martë, Kajro njoftoi se kishte zbuluar në këtë qytet të Egjiptit jugor, Tebën legjendare të faraonëve, rrënojat të një qyteti të tërë romak që daton nga shekujt e parë pas Krishtit.