10 September 2025, 21:39
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një situatë e pazakontë dhe shqetësuese ka dalë në dritë në shkollën 9-vjeçare në qytetin e Pukës, ku mësuesja Fatbardha Dungu, me një përvojë 32-vjeçare në arsim, ka denoncuar publikisht një padrejtësi në ndarjen e klasave për këtë vit shkollor.
Në një intervistë për emisionin investigativ Fiks Fare, znj. Dungu shprehu indinjatën e saj për vendimin e drejtuesit të shkollës, i cili i ka caktuar një klasë të tretë, pavarësisht se ajo kishte qenë e planifikuar të merrte një klasë të parë, ashtu si vitin e kaluar. Sipas saj, një tjetër mësuese me më pak pikë në dosje është favorizuar për të marrë klasën e parë – një klasë më e qëndrueshme, ndërsa ajo vetë është vendosur në një klasë që rrezikon mbylljen nëse vetëm një nxënës largohet.
“Unë jam e treta në shkollë për sa i përket pikëve në dosje, ndërsa mësuesja që mori klasën e parë është e shtata,” – tha Dungu, duke shtuar se vendimi nuk është marrë mbi bazë kriteresh profesionale, por nën ndikime dhe lidhje personale.
Madje, ajo pretendon se burri i mësueses së favorizuar ka lidhje fisnore me drejtorin e shkollës. Ajo rrëfeu se drejtori e kishte informuar që prej qershorit se do të merrte klasën e parë, por më 3 shtator, vetëm pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, ai e kontaktoi për t’i thënë se situata kishte ndryshuar për shkak të presioneve dhe kërcënimeve. Dita e parë e shkollës e gjeti znj. Dungu në një pozitë të vështirë, për të shmangur kaosin, ajo pranoi të jepte mësim në klasën e tretë, por tashmë kërkon të rikthehet në vendimin fillestar.
Gazetarët e Fiks Fare takuan drejtorin e shkollës, i cili kur nuk e dinte se po xhirohej pranoi se kishte marrë kërcënime dhe presione në lidhje me ndarjen e klasave, por nuk kishte bërë asnjë denoncim. Megjithatë, gjatë intervistës zyrtare ai mohoi kategorikisht çdo presion dhe u shpreh se vendimi për ndarjen e klasave është përgjegjësi ekskluzive e tij si drejtor.
I pyetur përse u zgjodh një mësuese me më pak pikë në vend të znj. Dungu, drejtori nuk dha një përgjigje të qartë. “Është kompetencë e imja. Këtë vendim e kam marrë unë. Le ta zgjidhin instancat më lart”, deklaroi ai, duke shmangur çdo koment për kriteret e përdorura.
Gazetarët e Fiksit kontaktuan edhe me drejtoreshën e Zyrës Vendore Arsimore (ZVA) të Pukës. Fillimisht, ajo u shpreh se çështja është ende në proces shqyrtimi dhe nuk është mbyllur ende zyrtarisht. Por pas këmbënguljes së gazetarëve mbi aspektin ligjor të rastit, ajo pranoi se “mësuesja me më shumë pikë në dosje ka patjetër prioritet” dhe se “situata do të zgjidhet”. Mësuesja falënderon Fiksin sepse menjëherë nëndrejtoresha e shkollës e ka lajmëruar se do jetë mësuese e klasës së parë, ashtu siç i takon në bazë të kritereve profesionale./Top Channel
Aktualitet
10 September 2025, 20:01
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se një adoleshent...
Aktualitet
10 September 2025, 20:01
E. D
foto ilustrese
TIRANË- Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka miratuar largimin nga detyra të Kastriot Gurrës, nga posti i ...
Aktualitet
10 September 2025, 19:48
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i cili ka...
Aktualitet
10 September 2025, 19:08
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Avokatët e kryebashkiakut kanë reaguar, pasi SPAK dërgoi për gjykim dosjen e Erion Veliajt. Avokatë...
Aktualitet
10 September 2025, 18:07
I.A
Air Albania
Në një ndeshje emocionuese të zhvilluar dje në stadiumin “Air Albania”, Kombëtarja shqiptare arriti nj&eum...
Aktualitet
10 September 2025, 17:38
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkuf...
Aktualitet
10 September 2025, 17:06
E. D
TIRANË- SPAK ka reaguar pasi GJKKO i caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” avokatit Besard Logu. SPAK thekson në...
Aktualitet
10 September 2025, 16:44
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po vijojnë të kenë nj&e...
Aktualitet
10 September 2025, 16:09
E. D
Te arrestuarit
TIRANË- Seanca e masave të sigurimit për operacionin "First Day" është shtyrë, pasi avokatët kërkuan...
Aktualitet
9 September 2025, 23:00
E. D
Besart Logu
TIRANË- Avokati Besart Logu ka reaguar, pasi SPAK lëshoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”. ...