31 December 2024, 10:55
Nga E. D
foto ilustruese
SIRI- OJQ-ja Save The Children ka zbuluar se më shumë se gjysma e fëmijëve në Siri nuk shkojnë në shkollë. Kjo vë në dukje një aspekt tjetër shkatërrues të luftës 14-vjeçare të vendit.
“3.7 milionë fëmijë janë jashtë shkollës këtë vit, më shumë se gjysma e fëmijëve të moshës shkollore”, tha në një intervistë për AFP, Rasha Mahrez, drejtore e departamentit të OJQ-së për Sirinë.
Shumë shkolla u shkatërruan, u dëmtuan ose u kthyen në qendra pritëse për personat e zhvendosur gjatë luftës, e cila çrrënjosi miliona njerëz. Ajo tha se disa janë ende sot të pa strehë për shkak të valës së re të shpërnguljeve. Sipas vlerësimeve të OKB-së, më shumë se 700,000 njerëz janë zhvendosur që nga fillimi i sulmit të shpejtë të organizatave të udhëhequra nga grupi militant islamik Hayat Tahrir al-Sham. Shumica e fëmijëve në Siri, ose "7.5 milionë", kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme humanitare.
Sot, në vendin ende nën sanksionet perëndimore, të paktën një në katër sirianë jeton në varfëri ekstreme, sipas Bankës Botërore, dhe tërmeti vdekjeprurës i vitit 2023 i bëri gjërat edhe më keq. Lufta pati gjithashtu një ndikim të madh, një ndikim traumatik te fëmijët, tha Rasha Mahrez, e cila tha se një numër i madh fëmijësh lindën gjatë konfliktit dhe disa u bënë adoleshentë ose të rinj gjatë viteve të luftës.
OJQ-ja vlerëson se 6.4 milionë prej tyre kanë nevojë për mbështetje psikologjike. Mahrez vuri në dukje gjithashtu ndikimin e sanksioneve ndërkombëtare, të cilat ishin vendosur në Sirinë e Bashar al-Asad pas shpërthimit të luftës, në ndihmën humanitare, duke thënë se ai që preket është populli sirian.
siri rasha mahrez
Bota
31 December 2024, 09:55
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Sirenat ajrore ranë në gjithë Ukrainën mëngjesin e së martës për të paralajm&eum...
Bota
31 December 2024, 09:12
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Në Gjermani të gjitha stacionet kryesore të trenave janë pajisur tani me teknologji moderne të...
Bota
31 December 2024, 09:09
E. D
Olaf Scholz
GJERMANI- Në fjalimin e tij tradicional në prag të Vitit të Ri, kancelari gjerman Olaf Scholz vuri në dukje rolin e r&...
Bota
31 December 2024, 08:46
r.ll
foto ilustruese
KOREJA E JUGUT- Një aksident tragjik ka ndodhur dy ditë më parë në aeroportin Muan në Korenë e Jugut. Nj...
Bota
31 December 2024, 08:41
r.ll
presidenti
SEUL- Një gjykatë në Korenë e Jugut ka lëshuar të martën urdhër për arrestimin e presidentit t&eum...
Bota
31 December 2024, 08:02
r.ll
TIRANË- Nga hapat e mëdhenj në inteligjencën artificiale, deri tek arritjet e jashtëzakonshme në Kampionatin Evropian të Futb...
Bota
31 December 2024, 07:35
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Një haker kinez i sponsorizuar nga shteti ka depërtuar në sistemet e Departamentit të Thesarit të SHBA-s&eum...
Bota
30 December 2024, 22:40
E. D
avionat
SHBA- Një tragjedi e re ajrore duket se është shmangur në momentin e fundit, këtë herë në Shtetet e Ba...
Bota
30 December 2024, 22:39
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
AZERBAJXHAN- Azerbajxhani ka thënë të hënën se Moska i ka premtuar se do t’i ndëshkojë p...
Bota
30 December 2024, 22:18
E. D
Jean Carroll
SHBA- Një Gjykatë Apeli Federale në Shtetet e Bashkuara ka hedhur poshtë ankesën e presidentit të zgjedhur...