Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
ME VIDEO/ Sulmohen dy gazetarë në Veri të Kosovës, persona të maskuar i godasin me sende të forta
Makina me të cilën po udhëtonin, producenti Valdet Salihu dhe gazetarja Shkodrane Dakaj është sulmuar nga persona të maskuar në afërsi të Shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut.
9 December 2022, 08:39Nga F.M
Sulmi në Kosovë
KOSOVË- Dy gazetarë janë sulmuar në Veri të Kosovës nga persona të maskuar. Mediat e Kosovës shkruajnë se bëhet fjalë për dy gazetarë të Kallxo.com, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes për të raportuar në lidhje me sulmin me armë zjarri të ndodhur gjatë natës në këtë zonë të Kosovës.
Makina me të cilën po udhëtonin, producenti Valdet Salihu dhe gazetarja Shkodrane Dakaj është sulmuar nga persona të maskuar në afërsi të Shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut. Në drejtim të makinës janë hedhur mjete të forta, por fatmirësisht gazetarët kanë arritur që të shpëtojnë pa lëndime fizike nga ky sulm.
Situata është tensionuar akoma më tej në Veri të Kosovës. Mbrëmë rreth orës 23:00 në vendbanimin Serbovc në komunën e Zveçanit patrulla e policisë është sulmuar me armë zjarri. Për pasojë, një efektiv policie mbeti i plagosur.