27 April 2023, 21:31
Nga a.l
Rishi Sunak dhe Giorgia Meloni
BRITANI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka zhvilluar sot një takim me homologen e tij italiane Giorgia Meloni. Siç raportojnë mediat e huaja, takimi është zhvilluar në Downing Street. Në fokus të bisedimeve mes liderve ishte çështja e emigracionit të paligjshëm. Meloni u përshëndet jashtë Downing Street nga një grup i vogël demonstruesish që mbanin pankarta ku lexonin “Çohu ndaj racizmit” dhe “Jo Melonit fashist”. Liderja italiane, ka vlerësuar punën e ndërmarrë nga homologu i saj britanik, për të luftuar trafikantët e njerëzve dhe rrjetet klandestine të emigracionit.
Ajo tha se takimi me Sunak shënoi një fillim të ri në marrëdhëniet midis Italisë dhe Britanisë
“Jam shumë e lumtur që jam këtu dhe jam e bindur se mund të bëjmë një punë të mirë së bashku,” tha ajo. Meloni nënvizoi se absolutisht pajtohet me punën që po bënte Sunak për të kundërshtuar luftën kundër trafikantëve dhe emigracionit klandestin.
Qeveria e Melonit është zotuar të frenojë imigracionin masiv, kryesisht nga Afrika e Veriut. Megjithatë, më shumë se 35,085 njerëz kanë mbërritur në Itali deri më tani në 2023, tregojnë të dhënat e ministrisë së brendshme, nga rreth 7,900 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
giorgia meloni rishi sunak
Bota
27 April 2023, 21:27
k.m.
Barack Obama
SHBA- Del traileri i parë nga dokumentari i ri i Netflix, me protagonist ish-presidentin amerikan Barack Obama. Ish-presidenti amerikan p...
Bota
27 April 2023, 21:24
a.l
Pras Michel
SHBA- Një reper i “Fugees” i akuzuar për komplote politike shumëmilionëshe që përfshinin dy pres...
Bota
27 April 2023, 21:15
A.B
Alkis Kampanos
GREQI- Një mësim për fëmijët e shkollave fillore, me qëllim ndryshimin e kulturës së tifozë...
Bota
27 April 2023, 21:10
A.B
Kina njoftoi se do të dërgojë në Ukrainë dhe vende të tjera, një përfaqësues të posaçëm për...
Bota
27 April 2023, 20:59
a.l
Donika Gërvalla
SHBA- Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka f...
Bota
27 April 2023, 20:47
A.B
Aleksander Vucic
SERBI- Opozita serbe ka përhapur në rrjetet sociale lajmin se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç nuk &eum...
Bota
27 April 2023, 20:48
a.l
Donika Gërvalla
SHBA- Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se ish-presidenti i Kosovës,...
Bota
27 April 2023, 20:38
k.m.
Pasquale Bonavota
ITALI- Autoritetet italiane arrestuan një nga bosët e organizatës mafioze Ndrangheta, i cili ishte në kërkim pre...
Bota
27 April 2023, 20:33
a.l
Donika Gërvalla dhe Ivica Daçiç
KOSOVË- Është shoqëruar me debate të forta seanca e sotme e Këshilli...
Bota
27 April 2023, 20:24
a.l
Antony Blinken
SHBA- Sekretari i Shtetit Antony Blinken deklaron se Shtetet e Bashkuara po punonin me gjeneralët ndërluftues të Sudani...