LIVE UPDATES
Bota

Mes ushtrisë ruse dhe më shumë se 20 udhëheqësve ndërkombëtar, Putin mban fjalimin në 'Ditën e Fitores' në Moskë: Rusia më kujton mësimet e Luftës së Dytë Botërore

Duke iu drejtuar ushtrisë ruse, veteranëve dhe më shumë se 20 udhëheqësve ndërkombëtarë, përfshirë Xi Jingping të Kinës, Putin tha se Rusia i kujtonte mësimet e Luftës së Dytë Botërore.

9 May 2025, 10:19 Nga M.L
Mes ushtrisë ruse dhe më shumë se 20 udhëheqësve
Foto ilustruese

RUSI- Vladimir Putin po udhëheq përkujtimet e Ditës së Fitores në Rusi me një paradë në Sheshin e Kuq dhe siguri të shtuar pas ditëve të sulmeve ukrainase që synuan kryeqytetin. Duke iu drejtuar ushtrisë ruse, veteranëve dhe më shumë se 20 udhëheqësve ndërkombëtarë, përfshirë Xi Jingping të Kinës, Putin tha se Rusia i kujtonte mësimet e Luftës së Dytë Botërore.

Ai e përdori fjalimin e tij për ta lidhur luftën me pushtimin e plotë të Ukrainës në shkallë të gjerë të sotme dhe tha se e gjithë Rusia ishte pas asaj që ai e quajti "operacion special ushtarak", tani në vitin e katërt të tij. Një armëpushim i njëanshëm, tre-ditor u njoftua nga Rusia për të përkuar me ngjarjen luksoze të 80-vjetorit, të cilën Ukraina e ka refuzuar si një "shfaqje teatrale".

Ushtria e Ukrainës tha se ishte nën mijëra sulme që kur armëpushimi hyri në fuqi më 8 maj. Rusia ka këmbëngulur që armëpushimi po respektohet dhe ka akuzuar Ukrainën për qindra shkelje. Në ditët përpara armëpushimit të propozuar, Moska dhe Kievi shkëmbyen një breshëri sulmesh.

Fluturimet në aeroportet në të gjithë Rusinë u anuluan dhe rreth 60,000 pasagjerë mbetën të bllokuar pas sulmeve me dronë ukrainas. Kufizime të rrepta ishin në fuqi në qendër të Moskës, ndërsa Rusia shënoi fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste.

Para fjalimit të Putinit dhe një minute heshtjeje, komandanti i trupave tokësore, Oleg Salyukov, udhëhoqi 11,000 trupa në Sheshin e Kuq, përfshirë rreth 1,500 që kishin luftuar në Ukrainë. Ata u inspektuan më pas nga Ministri i Mbrojtjes Andrei Belousov. Putin këmbënguli se Rusia "ishte dhe do të jetë një barrierë e pathyeshme kundër nazizmit, rusofobisë dhe antisemitizmit". Udhëheqësi rus e ka quajtur vazhdimisht dhe në mënyrë të rreme udhëheqjen e Ukrainës si naziste.

"E vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë", tha ai, duke këmbëngulur se "i gjithë vendi, shoqëria dhe populli mbështesin pjesëmarrësit" e luftës në Ukrainë.

Rusia thotë se 27 liderë botërorë po marrin pjesë në këtë ngjarje, me mijëra trupa që marshojnë në Sheshin e Kuq përpara një parade të disa prej armëve më të fundit të Rusisë. Luiz Inácio Lula da Silva i Brazilit dhe Presidenti Venezuelës Nicolas Maduro janë midis të ftuarve të mbledhur, së bashku me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe Robert Fico, kryeministrin e Sllovakisë, i cili është i vetmi udhëheqës i Bashkimit Evropian që udhëton në Moskë.

Shefeja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e kishte bërë të qartë më parë se liderët evropianë nuk duhet të marrin pjesë për shkak të luftës në shkallë të plotë të Rusisë në Ukrainë. Midis ushtarëve që parakaluan në Sheshin e Kuq ishin 102 ushtarë kinezë, si dhe kontingjente nga Vietnami dhe Mongolia.

Për Putinin, pjesëmarrja e Xi të Kinës në Ditën e Fitores shihet si një arritje e rëndësishme dhe ai vlerësoi "popullin e guximshëm të Kinës" ndërsa u bëri homazh aleatëve të Rusisë në Luftën e Dytë Botërore. Putin dhe Xi zhvilluan dy raunde bisedimesh para paradës, si dhe një bisedë joformale mbi luftën në Ukrainë, thanë raportet kineze.

Volodymyr Zelensky i Ukrainës kishte paralajmëruar më parë se nuk mund të garantonte sigurinë e askujt që merrte pjesë në këtë ngjarje dhe u kishte kërkuar krerëve të shteteve të mos udhëtonin në Moskë. Mykhailo Samus, një analist ushtarak ukrainas dhe drejtor i Rrjetit të Ri të Kërkimeve Gjeopolitike, i tha BBC-së se besonte se Ukraina do të hiqte dorë nga sulmi ndaj paradës, kryesisht për shkak të pranisë së udhëheqësve të huaj.

vladimir putin

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin