LIVE UPDATES
Bota

Metoda “3–2–1”, si të nisni ditën me më shumë fokus dhe produktivitet

Ajri i ftohtë, mungesa e qumështit në frigorifer dhe bezdia për t’u përballur me njerëzit e tjerë e bënin të qëndronte nën batanije për orë të tëra. Ajo thotë se ndjehej më mirë duke mos filluar ditën fare, sepse kështu nuk mund ta prishte atë që në mëngjes.

18 October 2025, 22:59 Nga I.A
Metoda “3–2–1”, si të nisni ditën me më
Foto Ilustruese

Anandita Abraham rrëfen se për vite me radhë e kishte të vështirë të ngrihej nga shtrati në mëngjes. Ajri i ftohtë, mungesa e qumështit në frigorifer dhe bezdia për t’u përballur me njerëzit e tjerë e bënin të qëndronte nën batanije për orë të tëra. Ajo thotë se ndjehej më mirë duke mos filluar ditën fare, sepse kështu nuk mund ta prishte atë që në mëngjes.

Për ta ndryshuar këtë rutinë, kishte provuar çdo mënyrë të mundshme: vendoste telefonin në anën tjetër të dhomës që të detyrohej të ngrihej për ta fikur, por përfundonte gjithmonë duke u kthyer në shtrat; kishte kërkuar nga shokët e banesës ta zgjonin me forcë, por vetëm sa i kishte sharë; disa herë e vetmja mënyrë për t’u ngritur kishte qenë të pinte gllënjka Red Bull nën batanije.

Abraham tregon se ndoshta vështirësia për t’u zgjuar lidhej me diagnozën e saj për çrregullim të vëmendjes dhe hiperaktivitetit, ose me mënyrën e ashpër me të cilën e zgjonte e ëma kur ishte e vogël, duke ndezur dritat dhe duke i hequr çarçafët pa thënë asnjë fjalë.

Por gjithçka ndryshoi kur zbuloi të ashtuquajturën “metodë 3-2-1”.

Sipas kësaj teknike, personi duhet të numërojë me zë të lartë “tre, dy, një” dhe të hidhet menjëherë nga shtrati në momentin e fundit, pa e zvarritur numërimin apo e shtyrë me justifikime.

Ajo thotë se ky truk i thjeshtë e ka transformuar mëngjesin e saj. Pas “shokut” të shkurtër të ngritjes, tashmë mund të përgatisë kafenë me qetësi, të lexojë lajmet dhe të veshë diçka që e bën të ndihet mirë, në vend që të nxitojë në minutën e fundit drejt takimeve të ditës.

Ndjehet më produktive dhe më në kontroll të ditës së saj. Sipas saj, ka momente kur tundimi për të qëndruar në shtrat mbetet, por mendimi se do të ndjehej e pafuqishme e shtyn të ngrihet.

“E kuptova se gjëja e vetme që e urrej më shumë se të mos ngrihem nga shtrati, është ndjenja se nuk kam vullnet,” shkruan ajo.

Në botën e punës, ku oraret, afatet dhe përgjegjësitë e përditshme mund të krijojnë ndjesinë e mbingarkesës, metoda “3-2-1” merr një domethënie më të gjerë.

Ajo mund të shërbejë si një teknikë e thjeshtë për të kaluar nga faza e mendimit në veprim, një aftësi thelbësore për çdo profesionist.

Shpesh, jo mungesa e aftësive, por hezitimi për të nisur një detyrë apo për t’u përballur me një sfidë të re, është ajo që na mban pas.

Ashtu si në mëngjes, edhe në punë, tri sekonda vendosmëri mund të bëjnë diferencën mes shtyrjes dhe përmbushjes, duke e kthyer impulsin e parë në moment produktiviteti dhe vetëbesimi. /Monitor.al

metoda “3–2–1” anandita abraham

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...