3 October 2024, 20:16
Nga N.F
Protesta
VJENË- Mijëra protestues marshuan të enjten në Vjenë, duke u bërë thirrje partive politike të Austrisë, posaçërisht partisë konservatore në pushtet, të mos e bëjnë Qeverinë e re së bashku me partinë e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), e cila i fitoi zgjedhjet e përgjithshme për herë të parë të dielën e kaluar.
FPO-ja, e udhëhequr nga Herbert Kickl, i fitoi 29 për qind të votave, duke e lënë në vendin e dytë Partinë Popullore Austriake (OVP), e cila i mori 26 për qind të votave. Megjithatë, FPO-ja ka dështuar ta fitojë shumicën në Parlament për ta formuar vetë Qeverinë e re të Austrisë dhe tani i duhet ta formojë një koalicion për ta udhëhequr Qeverinë për herë të parë në historinë e vet.
FPO-ja është euroskeptike dhe miqësore ndaj Rusisë, si dhe kritike ndaj islamit dhe është zotuar për rregulla të ashpra ndaj azilkërkuesve. Vetëm OVP-ja e ka lënë derën e hapur për koalicion qeveritar me FPO-në, edhe pse ka thënë jo nëse pjesë e Qeverisë së re do të ishte lideri i saj Kickl. FPO-ja ngul këmbë se Kickl do të jetë pjesë e Qeverisë së re.
“Ne duam ta themi qartazi tani: E dashura OVP, ju lutem mos u futeni në këtë marrëveshje përsëri”, tha Marty Huber, njëri nga organizatorët e protestës, për Plus 24 TV.
Një turmë e madhe njerëzish u mblodhën pranë Universitetit të Vjenës duke valëvitur flamuj dhe duke mbajtur pankarta me mbishkrime, si “Mbrojeni demokracinë”.
Huber po i referohej faktit se OVP-ja ka qenë tashmë dy herë në Qeveri me FPO-në, por në secilën herë FPO-ja ka qenë partneri i vogël. OVP-ja zuri vendin e dytë në zgjedhjet e së dielës, duke ngelur rreth 2 pikë mbrapa FPO-së. Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, i cili mbikëqyr formimin e qeverive, pritet të takohet me liderët e të gjitha partive parlamentare, duke nisur me Kicklin të premten.
Ai gjithashtu u ka bërë thirrje atyre të mbajnë bisedime me njëra-tjetrën për formimin e koalicionit qeverisës. OVP-ja do ta kishte një shumicë të qartë, nëse bashkohet me vendin e tretë, Socialdemokratët dhe me një parti më të vogël si, për shembull, liberalët e Neos./ REL
austri proteste ne vjene fpo
Bota
3 October 2024, 19:23
N.F
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu
MOLDAVI- Forcat pro-Kremlinit janë duke ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të...
Bota
3 October 2024, 19:10
r.ll
boris johnson dhe benjamin netanyahu
BRITANI- Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson në librin e tij "Unleashed" që pritet të botohet m&e...
Bota
3 October 2024, 19:03
r.ll
ishujt
LONDËR- Britania tha të enjten se do të heqë dorë nga sovraniteti i Ishujve Chagos te Mauritius në një ...
Bota
3 October 2024, 18:51
N.F
Foto ilustruese
IZRAEL- British Airways njoftoi sot se po zgjat deri më 26 tetor pezullimin e fluturimeve të saj me Tel-...
Bota
3 October 2024, 18:41
r.ll
foto ilustruese
LIBAN- Ushtria e Izraelit u ka bërë thirrje banorëve të më shumë se 20 qytezave në jug të Libanit t...
Bota
3 October 2024, 18:30
N.F
Rutte dhe Zelenskyy
UKRAINË- Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka zhvilluar vizitën e tij të parë n&eum...
Bota
3 October 2024, 17:47
N.F
Trump
SHBA- Sipas dokumentacionit të paraqitur nga prokuroria në gjykatë, ish-Presidenti Donald Trump akuzohet se kishte përgatitur t...
Bota
3 October 2024, 17:20
N.F
Venezuelë
VENEZUELË- Na ndajnë 85 ditë larg Krishtlindjeve ndërsa në Venezuelë atmosfera festive ka trokitur n...
Bota
3 October 2024, 17:05
r.ll
tabelat
ZVEÇAN- Komuna e Zveçanit që drejtohet nga Ilir Peci, ka vendosur tabelat në rrugë në tri gjuhë, në gju...
Bota
3 October 2024, 16:51
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Prej muajsh, Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar Izraelin që të mos lejojë që lufta në Gazë kund...