27 November 2024, 19:54
Nga N.F
Igor Filkov
MAQEDONI E VERIUT- Ministri maqedonas i Drejtësisë, Igor Filkov, ka thënë të mërkurën se fletarrestimet e lëshuara nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë, për ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), vazhdojnë të jenë të zbatueshme në Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski për këtë çështje gjatë një vizite në Kosovë, janë “keqkuptuar”.
Mickoski kishte thënë gjatë vizitës së tij në Prishtinë javë më parë se “kushdo që nuk i shkel ligjet” e vendit të tij është i “mirëseardhur” në Maqedoninë e Veriut, kur ishte pyetur në lidhje me kërkesat e Serbisë për arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët Beogradi i akuzon për gjoja krime lufte.
Filkov tha të mërkurën se ajo çfarë “tha kryeministri atje nuk ka të bëjë me atë që ne të mbledhim çfarëdolloj kriminelësh, por ka të bëjë me zbatimin e drejtësisë dhe ligjeve”. I pyetur nëse fletarrestimet e INTERPOL-it, me kërkesë të Serbisë, për ish-anëtarët e UÇK-së do të vlejnë nëse ata shkojnë në Maqedoninë e Veriut, Filkov u përgjigj shkurt: “Deri tani, vlejnë”.
Në korrik, autoritetet maqedonase e arrestuan ish-pjesëtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani, në pikëkalimin kufitar Jazhincë – që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut – në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata në Beograd, përmes INTERPOL Serbia, nën akuza për krime lufte.
Gjatë një interviste për Radio Televizionin e Kosovës (RTK) më 18 nëntor, Mickoski la të kuptohej se Shkupi nuk do të vazhdojë t’i zbatojë fletarrestimet e iniciuara nga Serbia përmes INTERPOL-it.
“Kushdo që nuk i ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe që nuk ka konflikt me ligjet dhe Kushtetutën mund të vijë dhe të qëndrojë në Maqedoninë të Veriut. Unë mendoj se kështu duhet të jetë”, tha ai.
Në gusht, Ramadani u arratis nga arresti shtëpiak nga shtëpia e të afërmve të tij në Maqedoninë e Veriut, ku ishte urdhëruar nga gjykata në Shkup të qëndronte deri më 16 gusht, duke nxitur reagime nga Serbia.
Pas arratisjes së Ramadanit, ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, tha se kërkojnë shpjegim nga autoritetet maqedonase për këtë rast. Ai e cilësoi si "skandaloz" arratisjen nga arresti shtëpiak të Ramadanit. Autoritetet serbe e akuzojnë Ramadanin se ka kryer krime lufte në rajonin e Nerodimes verën e vitit 1999, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës (MPJD). Gjykata në Shkup e hodhi poshtë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramadanit në Beograd në gusht./REL
igor filkov maqedoni e veriut
Bota
27 November 2024, 19:35
r.ll
elise stefanik dhe donald trump
SHBA- Kërcënimet me bombë për disa nga të emëruarit e kabinetit të presidentit të z...
Bota
27 November 2024, 19:30
N.F
Viktima
INDONEZI- Një 30-vjeçar humbi jetën tragjikisht në Indonezi pasi një piton e gëlltiti atë....
Bota
27 November 2024, 19:06
N.F
Mikheil Kavelashvili
GJEORGJI- Partia qeverisëse në Gjeorgji ka zgjedhur një ish-futbollist të Manchester Cityt si kandidat për pr...
Bota
27 November 2024, 18:42
N.F
Vendi ku fshihej femija
ANGLI- Një nënë fshehu vajzën e saj të vogël në një sirtar krevati për tre vjet pë...
Bota
27 November 2024, 18:34
E. D
Donald Trump
SHBA- Disa nga të emëruarit e kabinetit të presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump kanë qen&eum...
Bota
27 November 2024, 17:51
E. D
foto ilustruese
SHBA- Tre shtetas amerikanë, të burgosur prej vitesh nga Kina, janë liruar dhe po kthehen në Shtetet e Bashkuara, tha t...
Bota
27 November 2024, 17:42
N.F
Përleshjet
SERBI- Përleshje në Parlament, protesta në rrugë, përplasje mes qytetarëve dhe shoferëve gjatë p&eu...
Bota
27 November 2024, 17:21
N.F
GROENLANDË- Një imazh radar i marrë nga shkencëtarët e NASA-s ndërsa fluturonte mbi Groenlandë ka zbuluar në...
Bota
27 November 2024, 17:07
joe biden
SHBA- Presidenti Joe Biden do të rinovojë përpjekjet e tij për të arritur një marrëveshje armë...
Bota
27 November 2024, 16:11
E. D
foto ilustruese
GAZA- Presidenti amerikan Joe Biden mirëpriti marrëveshjen e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe grupit militant Hezboll...