LIVE UPDATES
Bota

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Nuk është koha për të zbukuruar realitetin

Në fjalën e tij, ministri gjerman i Mbrojtjes la të kuptohet se dëshiron të shohë më shumë investime në aftësitë mbrojtëse.

19 February 2024, 09:46 Nga M.B
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Nuk është koha për të
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius

GJERMANI- Boris Pistorius tha në Konferencën e Sigurisë së Munihut se mund të jetë e nevojshme rritja e objektivit të NATO-s prej 2%. Ministri gjerman i Mbrojtjes e sheh këtë të varur nga zhvillimet botërore.

“Tani nuk është koha për ta zbukuruar realitetin”, tha Boris Pistorius në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Në fjalën e tij, ministri gjerman i Mbrojtjes la të kuptohet se dëshiron të shohë më shumë investime në aftësitë mbrojtëse. Ai u shpreh në mbështetje të zhdërvjelltësisë dhe nuk pranoi të shprehet për shifra specifike.

Sipas pikëpamjes së Pistorius-it, objektivi i rënë dakord midis vendeve të NATO-s për të investuar të paktën dy për qind të prodhimit të brendshëm bruto kombëtar në mbrojtje mund të duhet të rishikohet.

“Mund të ndodhë që ne të arrijmë tre ose edhe 3.5 për qind. Kjo varet nga ajo që ndodh në botë”. Sipas ministrit, është e rëndësishme të kesh fonde të mjaftueshme.

Pistorius mendon globalisht

Në lidhje me kohën kur të mbarojë fondi special i Bundeswehr-it, ai tha: “Nuk e di nga do t’i marrim paratë, por na duhen”. Edhe pse investimet në arsim dhe infrastrukturë janë gjithashtu të nevojshme, pa siguri gjithçka është “asgjë”. Ndryshe nga paraardhësit e tij, Pistorius e përcakton rolin e tij si ministër i Mbrojtjes në terma më të gjerë dhe më globalë. Ai përfitoi nga fjalimi i tij në Mynih për t’u ofruar vendeve të të ashtuquajturit Jug Global partneritete të që përfshijnë furnizimin me armë. Ai beson se kjo është e përfytyrueshme edhe me vendet afrikane, normat ligjore dhe demokratike të të cilave jo gjithmonë i përmbushin standardet gjermane. A do të jetë e mundur kjo në një koalicion me të Gjelbërit? Pistorius mendon me zë të lartë dhe nis debate. Qasja e tij për këtë çështje mund të konsiderohet përfaqësuese e stilit të tij brenda ministrisë.

Raketa kundërajrore dhe më shumë municione për Ukrainën

Pistoriusi e mbështet ndihmën ushtarake për Ukrainën më shumë se çdo anëtar tjetër i qeverisë federale. Lufta atje vendos nëse një fuqi imperialiste mund të imponojë vullnetin e saj mbi një shtet tjetër sovran, shpjegoi ai në podiumin e  Mynihut. Në Mynih, ai shpjegoi detajet e paketës së fundit gjermane të ndihmës për Ukrainën, me vlerë rreth 1.1 miliardë euro. Ndër të tjera, Gjermania është angazhuar që këtë vit të furnizojë Ukrainën me 100 raketa të tjera kundërajrore IRIS-T dhe municion artilerie 122 mm. 18 topa të tjerë të blinduar dhe 18 obusë me rrota do të mbërrijnë përpara vitit 2027. Topat do të vijnë nga industria. Bundeswehr-i nuk e ka ende këtë lloj obusi me rrota. Vitin e kaluar, Pistoriusi e karakterizoi veten si “fëmijë të Luftës së Ftohtë”. Gjermania, tha ai atëherë, ishte dikur krahu lindor i NATO-s. Partnerët e aleancës e siguronin Gjermaninë. Tani, tha ai, është “normale që ne gjermanët të tregojmë të njëjtin solidaritet sot”. Deklarata i referohej përfshirjes së Gjermanisë në krahun lindor të NATO-s, ku ushtarët e Bundeswehr-it janë vendosur si pjesë e misioneve të NATO-s.

Mais: “Nuk e kemi arritur ende objektivin”

Dalja e dytë e Pistoriusit në Konferencën e Sigurisë pothuajse përkoi me përvjetorin e dytë të ” kthesës epokale”. Kancelari gjerman Olaf Scholz e mbajti fjalimin përkatës më 27 shkurt 2022, tre ditë pas sulmit rus ndaj Ukrainës. Në këtë kontekst, komandanti i forcave tokësore gjermane, gjenerallejtënanti Alfons Mais, kishte shprehur keqardhjen në një postim në rrjetet sociale se “forcat e armatosura gjermane” gjendeshin “pak a shumë të zhveshura”.

Në konferencën e sigurisë në Mynih, Mais bëri tani një vlerësim të përzier: “Ne kemi bërë përparim të madh, por ende nuk e kemi arritur objektivin”, deklaroi kreu i ushtrisë gjermane gjatë një interviste në televizionin ARD. Strukturat, proceset dhe trajnimet janë modifikuar, blerjet janë përshpejtuar. Por megjithatë duhet durim. Fondi special për ushtrinë materializohet me nënshkrimin e kontratave. Por një nënshkrim nuk do të thotë se materiali “do të jetë të nesërmen në oborr”. Industria ka nevojë për kohë për prodhim, infrastruktura duhet të ndërtohet dhe trupat duhet të trajnohen në përputhje me rrethanat.

Shërbimi ushtarak me masa

Presidenti i Bundeswehrverband, koloneli André Wüstner, beson gjithashtu se duhet të ndërmerren veprime për çështjet e ligjit të shërbimit, në mënyrë që rekrutimi dhe mbajtja e personelit, nga njëra anë, dhe krijimi i një brigade të ushtrisë në Lituani, nga ana tjetër, të mund të përparojë si qeveria federale u ka premtuar partnerëve të NATO-s. Nga viti 2027, një njësi ushtarake operative e përbërë nga rreth 4.800 ushtarë gjermanë do të vendoset përgjithmonë në Lituani. Kjo ndodh për herë të parë në historinë gjermane. Deri tani, Gjermania shkëmbente formacione dukshëm më të vogla në Lituani çdo gjashtë muaj, sipas parimit të rotacionit. /DW

nato gjermania

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin