24 June 2024, 09:13
Nga M.B
Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, (majtas), e shikon presidentin francez, Emmanuel Macron, gjatë një vizite në stacionin policor në Bordo, Francë, 9 qershor 2024.
FRANCA- Franca mund të përballet me trazira civile dhe dhunë në lidhje me zgjedhjet e parakohshme, tha të hënën ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin.
“Ka mundësi se do të ketë tensione tejet të mëdha”, tha Darmanin për RTL radio, duke shtuar se autoritetet janë duke u përgatitur për një situatë “shumë të ndjeshme”, pasi votimi do të mbahet më pak se një muaj para Lojërave Olimpike Parisi 2024.
Presidenti Emmanuel Macron, i cili e tronditi kombin kur njoftoi vendimin për ta shpërndarë Parlamentin francez në fillim të këtij muaji, nuk merr pjesë në zgjedhje. Megjithatë, këto zgjedhje perceptohen si referendum për fatin e Macronit, i cili dikur shihej si president i aftë për t’i tejkaluar ndarjet politike, por popullariteti i tij ka rënë tani pas disa krizave politike.
“Unë ju besoj”, u tha Macroni votuesve në një “letër drejtuar francezëve”, e cila u publikua të dielën.
Në letër, ai kërkoi ta paraqesë kampin e tij, i cili në sondazhe ngel mbrapa të djathtës ekstreme dhe pas aleancës së porsaformuar majtiste, si shpresën e fundit për stabilitet.
“Unë nuk jam i verbër: jam i vetëdijshëm për krizën demokratike”, shtoi ai.
Macroni e përsëriti gjithashtu se do ta mbajë pozitën e presidentit derisa t’i përfundojë mandati më 2027, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve. Më 9 qershor, Macron e shpërndau Parlamentin francez dhe shpalli zgjedhje të parakohshme, pas fitores së madhe të partisë së të djathtës ekstreme në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Franca do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 30 qershor dhe 7 korrik. Sondazhet sugjerojnë se ekstremi i djathtë mund të fitojë./ REL
franca
Bota
24 June 2024, 08:42
M.B
Një kishë duke u djegur pas një sulmi nga burra të armatosur në Makaçkala, Dagestan, Rusi, 23 qershor 2024.
RUSIA- Disa ofi...
Bota
24 June 2024, 08:11
M.B
Presidenti amerikan, Joe Biden (djathtas) dhe ish-presidenti amerikan, Donald Trump, në debatin presidencial të vitit 2020.
SHBA- Dy kandidat&eum...
Bota
24 June 2024, 07:38
M.B
Robert Habeck
GJERMANIA- Sipas zëvendëskancelarit të Gjermanisë, Robert Habeck, vendet e BE duhet të bashkojnë forcat p&...
Bota
24 June 2024, 07:34
M.B
Alexander Dobrindt
GJERMANIA- Kryetari i grupit parlamentar të CSU-së bavareze në Bundestag Alexander Dobrindt, bën thir...
Bota
23 June 2024, 22:52
r.ll
kuvendi
SHKUP- Pas dy ditëve debatesh, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, me 77 vota pro dhe 22 kundër zgjodhi Qeverinë e re, me krye...
Bota
23 June 2024, 22:55
r.ll
luftimet
RUSI- Autoritetet ruse thanë se gjashtë persona vdiqën dhe mbi 100 të tjerë u plagosën nga sulmet e Ukrainës me...
Bota
23 June 2024, 22:32
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Imazhet e krijuara përmes inteligjencës artificiale mund të imitojnë stilet e artistëve, çka për...
Bota
23 June 2024, 22:22
r.ll
pamje nga sulmet
RUSI- Persona të armatosur filluan një seri sulmesh ndaj kishave ortodokse dhe një sinagoge në Republikën e Dages...
Bota
23 June 2024, 22:17
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha këtë mbrëmje se fazës së luftimeve të ashpra kundër...
Bota
23 June 2024, 22:05
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Më shumë se 100 milionë njerëz në të gjithë Shtetet e Bashkuara po përballen me paralajmë...