5 September 2025, 22:13
Nga r.ll
maxime prevot
BELGJIKË- Ministri i Jashtëm belg Maxime Prevot ka paralajmëruar se sekuestrimi i aseteve të ngrira ruse të mbajtura në Belgjikë do të shkaktonte një “tronditje të tmerrshme sistemike” të aftë të destabilizonte euron.
Një situatë e tillë mund të shkaktojë “një tronditje të tmerrshme sistemike në të gjitha tregjet evropiane të aksioneve, duke e goditur shumë rëndë besueshmërinë e euros”, tha Prevost.
Sekuestrimi i aseteve të Bankës Qendrore Ruse - nga të cilat 210 miliardë janë në Belgjikë, nën kontrollin e institutit financiar Euroclear - po kërkohet nga shumë shtete anëtare të BE-së, kryesisht nga vendet baltike.
Këto vende argumentojnë se këto para mund të përdoren për të financuar mbështetjen e BE-së për Ukrainën , pa asnjë kosto për taksapaguesit evropianë, ndërsa disa vende të tjera me borxhe të mëdha po përpiqen të kursejnë burime.
Gjermania, Franca dhe Banka Qendrore Evropiane nuk pajtohen me këtë propozim, pasi kanë frikë se do të çojë në ikjen e kapitalit dhe destabilizimin e euros.
Sipas Maxime Prevost, do të kishte rrezik që vendet e treta që kanë vendosur miliarda në Evropë t'i tërheqin ato, duke thënë "Nëse është kaq e lehtë të sekuestrohen këto asete nesër (...) atëherë do t'i vendosim diku tjetër".
27 vendet e Unionit kanë vendosur, për të ndihmuar Ukrainën, të mos përdorin kapitalin, por vetëm interesin mbi asetet ruse, të cilat arrijnë në disa miliardë euro në vit. Komisioni Evropian duhet të paraqesë propozimet e tij për këtë çështje deri në fund të tetorit. "Do të presim dhe do të shohim se çfarë propozohet", tha Prevot.
mxime prevot asetet ruse
Bota
5 September 2025, 21:59
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump reagoi ndaj vendimit të Bashkimit Evropian për të vendosur një gjobë prej...
Bota
5 September 2025, 21:53
r.ll
protestat ne serbi
SERBI- Vala e protestave në Serbi gjatë gushtit u përshkrua me dhunë dhe përplasje mes mbështetësve d...
Bota
5 September 2025, 21:25
r.ll
kim jong un dhe trump
SHBA- Një ekip i forcave speciale amerikane, të famshmit Navy SEAL, doli nga oqeani i errët një natë di...
Bota
5 September 2025, 21:09
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Tregu i punës në SHBA po ngadalësohet, sipas një raporti zyrtar të publikuar të mër...
Bota
5 September 2025, 21:02
r.ll
donald trump
SHBA- Nëse udhëheqësit republikanë në Uashington kishin shpresuar se një pushim njëmujor i Kongresit do t&e...
Bota
5 September 2025, 20:51
r.ll
foto ilustruese
LIBAN- Kabineti qeveritar i Libanit, i cili u mblodh ditën e sotme, mirëpriti planin e ushtrisë për të &...
Bota
5 September 2025, 20:08
r.ll
mcgonigal, biden
SHBA- Zyrtari i dënuar i FBI-së, Charles McGonigal që drejtoi Divizionin e Kundërzbulimit të FBI-së në ...
Bota
5 September 2025, 19:56
r.ll
starmer, rayner
LONDËR Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, bëri ndryshime në kabinetin e tij qeveritar t&eum...
Bota
5 September 2025, 18:06
r.ll
mark penn
SHBA- Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore po përgatitet të lëshojë një ko...
Bota
5 September 2025, 17:54
E. D
foo ilustruese
UKRAINË- Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se 26 vende janë gati të dërgojnë trupa në Ukrain&eum...