Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Pas mbërritjes së tij ai dënoi sulmet gjithnjë e më të shpeshta ruse me dronë dhe raketa, duke e akuzuar Moskën për "vrasje të verbër të civilëve” si edhe për shkatërrim të qëllimshëm të infrastrukturës energjetike.
UKRAINË- Pak para 35-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës ministri i Jashtëm, Johann Wadephul, mbërriti me një tren special për një vizitë solidariteti në Kiev. Pas mbërritjes së tij ai dënoi sulmet gjithnjë e më të shpeshta ruse me dronë dhe raketa, duke e akuzuar Moskën për "vrasje të verbër të civilëve” si edhe për shkatërrim të qëllimshëm të infrastrukturës energjetike.
"Ne qëndrojmë në krah të Ukrainës. Ne e mbështesim atë. Ajo do ta fitojë këtë përballje ushtarake”, tha Wadephul.
Gjatë javëve të fundit Rusia i ka intensifikuar sulmet e saj ndaj vendit fqinj. Në shënjestër të forcave të armatosura ruse është edhe infrastruktura civile.
Wadephul sheh "shenja dobësie” të Rusisë
Rusia synon të shkatërrojë bazat e jetesës së njerëzve në Ukrainë dhe në këtë mënyrë t'ua thyejë vullnetin për qëndresë, tha Wadephul. Sipas tij muajt e verës korrik dhe gusht kanë qenë më vdekjeprurësit për popullsinë civileukrainase gjatë më shumë se katër vjetëve.
"Rusia nuk ka hedhur kurrë më parë kaq shumë raketa ndaj Ukrainës”, tha ai.
Ai e siguroi Ukrainën për mbështetjen e mëtejshme nga Gjermania. Wadephul shprehu shpresën se në këtë mënyrë Rusia mund të lëvizë drejt negociatave për paqe. Sipas tij gjithnjë e më shumë njerëz në Rusi po e kuptojnë se vazhdimi i luftës vetëm sa e çon vendin më thellë në rrënim ekonomik.
"Propaganda gjithnjë e më e çrregullt dhe shtypja gjithnjë e më totalitare, po ashtu brenda vendit ka gjithashtu shenja të dobësisë së regjimit. E vetmja rrugëdalje është paqja. Që Putini më në fund ta pranojë këtë dhe të ndalojë së dërguari edhe të rinjtë e vendit të tij drejt vdekjes në mijëra raste, ky është qëllimi i të gjitha masave tona”, tha Wadephul.
Prandaj, sipas tij, asnjë vend tjetër nuk investon aq shumë për mbështetjen ushtarake dhe financiare të Ukrainës sa Gjermania tha Wadephul.
Ukraina feston 35-vjetorin e Pavarësisë
Wadephul ndodhet për herë të katërt në Ukrainë që nga marrja e detyrës si ministër para 16 muajsh. Vizita nuk ishte njoftuar publikisht për arsye sigurie. Në qendër të takimeve janë bisedimet me udhëheqjen ukrainase. Gjithashtu, do të diskutohet për sigurimin e furnizimeve gjatë dimrit dhe thellimin e bashkëpunimit gjermano-ukrainas në fushën e sigurisë. Të hënën (24.08.) mbushen 35 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik. Me rastin e këtij përvjetori do të zhvillohen festime, kryesisht në kryeqytetin e vendit, Kiev./DW
Mojtaba Khamenei IRAN- Teherani ka kundërshtuar planin e fundit të Uashingtonit për sanksione të ashpra ekonomike, të cilat presid...
TikTok SHBA- TikTok ka rënë dakord t'i paguajë 400 milionë dollarë SHBA-së për t’i dhënë...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se nuk beson që Irani është i gatshëm që të arrijë marrë...
pamjet ITALI- Brenda pak orësh, nxehtësia ekstreme që kishte përfshirë Italinë veriore për javë të tëra ...
Mark Carney KANADA- Një valë e re tarifash doganore amerikane ndaj një game të gjerë mallrash kanadeze ka hyrë në ...
pamjet UKRAINË- Ekipet e shpëtimit në Krivyi Rih të Ukrainës janë ende duke kërkuar për viktima në rr&eum...
Inteligjenca Artificiale ka krijuar tashmë triliona dollarë vlerë në tregje dhe ka kthyer një grusht specialistësh të tekno...
Von der Leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i është bashkuar reagimeve të ashpra të vend...
Recep Tayyip Erdogan dhe Benjamin Netanyahu TURQI- Turqia ka kërkuar urdhër-arresti ndërkombëtar për arrestimin e Kryeministrit iz...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio SHBA- Shtetet e Bashkuara ashpërsuan sanksionet ndaj Kubës, duke futur në listën e zezë ...